Martin Luther Kingët shqiptarë!

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Martin Luther King nuk mund të kujtohet askund më shumë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vendin e të drejtave dhe barazive, në vendin e lirisë, ëndrrave dhe përrallës së çdo individi. Aty ku nuk ka asnjë dallim të jesh i bardhë, të jesh i zi, të jesh i verdhë, i kaftë a i kuq, të kesh një ngjyrë në lëkurën tënde apo të ndihesh aq i lehtë e transparent sikur të mos kishe lëkurën si petk që të dallon nga të tjerët, si një pasaportë të origjinës, prejardhjes a punës, vuajtjes, mjerimit, kombësisë a mirëqenies, gjithçka që ne tregojmë me imazhin tonë specifik që na bën të veçohemi nga njëri-tjetri e të tregon se çfarë jemi. Nuk ka rëndësi çfarë fytyre ke, nuk ka rëndësi ç’ngjyrë ka lëkura jote. Nuk ka asnjë dallim të jesh i varfër apo i pasur, i bukur a i shëmtuar, i dobët a i shëndoshë, të jesh femër apo të jesh mashkull. Në këtë vend të Luther Kingut, që duket se më shumë e ka bekuar pikërisht ai, duke shumëzuar me zero çdo lloj diskriminimi, nuk ka asnjë rëndësi nëse je president, shishembledhës a senator, postier, mësues, lypsar a shitës, biznesmen a punëkërkues, i majtë a i djathtë, liberal, demokrat, republikan apo komunist. Ti je një me të gjithë, ti je një. Je një para shtetit, para ligjit dhe para njerëzve. Je njeri. Para shtetit dhe para ligjit janë të gjithë njëlloj të barabartë si para Zotit. Një shtet social për të cilën Luther King meriton jo vetëm një ditë pushimi, siç ndodh rëndom tek ne, por pikërisht atë që në Amerikë, në të hënën e tretë të çdo janari, duket se është një ritual, përfshirja në veprimtari qytetare e individëve që përkrahnin pikërisht mungesën dhe mosekzistencën e dallimeve, një ditë që edhe legjislacioni federal e inkurajon për grupimet vullnetare. E hëna e tretë e janarit të çdo viti kujton në Amerikë figurën më madhore të luftës kundër racizmit dhe ndasisë racore që vendosi bazat e çlirimit prej çdo lloj forme diskriminimi qoftë ai gjinor, fetar a racor (se për dallim politik nuk mund të flitet askund në shekullin XXI apo në mijëvjeçarin aktual përveçse në mëmën tonë Shqipëri). Kjo është dita e caktuar si një ditë pushimi për të promovuar të drejtat e barabarta për të gjithë amerikanët pavarësisht nga përkatësia e tyre. Kjo është dita ku çdo njeri në Amerikë thotë “God Bless America” duke bekuar këtë vend, që nuk lë kurrë pa ushqim asnjë të varfër, që nuk lë pa strehë dhe në qiell të hapur komunitetet kulturore a etnike apo të rraskapiturit nga mjerimi. Kjo është dita ku si lypsari ashtu dhe nëna me shumë fëmijë, si i papuni ashtu dhe i pastrehu janë dhe ndihen më të lumtur se kurrë. Ata kanë dorën e shtrirë të shtetit për t’i dhënë ushqim fëmijëve e familjes, kanë përkrahje sociale, pagesa për ushqimin dhe shëndetin, banesa sociale për të futur kokën edhe në kushtet e mungesës së një pune dhe të ardhurave, madje dhe të braktisurit dhe ata pa familje këto ditë dimri nuk e kalojnë natën jashtë, por shteti iu ka siguruar shtëpizën e madhe të konviktit. Të gjithë, madje dhe ata me ngjyrë jo të bardhë, janë të privilegjuarit e shtetit.

