Martin çuni-antoni;njeriu i pendës dhe sakrificës

shaban cakolli

Anëtar i ri
Martin اuni - Antoni, u lind në fshatin Ujz i Hasit të Thatë, më 14 maj l948.
Ciklin e ultë të shkollës fillore e bëri në fsh. Bishtazhin të Hasit, ndërsa tetëvjeçaren e përfundoi në fsh. Keqekollë të Gollapit, ku i punonte i ati, Ndreca. Gjimnazin e mbaroi në vitin l968 në Prishtinë. Më pastaj i vazhdoi studimet në F F të Prishtinës,Dega e Pedagogjisë. Gjatë studimeve për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike u detyrua të punojë. Fillimisht , tre vite punoi në sh.f. “ Rilindja “ të Keqekollës,Pastaj në K N I “ Ramiz Sadiku “ të Prishtinës. Më vonë pranohet në punë në RTV-të Prishtinës, si gazetar në Redaksinë e Kulturë - Programi për fëmijë. Ka udhëhequr Emisionet: “ Mirëmëngjesi fëmijë “, “ Kolovajza e së dielës “ , emisionin për të rritur“ Karvani i fshatit “, etj. Asokohe realizon reportazhe, shkruan vargje , prozë, tekste për radiodramë etj.
Që nga viti 1968, M. اuni , merr pjesë aktive në lëvizjen ilegale të kohës, në platformën e avancimit të çështjes kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në Jugosllavi. Në vitin l982 arrestohet me shumë veprimtarë të tjerë, e më pastaj dënohet me tetë vjet burg. Për veprimtari në burg, më vonë dënohet edhe një herë. Në burgjet e Serbisë i mban nëntë vjet, prej tyre tetë izolim. Martini edhe në vuajtje të dënimit vazhdon të shkruaj.
Në fund të vitit 1990, pas vuajtjes së dënimit, ai emigron në Zagreb, një vit më vonë shkon në Shqipëri, si reporter i Radio Zagrebit, për emisionin shqip atje.
Në vitin 1992, për shkaqe ekonomike edhe politike emigron në Gjermaninë
Federale. Aty u angazhua për themelimin e Bashkësisë Shqiptare.
Në vitin 1998 kthehet në Kosovë dhe iu bashkohet radhëve të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës. Fillimisht ishte në njësitet e Z U të Drenicës, te komandanti Sylejman Selimi, në Likoc, prej nga raportoi për Radion Deutsche Wele. Në nëntor të vitit l998, Shtabi i Përgjithshëm i U ا K - së kishte marrë vendim për themelimin e institucioneve të luftës: Radios “Kosova e Lirë “ e Agjencisë“ Kosova Pres “. Aty M. اuni do të veprojë deri në fund të luftës, së bashku me Ahmet Qeriqin, Berat Luzhën, Nusret Pllanën, Nezir Myrtën, Habib Zogajn, Qemal Aliun, Isa Krasniqin e të tjerë.
Pas luftës, me vendim të Ministrisë së Informatave në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, derisa punonte në R. “ Kosova e Lirë “, M. اuni caktohet në detyrë të udhëheqësit të Organit Drejtues për fillimin e punës në Radiotelevizionin e Prishtinës. Pas gjashtë muaj angazhimi gratis, në drejtim të krijimit të kushteve për kthim të gazetarëve dhe të punëtorëve në R T P , ai jep dorëheqje i pakënaqur me rezultatet e arritura. Për shkaqe ekzistenciale serish i kthehet kurbetit.
Aktualisht jeton e punon në Gjermani. M. اuni ka këto vepra të botuara: “ Reportazhe Lufte “ dokumentar, “ Jetë e furtunë “poezi për të rritur, “ Jetë për jetën “ poezi për fëmijë. Ai ka edhe shumë dorëshkrime të pabotuara , nga burgu e pas tij.
A. Qeriqi

SHQIPTARVE

Gjurmëve të Rrugës së Kryqes, vazhdë
U kemi ra
Trup, mishra e kocka me helm e vrer
Na kanë la
Lëkurës shtatë palë dredhë, dredhas
Na kanë heqë
Në shpirt e në zemër petka të zeza
Na kanë veshë

