Martino: Tek Barça, asnjë nuk është i pazëvendësueshëm

xhebrail1

INTERIST
Te Barcelona askush nuk është i pazëvendësueshëm. Ky është thelbi i konferencës për shtyp të Tata Martino në prag të ndeshjes me Almerian, pas polemikave që lindën për zëvendësimin e Mesit në dy takimet e fundit, me Rayo Vallecanon dhe Sociedadin, ku argjentinasi u shfaq dukshëm i irrituar me vendimin e trajnerit të tij.

Vetë tekniku argjentinas sqaroi situatën duke dashur t’i bëjë të qartë yjeve se te Barca të gjithë duhen të ndihen të barabartë:“Leos dhe Nejmarit nuk i pëlqen të zëvendësohen, Iniestës, Xavit apo Cesc nuk i pëlqen që të qëndrojnë në stol. Unë jam ai që duhet të marr vendime dhe ju garantoj se lojtarët në këtë skuadër do të vazhdojë të bëjnë rotacion. Ata besoj e kuptojnë këtë gjë”.

Martino u përpoq të qetësonte gjithashtu dhe Lionel Mesin duke deklaruar se e vlerëson së tepërmi bashkombasin e tij:“Mesin e kam shumë përzemër. Ai vazhdon t’i bëjë gjërat po aq mirë sa në të kaluarën. Ndaj Rayos nuk shënoi por ishte i domosdoshëm në fushë”./indeksonline/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top