Ne shqiptarët nuk kemi një Martin Luther King. Ne jemi për të ardhur keq kur në vend të një imazhi simbol drejt të cilit mund të shkojmë për të ecur vërtet përpara dhe për të sjellë realisht një ndryshim rrënjësor, në vend të një idhulli në rrugën e të cilit mund të ecim, vazhdojmë të dashurojmë hapur a në fshehtësi Romeo apo Zhuljeta të politikës. Ne nuk kemi shembullin dhe as kulturën e dorëheqjes nga ekstazat politike të politikanëve dhe udhëheqësve tanë. Dhe s’kemi sesi të kemi një kartë ushqimi nga shteti që na braktis kur kemi nevojë, të kemi të siguruar shëndetin e pleqërisë, të kemi Kembrixhe e Harvarde, një shtet social për të papunët, me qendra formimi profesional apo punësim sezonal për të zbutur varfërinë dhe për të ngritur mirëqenien ekonomike, një shtet ku të mos shohësh më fëmijë që vdesin nga uria apo i ftohti, ku rruga para shtëpisë të mos jetë me baltë apo dëborë, ku të mos dalë lumi nga shtrati e të vijë tek shtëpia për vizitë. Këto as mund të pretendohen në një vend si Shqipëria, pasi Shqipëria nuk ka pretendime, i ka vdekur çdo ambicie, çdo shpresë, çdo gjë, ku njerëzit vazhdojnë të kërkojnë shumë pak nga vetja, ku njerëzit vazhdojnë të kërkojnë një mik për t’i futur në punë, se s’kanë shpresën e aftësisë vetjake dhe as sigurinë, ku njerëzit ende kërkojnë një parti sa për përkrahje, një kafe në mëngjes, një xhep ryshfet a “ku-di-se-çfarë”, një përplasje të dyerve kur ke nevojë për një dokument a takim, apo më keq akoma ato radhët e gjata ku njerëzit sfiliten për një shërbim që kudo përtej deteve dhe oqeaneve mund ta marrësh brenda minutave. Ndryshimi vjen nga njerëzit, të cilët për sa kohë nuk e bëjnë atë te vetja, nuk mund ta presin tek të tjerët. Këta të tjerë janë politikanët tanë, që vazhdojnë e vazhdojnë të çirren, të zihen, bërtasin ulërasin, fyejnë, intrigojnë e ndonjëherë edhe vrasin vetëm për karrigen e pushtetit. Jemi në janar. Në një muaj që edhe pse në botë kujtohen Luter Kingë, njerëz të shquar të Wikipedias në çdo ditë, në kemi parë si komb vetëm dështime dhe tragjedi. Jemi në janarin e protestave shqiptare e opozitare të kundërprotestave e mitingjeve. Ja pse nuk ndahem dot nga Luter Kingu i Janarit Amerikan, një aktivist i të drejtave civile të rëndësishme, një avokat i protestave jo të dhunshme që u bë njeriu më i ri që do të fitonte اmimin Nobel për Paqe. Ai ishte një udhëheqës në lëvizjen për t'i dhënë fund ndarjes racore në Shtetet e Bashkuara, por më shumë se kaq, ishte dhe është simboli i rënies së diskriminimeve, ku të gjithë të ndihen të lumtur që janë të barabartë, të lirë dhe të njëjtë e të ngjashëm, se në thelb janë njerëz. Fjala e tij më e famshme ishte "I Have A Dream" E kam një ëndërr. Dhe ne duhet të kemi secili një ëndërr, një ëndërr për një jetë më të mirë.

gazeta shqip
 
Titulli: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Edhe Obama...:p
 
Titulli: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Nje Luter King si ka lindur akoma Shqiperise, madje eshte me dyshim te lind apo mos te lind.
 
Pe: Titulli: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Nje Luter King si ka lindur akoma Shqiperise, madje eshte me dyshim te lind apo mos te lind.
MLK per minorancat kshu??? :p :p
 
Pe: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Ne sna duhet nje MLK, sepse jemi popull qe respektojme njeri tjetrin (sidomos toleranca fetare qe kemi), jemi mikeprites dhe te dashur..
Ne na nevojiten njerez te ndershem e patriot.. duhet te kthehemi te vlerat tona si popull se kemi humbur morale e turp.
Njeriun e ndershem e perqeshim edhe i themi budalla edhe servilosemi pas karriges edhe hajdutave.. Na duken normale vjedhjet qe behen..edhe themi, po le te vjedhi po te pakten te bej dicka per ne te tjeret.
Nuk dalim ne protesta per mungese uje drita e gjera elementare te jeteses por dalim se na therret partia..
Ne duhet te rigjejme vlerat tona e jo te presim per MLK!!!
 