Gjilpërat nën thonj, në këmbë e duar
Të thyera nejtë
Të heqim dorë përgjithmonë nga e drejta
Jonë e shenjtë
Katilët me maska rreth e rrotull nesh
Me fytyrën e djallit
Hapu Tokë, hapu Qiell në paqe, të dalim
Nga gropë e zjarrit

Kalavar : fëmijë, gra e pleq të Arbërisë
Masakrohen me orgji
Eshtrat ua tundën, varrosën e zhvarrosën
Nëpër serbosllavi
Mbi gjirin e nënës së vdekur, fëmiu
Përpiqej të mbajë jetën
Heronjtë iu qepen shkrepave më dhëmbë
Një copë Dielli gjetën

O ZOT, me rrugën e JEZUIT profet
Gjatë na shëlbove
Lumenj gjurmësh gjaku nëpër vite
E nuk na shpagove
Kado që erdhi e keqja, futë e shemër
Te ne bëri fole
GJERGJ e ADEM çdo shekull, Perëndi
Pse s munden me lé.

MBI ATLANTIK

I madhi Atlantik

Ku është Atlantida

Pse fshehë oqean

Kush iku atëherë

Kush po ikë tash

Sot e mot mbi Atlantik

Vragë e plagë mbi Atlantidë

Mbi Atlantik shtegtim

Atlantikasit ku janë

A takuan Ilirinë

09. 04.04. Mbi Atlantik

Kujtim Amerike

/malësorëve/

Kujtim mbi kujtim

Me nxënësin tim

Shembull dhe mburrje

Valë kujtimesh , vuajtje

Gjolulit, Berishës

Balidemajve të Malësisë

Krenari , malësorë Malësie

Ngadhënjeni si dasmorë

Nju Jork, 04.04

Krenari e trisht

/ A. Shkrelit /

Shkrel e Titan

Krenari e trisht

Mbi Bjeshkët e Nemuna

Karvani i Bardhë u ndal

Muzat pushuan mbi kroje

E mbetën të etura

Në Sanxhakun e lartë

Trungjet plakur e mbete

Filizat nuk na njohin

Krra, krra, fat i shkretë

Shrecksbah, l995

Mik e vëlla
/ Z. Halilit /

Kur frynte era katundisht
Ngushëllonte edhe hija e buzëqeshje
Suferina ta plogështoi zemrën
Pastaj si ndalje lotët
Diellin dëshirove për të harruarit
Për zemërvrarët rreze të ngrohta
Që ti përjetojnë si Bota

Ishte shtrëngim i madh duarsh
Përqafim vëllazëror në shkurt
Ndarja e madhe pasoi në gusht
Kurrë më së bashku në katin e gjashtë
Nga dritarja që fliste aq këndshëm
As në Pallatin e Shkronjave
ثndrrat nuk do të na rrëshqasin
Ecejaket nuk do të ndalen
Nga pallati në pallat
Ne të dy si fëmijë bonjakë

8 maj 94. Tren, Giessen

LIRI

Të shoh në fytyrën e fëmijëve

Të shoh në mirësinë e nënës

Të shoh në burrërinë e babës

Të shoh në dashurinë e të dashurës

Ende nuk të shoh në vendin tim

24. Qershor 93. Schlüsselfeld

Ecje

Ec e ec shqiptarët
Cakun nuk e gjetën
Fajet i ka Koka
Fajet si ka Bota
Sbëri gjë Evropa

Ec e ec shqiptarët
Dy hapa përpara
Një hap prapa
Merren me pasojat
Vuajnë nga lëngata
Fajet i ka Bota
Shohin ëndrra të kota

Ec e ec shqiptarët
Degën nën këmbë presin
Arritën të bëjnë “ shtetin “
Dy shpata për të tjerët
Një e mbajnë për vete
Qejfe bëjnë si mëhalla
Me këngë e me bejte

19. Maj 2005, Breckerfeld- Gj.

Acari

Kur vetmia të rrethon

Robëria të behët kurorë

Kur në log thahet rrapi

Atdheu mbulohet me borë

Kur një vend e mban xhelati

Krijuesit akulli i mbulon

Atëherë Bota kthehet mbrapa

Truri i kombit nuk punon
 
Interesant.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top