Martohet çifti i infektuar me gripin e derrit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nusja po bartte fustanin e nusërisë dhe një maskë të bardhë mbi fytyrë, dhëndri ishte në kostum solemn, derisa edhe ai po bartte maskë. Ka qenë ditë interesante të dielën në Chicago kur është kurorëzuar çifti i infektuar me gripin e derrave.

Maskat kirurgjike nuk kanë qenë detaji i vetëm i pazakontë në dasmë. Dorëzat kirurgjike gjithashtu e kanë plotësuar përjetimin, e krejt kjo për faktin se çifti i ri martesor vetëm 48 orë para fillimit të ceremonisë së martesës e ka kuptuar se janë të infektuar me gripin e derrave.

Pasi që ka qenë tepër vonë që dasma të shtyhet, çifti 26-vjeçar ka vendosur ta bëj atë me disa masa mbrojtjeje. Familja dhe miqtë nuk janë afruar, edhe deri tek altari kanë arritur me hapësirë të mjaftueshme nga krushqit. Nëse përjashtohet kjo rrethanë, martesa në sinagogën në Highland Park ka kaluar si është më së miri.

Nusja Ilana Jackson dhe dhëndri Jeremy Fierstien, kur kanë filluar të kanë ethe, kishin bërë shaka se janë infektuar me gripin e derrave. Por, kur mjekët i kanë njoftuar se janë infektuar me të vërtetë, më nuk ka qenë aq qesharake. Megjithatë ky çift guximtar, përkundër rrethanave, kanë mbetur të paepur./alb-media
 
Kurorezohet cifti i infektuar me gripin e derrit

Kurorezim i rralle ne Chikago te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ku nje cift i kane thene “po”, njeri-tjetrit ne altar, ndersa nusja dhe dhendri ishin te dy te infektuar me gripin e derrit.

Nusja bashke me fustanin e nuserise, kishte veshur edhe nje maske te bardhe mbi fytyre. Nderkaq, dhendri mbante veshur nje kostum ceremonial, e gjithashtu edhe nje maske. Ka qene dite interesante e diela qe sapo lame pas ne Chicago, ku eshte kurorezuar cifti i infektuar me gripin e derrave, Ilana Jackson dhe Jeremy Fierstien.

Maskat kirurgjikale nuk kane qene detaji i vetem i pazakonte ne dasme. Dorezat kirurgjikale e kane plotesuar gjithashtu perjetimin e vecante, e krejt kjo per faktin se cifti i ri martesor, vetem 48 ore para fillimit te ceremonise se marteses e kane kuptuar se jane te infektuar me gripin e derrave, shkruan agjencia e lajmeve “AP”.

Ne fakt, ka qene teper vone qe dasma te shtyhet, ndaj cifti 26-vjecar ka vendosur ta beje ate me disa masa mbrojtese. Familja dhe miqte nuk jane afruar, ndersa deri tek altari kane arritur me hapesire te mjaftueshme nga krushqit. Nese perjashtohet kjo rrethane, martesa ne kishen e Highland Park, ka kaluar me se miri. Nusja Ilana Jackson dhe dhendri Jeremy Fierstien, kur kane filluar te kane ethe, kishin bere shaka se jane infektuar me gripin e derrave. Por, kur mjeket i kane njoftuar se jane infektuar me te vertete, ky pohim nuk ka qene edhe aq qesharak. Megjithate ky cift guximtar, perkunder rrethanave, kane mbetur te paepur.

Burimi: Koha Jone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top