Titulli: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Ka pasur shume shembuj te mire Shqiperia, njerez qe tani kujtohen vetem ne librat e historise (nese dhe ato nuk i kane fshire akoma).
Me vjen shume keq kur lexoj nje artikull te tille. Mos valle keshtu duan disa, qe te ngrene koken dhe te mos i vene me veshin politikes, por te bejne dicka per popullin, te jene shembulli i vertete i popullit tone Shqipetar?
 
Pe: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Ne sna duhet nje MLK, sepse jemi popull qe respektojme njeri tjetrin (sidomos toleranca fetare qe kemi), jemi mikeprites dhe te dashur..
Ne na nevojiten njerez te ndershem e patriot.. duhet te kthehemi te vlerat tona si popull se kemi humbur morale e turp.
Njeriun e ndershem e perqeshim edhe i themi budalla edhe servilosemi pas karriges edhe hajdutave.. Na duken normale vjedhjet qe behen..edhe themi, po le te vjedhi po te pakten te bej dicka per ne te tjeret.
Nuk dalim ne protesta per mungese uje drita e gjera elementare te jeteses por dalim se na therret partia..
Ne duhet te rigjejme vlerat tona e jo te presim per MLK!!!

jemi qe jemi ta diskutojm pak,,

ti te drejt ke kur flet per vlerat qe ka ne teresi populli shqiptar .

"Njeriun e ndershem e perqeshim edhe i themi budalla edhe servilosemi pas karriges edhe hajdutave.. Na duken normale vjedhjet qe behen..edhe themi, po le te vjedhi po te pakten te bej dicka per ne te tjeret."

ne cilin do vit te kapemi ,, do te shikojm se historia perseritet . vetem aktoret ndryshojn . prandaj thuehet se nuk ecim dot perpara . sepse shikojm çdo gje me skepticizem , por mos te then se pergjigjet i kemi vet ne ,, pa qen nevoja te na lejn te nenkuptohen.ja loja qe bejn psh ,,

hiq vemendjen atje ,, vej vemendjen ketej .

deri me sot nuk kemi njoft ndonje MLK ,, as mos ta pretendojm . pasi kur ka terror dhe komunizem , barbarizem (vecse ne nje menyr te sofistikume) intriga , eshte normale qe do prasiten si dreqi. po ja ,, themi rrim me shpresen se nje dit do te lind , qe i bie te genjejm veten . personalisht me neveritet kur gjej kohen te degjoj ndonje lajm ,,

ke te degjosh ?

klanin ,, partin demokratike ? zeri ktyre kurvave , qe motrat ku i kan . qe nuk po ja shofim hajrin apo top chanel ? akoma me keq , lepihen si dreqi . shqipria ka vertet nevoj per njerez te till ,, te moralshem dhe te ndershem . populli do ta mbeshtes ,, nuk esht popull injorant . nuk esht me ai popull i lodhur si dikur . gjerat po ndryshojn dhe sa vjen kerkojm me shum nga shteti (lehtesime) ,, e jo me per mirqenien ton qe nuk bohet fjal hiç .

me thuaj pak ,, sa e lexueshme ishte historia ktij bundres Ilirit ? qe na doli i pafajshem ,, kur ne fakt dihen gjobat qe ky i ven ministrive qe ka nen kontroll ? kto 700 mij ,, jan nje hapje-mbyllje te qepalles se syrit ktij .dmth duhet te pranojm se kemi me shumic MLK-ra ,, vecse ndjekin shembullin e kundert te atij bythziut .

he flow ,, do ja rrijm ndonjeher mendon ? nqs po... do e bejm kurban ? dhe po e ben ,, populli do e rruj Koken ? un mendoj se JO. do bojn gam-gam per interesa te tyre kuptohet nja dy tre veta ,, dhe aq.
 
