Martesë në pleqëri

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kanë 4 vite bashkë, por u duket sikur kanë një jetë të tërë. Hasan dhe Nebile Fejzo rrëfejnë martesën në pleqëri, kokëçarjet me të afërmit dhe paragjykimet shoqërore.
Të martohesh në pleqëri është se ç’është! Në fillim, Hasan Fejzo, burrë shtatmadh me një mal thinja në kokë, nuk e kishte fort qejf këtë muhabet. Por, hajde dhe fol me të sot! Kur po u afrohet të 80-ave, ai thotë se ka bërë mirë që ka dëgjuar llafin e të afërmve. Ai është martuar me zonjën Nebile katër vite më parë, në një kohë kur as nuk i shkonte më në mendje t’i hynte kësaj valleje. Në fakt, nuk e pati aspak të lehtë. Në një krah nuk e linin rehat njerëzit e gruas së parë, e cila kishte vetëm pak kohë që ishte ndarë nga jeta.

Në krahun tjetër nuk e linin rehat njerëzit e tij më të afërt, që donin ta martonin me zor. Po edhe vetë ishte ca i dyzuar; i dukej vetja ca si shumë i moshuar për të marrë Napolonin edhe njëherë. Kjo dhe ca arsye të tjera madhore e stepnin që të mos thoshte “Po” menjëherë. Llafet e njerëzisë se, një burrë i moshuar po lidh kurorë me një grua shumë më të re në moshë se ai vetë, nuk e linin të qetë sedrën e Hasanit.

Por, në fund bëri si bëri dhe Hasani vendosi ta heqë vallen si di vetë, por tani jo më me ceremoni, por me një darkë të thjeshtë ku mblodhi miqtë e tij më të afërt. Që nga ajo ditë e deri më sot, kanë kaluar paq 4 vite martesë, të cilat ai dhe zonja Nebile vazhdojnë t’i shijojnë sikur të jenë në muaj mjalti. Madje shkojnë aq mirë sa habisin edhe njerëzinë që u kalon pranë dhe këpusin pas shpatullave ndonjë mufkë, si për të prishur syrin e keq. “Në fillim as që e kam menduar se do të martohesha përsëri, por ishin kushtet që më detyruan të marrë një hap të tillë. Isha në një trysni të madhe.

Në njërën anë nisën kokëçarjet me njerëzit e gruas së parë. Ata nuk mund ta pranonin dot faktin që unë po martohesha sërish dhe, aq më shumë, pa u mbushur një vit nga ndarja nga jeta e bashkëshortes. Mandej ishin njerëzit e mi që nuk mund të më shikonin dot vetëm. Ata donin që sa të isha gjallë unë, të kisha një krah ku të mbështetesha”. Këtu, 78-vjeçari nis e sikletoset ca, e fillon e djersit. I është dashur të luftojë me mullinjtë e erës.

Po tani çdo gjë ka kaluar, e duket sikur njerëzit janë mësuar me shtrëngimin krahëpërkrah të Hasanit dhe Nebilesë. Më shumë se burrë e grua, ata janë miq të mirë. Nebileja është 26 vite më e re se bashkëshorti i saj, por kjo për të nuk ka pikë rëndësie. Ashtu sikurse Hasani, edhe 52-vjeçarja ka pasur presione të forta nga rrethi familjar, i cili e kishte të vështirë të pranonte lidhjen e çiftit, kjo edhe për shkak të diferencës së madhe që ata kishin me njëri-tjetrin.

Por njerëzit kanë punën e tyre. Përtej paragjykimeve, Nebileja pohon se i duket jo sikur ka katër vite martesë me Hasanin, por sikur të ketë kaluar me të një jetë të tërë. “Unë nuk mund të vdes fillikat, vetëm se zotëroj disa toka dhe se do më duhet medoemos t’ia trashëgoj dikujt. Nëse iki nga kjo jetë, unë nuk do të gëzoj asgjë.

Kështu që nuk e kam parë me këtë sy martesën e dytë. Unë e bëra një gjë të tillë, sepse kisha nevojë për një person në krah, dhe e them prapë që kam bërë shumë mirë, aq sa në fillim mendoja se do të pendohesha”, - ndërhyn Hasani në bisedë, duke kujtuar telashet që ka kaluar në fillimet e martesës me zonjën Nebile. Sigurisht që të dy do të dëshironin që ta finalizonin lidhjen me ceremoni martesore.

Por, sikurse e thamë, rrethanat ishin të tilla sa vallet dhe lodrat do të ishin të tepërta. Nebileja gjen kohë dhe shkëputet nga puna sapo i krijohet mundësia. Ajo nuk ka dalë ende në pension dhe për momentin punon me kohë të pjesshme në një dyqan konfeksionesh. Punon 4 orë, pasi kërkon t’i qëndrojë sa më pranë bashkëshortit të saj.