Titulli: Pe: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Ne sna duhet nje MLK, sepse jemi popull qe respektojme njeri tjetrin (sidomos toleranca fetare qe kemi), jemi mikeprites dhe te dashur..
Ne na nevojiten njerez te ndershem e patriot.. duhet te kthehemi te vlerat tona si popull se kemi humbur morale e turp.
Njeriun e ndershem e perqeshim edhe i themi budalla edhe servilosemi pas karriges edhe hajdutave.. Na duken normale vjedhjet qe behen..edhe themi, po le te vjedhi po te pakten te bej dicka per ne te tjeret.
Nuk dalim ne protesta per mungese uje drita e gjera elementare te jeteses por dalim se na therret partia..
Ne duhet te rigjejme vlerat tona e jo te presim per MLK!!!

Per mendimin tim je shume gabim shqiperise i duhet nje udheheqes karizmatik qe te ece perpara mjafton te shkosh mbrapa ne histori dhe dogjesh disa prej tyre ... Ne mund te kemi tolerance fetare (tani per tani por kam frike se ne te ardhmen sdo e kemi ) se na i la trashigimi sistemi qe nuk e lejoi te thelloheshe.... Shqiptarve ju mungon idealizmi te besojne diku ne dicka tani besojne vetem ne lumturine me ane te lekut me kenaqsite momentale pa ndertuar nje themel per te mbajtur brezat e ardhshem... Jemi nje popull i cuditshem ne nuk ja dime vleren bashkesise komunikimit dhe jetimit ne nje bashkesi .... Kemi gjithmone moton secili per vete o Mete ... Besoja se emigrimi do bente nje afrimitet te ideve mendimeve per nje bashkesi me harmoni dhe deshire per te ndertuar te ardhmen me me siguri por te vetemn gje qe solli ishte thellimi akoma me shume i diferencave dhe fatkeqsisht ne emigrim u pane qe ne si popull kemi shume te meta dhe gjera te mbajtur perbrenda shume vite .....
 
Pe: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Cik e veshtire te thuash nese kemi nevoj per MLK apo jo... I lexova me kujdes 3 komentet e fundit(flow, zhigo, dhe cyber).. NE fakt te tre keni te drejte, por e shikoni ne kendeveshtrime te ndryshme... Jam shume dakort me Flown, pasi gjendja e nje populli nuk ndryshon deri sa ato te ndryshojne veten e tyre... dhe nqs populli do ndergjegjesohet absolutisht do sjellin ne krye dhe dike qe ja vlen. Por nga ana tjeter populli shqipetar eshte nje popull "i padale", eshte ushqyer me idene qe duhen udhehequr, pak a shume ne kete moment eshte si puna e bagetise qe duan patjeter nje bari ti tregoje rrugen. Per me teper pesimizmi dhe humbja e shpreses per me mire ka zene rrenje..(sic tregon dhe zhigo)
Keshtu qe ne kete situate do ishte e nevojshme te dilte nje person me qellimin e mire qe ta ndryshoje kete vend ndershmerisht dhe populli do e perkrahe(nga cyber kjo), por puna eshte kush te len sot te ngresh krye? Kur e gjithe media, firmat, politika(dihet), etj etj zoterohen nga politikanet tane te ndyre?? E ardhme e erret me duket mua... Vetem nese do ndodhte nje mrekulli ku populli e ai "njeriu" do revoltohen ne te njejten kohe, vetem atehere mund te kemi ndryshim them une...

Pastaj nese futemi te analizojme pse arritem ne kete gjendje, faji i politikes apo i popullit? ateher them se eshte ABSOLUTISHT i POPULLIT......
 
Athere Soul nuk na ngelet gje tjeter pervec se te bejme revolucionin tone si popull se menyre tjeter ska besoj
 
Pe: Titulli: Pe: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Athere Soul nuk na ngelet gje tjeter pervec se te bejme revolucionin tone si popull se menyre tjeter ska besoj

As une nuk shikoj Cyber menyre tjeter.... dhe ne fakt nqs do ndodhe ndonje revolucion ajo nga rinia duhet dhe do te vije.... dhe sh shaka mos e quaj... ngjarje te medha jane zhvilluar duke perdor rrjetet sociale dhe kane patur rezultat....

p.s. rrime qe rrime gjith diten te ky FV...ke ndonje mendje ti??...hahahahha....
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Martin Luther Kingët shqiptarë!

As une nuk shikoj Cyber menyre tjeter.... dhe ne fakt nqs do ndodhe ndonje revolucion ajo nga rinia duhet dhe do te vije.... dhe sh shaka mos e quaj... ngjarje te medha jane zhvilluar duke perdor rrjetet sociale dhe kane patur rezultat....

p.s. rrime qe rrime gjith diten te ky FV...ke ndonje mendje ti??...hahahahha....
Shiko Soul te mos jetojme ne nje iluzion facbookrevolucionet ndodhen ne vende qe kishin shtypje masive per shume dekada dhe kishin arritur ne nje faze kritike ne jemi ne rregull akoma te drejten e fjales e kemi (llomotit sa te duash me shume te te marrin per budalla ) tani qe kemi dhe te drejten e levizjes se ''lire'' nuk besoj se kemi per tu ngritur ndonjehere nga gjumi literargjik qe na kane vendosur ...... Nje perpjekje qe u be para nje viti afersisht ishte nje vrime ne uje se kishte synime politike dhe jo sociale prandaj dhe deshtoi.....Ne keto rraste duhet ai MLK qe te jape drejtimin social dhe jo politik.... Normal qe nuk na duhet nje Berisha , Rama apo Meta me shume duam nje idealist....
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Martin Luther Kingët shqiptarë!

por pse nuk jemi ne ate gjendje sdo te thote qe s'mund te ngreme krye... protestat mudn te behen pa problem, por te behen per problemet tona socilae ekonomike qe kemi... jo se u tha rama... qe ne fakt ka interesat e veta..se dhe ne 97 ne kishim liri fjale ama qeveria u rrezua pse?? sepse populli sduroi me... normal qe ishin piramidat arsyeja kryesore se njerezia kishin humbur shtepi e lek cdo gje.... Por ti mire e ke ne fakt se c'rini do ngrihet sot aman... ajo rini qe rrin gjithe diten kafeneve e gjith naten pubeve? ajo rini qe s'la gje pa i mare perendimit pasi duan te emancipohen me veshje e stil jetese por jo me pune e marrje diturie...Ajo rini qe pranon te paguaj me miljon arryshfet qe ti zere vendit tjetrit ne fakultet?? etj etj.... po pyetja qe lind eshte nga do dale ai MLK-ja kur ne kemi te bejme me kete popull qe seshte i zoti i vetes se tij dhe interesi i vetem eshte rehatia personale??? Se di.... kshu sic po shkon, smbetet gje tjeter po te marim dhe Gloomin e te marshojme...hahahahah..... fjalia e fundit ishte shaka ne fakt...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Soul prandaj quhen lider quhen udheqesa se ne keto rraste tregojne aftesi...Ne 97' nuk u ngriten shqiptaret se humbi komshiu i tij lek por se humbi ai lek se ne jemi akoma me llogjiken me ngrodhi lopa mua duhet ti ngrodhe dhe komshiut...Jemi shume mbrapa ne cdo aspekt si ne vlerat njerzore si ne ato shoqerore dhe mos dale njeri te thote karamelen qe se beson as vete 50 vjet komunizem se kemi mbi 20 vjet qe kemi dale nga ajo perjudhe....Te rrinjte rrijne ne kafe ne pub se kane ndonje vella ndonje baba ne emigrim dhe ata qe se kane me leket e pensionit te prinderve nuk e shtrengon kepuca prandaj thote ai pse te ngrihem une le te ngrihet tjetri ....
 
Pe: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Sikur mke perseritur mua mduket... ate pra kam then dhe une... vetem se ne version tjeter te shprehuri:p
 
Titulli: Pe: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Sikur mke perseritur mua mduket... ate pra kam then dhe une... vetem se ne version tjeter te shprehuri:p
Pjesen e kafenese dhe pub kam kapur dhe ti .... mos do te drejtat e autorit lol !!!
 
Pe: Martin Luther Kingët shqiptarë!

he flow ,, do ja rrijm ndonjeher mendon ? nqs po... do e bejm kurban ? dhe po e ben ,, populli do e rruj Koken ? un mendoj se JO. do bojn gam-gam per interesa te tyre kuptohet nja dy tre veta ,, dhe aq.

Une fajin ja hedh kryesishte komunizmit..I ka bastarduar njerezit..Pastaj me ke te ikim perpara neve?? Me pjellat e servilat e komunizmit?? Shiko kush eshte ne krye te partive??
Njerez te degraduar nga ana morale e shoqerore.. Njeri vdes per nje cope magazine, sa qe u bashkua edhe me ate qe e burgosi...
Sjemi vetem ne qe spo behemi..shiko shtetet e tjera lindore nen komunizem.. Si puna jone pak a shume.
Populli eshte popull..e popull do ngelet.
E me kete rini qe e ka kapur demokracin prej se prapthi...zor them :)
 
Pe: Titulli: Pe: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Per mendimin tim je shume gabim shqiperise i duhet nje udheheqes karizmatik qe te ece perpara mjafton te shkosh mbrapa ne histori dhe dogjesh disa prej tyre ... Ne mund te kemi tolerance fetare (tani per tani por kam frike se ne te ardhmen sdo e kemi ) se na i la trashigimi sistemi qe nuk e lejoi te thelloheshe.... Shqiptarve ju mungon idealizmi te besojne diku ne dicka tani besojne vetem ne lumturine me ane te lekut me kenaqsite momentale pa ndertuar nje themel per te mbajtur brezat e ardhshem... Jemi nje popull i cuditshem ne nuk ja dime vleren bashkesise komunikimit dhe jetimit ne nje bashkesi .... Kemi gjithmone moton secili per vete o Mete ... Besoja se emigrimi do bente nje afrimitet te ideve mendimeve per nje bashkesi me harmoni dhe deshire per te ndertuar te ardhmen me me siguri por te vetemn gje qe solli ishte thellimi akoma me shume i diferencave dhe fatkeqsisht ne emigrim u pane qe ne si popull kemi shume te meta dhe gjera te mbajtur perbrenda shume vite .....

Po flasim tjeter per tjeter Cyber...
Une kam thene qe ska kuptim nje MLK te ne sepse nuk eshte se po diskriminojme minoritaret ketu ne Shqiperi..
Nqs do thuash na duhet nje MLK ne Greqi do thosha, ke te drejte...po ne Shqiperi perse???
Ne skemi probleme barazie ne shoqerin tone. :)
Pjesa tjeter qe na duhet nje lider etj etj..jam dakort por sduhet te presim se erdhi nje lider edhe cdo gje do ndryshoj si per magji...
Shiko shoqerine qe eshte degraduar. Nuk merret ne pune i afti por fillojne ndryshimet radikale partiake sa here qe nderrohet ekzekutivi, miku leku etj etj..
Plus ta themi ate qe mendoj..edhe Shqiperia edhe Greqia...vuajne ca se nuk punojne njerezit sic duhet. E shtyjne kohen neper kafene me thashetheme etj etj..
Mendoj qe shoqeria duhet te ndryshoj..se pa ndryshuar ajo..nuk dalin lidera per te qene ne maje te shtetit. :)
Te gjithe qe vijne dalin te brumosur nga llumi i vjeter..
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Pe: Martin Luther Kingët shqiptarë!

Athere Soul nuk na ngelet gje tjeter pervec se te bejme revolucionin tone si popull se menyre tjeter ska besoj

As une nuk shikoj Cyber menyre tjeter.... dhe ne fakt nqs do ndodhe ndonje revolucion ajo nga rinia duhet dhe do te vije.... dhe sh shaka mos e quaj... ngjarje te medha jane zhvilluar duke perdor rrjetet sociale dhe kane patur rezultat....

Filluat ju me menyrat bolshevike?? :p
Ca revolucioni aman e keni fajin?? Shikoni revolucionin qe mbahet ne histori..Revolucioni francez qe prodhoi jehonen me te madhe..
Nga ajo trazire doli nje tiran akoma me i madh se Luigji..Robespieri sla njeri pa prere... LOL
Edhe Soul kete pranveren arabe akoma se dime kush fshihet pas kesaj edhe pse u be... (mgjs isha plotesishte dakort qe te hiqeshin diktaturat e egerta gjakpirese)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top