Por, edhe Hasani nuk është pasiv. Gjatë ditës ai lexon, ndërkohë që del shpesh të shëtisë, pasi mjeku e ka këshilluar të bëjë një jetë aktive për të mbajtur në parametra normale rrahjet e zemrës. Nga martesa e parë, Hasani nuk u gëzua dot me një fëmijë. Por tani si dhuratë në pleqëri, atij i është bërë krah vajza e vetme e Nebilesë, e cila nuk harron ta marrë ngaherë në telefon. Kjo, në një anë e ka bërë burrë të lumtur, ndërsa nuk përton që shembullin e tij t’ua përcjellë edhe të moshuarve të tjerë, të cilët bëjnë mirë të lënë pas paragjykimet.
Shtëpia ku banojnë Hasani dhe Nebileja gjendet diku në qendër të Tiranës. Ata jetojnë në një banesë të mobiluar me shumë shije. Ajo çka të bie në sy është biblioteka e vendosur diku në qendër, nga numërohen më shumë se 100 tituj librash artistikë dhe teknikë, dhe kuptojmë se leximi është një nga kënaqësitë e Hasanit.

Përballë saj janë 2 piktura të prindërve të tij të punuara në vaj. Ato i ka pikturuar Muharremi, vëllai i tij, të cilin e njohim si regjisorin e 2 kryeveprave; “Kapedani” dhe “Mësonjëtorja”. Hasani krenohet me vëllanë dhe djalin e tij, të cilët e kanë ndryshuar dhe rrjedhën e familjes duke ndjekur rrugën e artit.

Në një kënd të dhomës, Nebileja ruan me fanatizëm të gjitha fotot e familjes së bashkëshortit. Hasani nuk harron të përmendë me krenari rrënjët e familjes së tij, e cila është nga Erseka. Babai i tij, Flamuri, ka punuar në Amerikë për vite me radhë në fillim të shekullit të 19-të dhe me kthimin e tij gjatë kryengritjes së Vlorës, u vendos në Ersekë, atje ku investuan dhe të ardhurat.
Shekulli
 
Titulli: Martesë në pleqëri

ska gje te keqe mund te martohesh kure te duash se vetmia te hane edhe ne pleqeri sidomos:( por paragjykimet nuk ndalohen .........tani edhe une qe jam ta zeme 28 edhe po te martohem me nje 18vjece do kete paragjykime apo jo ...........ju lumte ketyre te dyve jete te lumtur
 
Titulli: Martesë në pleqëri

kur duhesh pse mos te martohesh mosha ska te beje fare mire e kane bere u trashegofshin
 
Titulli: Martesë në pleqëri

po,te gjithe kane te drejte te gezojne lumturine me njeriun qe duan,pak rendesi ka mosha..pse?
mendon ndryshe??
 
Titulli: Martesë në pleqëri

no. sdo e beja

Mire po mos u hiq si i zgjuari i fshatit ketu pra.
Ato pleq jane duan te martohen i lumte sjemi asnjeri te nderhyjme ne jeten e tyre.
Edhe mjaft me englisht se le kokrren e namit jemi shqiptaret ketu nese se ke vene re.
 
Titulli: Martesë në pleqëri

Mire po mos u hiq si i zgjuari i fshatit ketu pra.
Ato pleq jane duan te martohen i lumte sjemi asnjeri te nderhyjme ne jeten e tyre.
Edhe mjaft me englisht se le kokrren e namit jemi shqiptaret ketu nese se ke vene re.

relax man!!eshte marrezi lo
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Martesë në pleqëri

Hmmmm una po u bera bos dhe lopen me mos ta kullos lloll do martohem dhe njer e cke me te te mar na nje 50 vjet me te vogel :P:P
ncncnc ku ka me mir se te jepet ai rast ne pleqeni :P:P:P mase dhe plakes qe do kem i del na nje cun i ri ti haj dhe leket se ska ci don ne pleqeni :P:P:P
 
Titulli: Martesë në pleqëri

I lumteeeeeee..Sa bukur...

Dhe mbyllni gojen ju te tjeret qe as grua s'keni per te gjetur ndonjehere!
 
Titulli: Martesë në pleqëri

I lumteeeeeee..Sa bukur...

Dhe mbyllni gojen ju te tjeret qe as grua s'keni per te gjetur ndonjehere!

Do na e gjesh ti 1?

dhe sa per temen, hajd mo me mir von se kurr, u trashgofshin
 
Titulli: Martesë në pleqëri

Dhe une pajtohemi ju koleg antart e forumit qe Dashuria nuk kan moshë per kete une jame i pajtimi ju keshtu mendoje une

Me Respekt Nga Qendrimi
 
martese ne pleqeri

a jeni dakort me ato cifte qe martohen pas te 40-ve???
e shihni me sy te mire ket martese apo eshte thjesht per te shtyre ditet e mbetura ne jete??
jepni mendimin tuaj per kete problem?
 
Titulli: martese ne pleqeri

keto gjene mire po sot po martohen 80 vjec e kusur jo me 40
 
Titulli: martese ne pleqeri

a jeni dakort me ato cifte qe martohen pas te 40-ve???
e shihni me sy te mire ket martese apo eshte thjesht per te shtyre ditet e mbetura ne jete??
jepni mendimin tuaj per kete problem?

pse , pas te 40-ve quhesh plak keshtu?

apo te duken ty pleq se ndoshta ti je 16 vjec apo jo?
 
Titulli: Martesë në pleqëri

E drejte Frago, plak eshte nje njeri i kaluar 60-70 vj
 
Titulli: martese ne pleqeri

a jeni dakort me ato cifte qe martohen pas te 40-ve???
e shihni me sy te mire ket martese apo eshte thjesht per te shtyre ditet e mbetura ne jete??
jepni mendimin tuaj per kete problem?

po si nuk jemi dakord. ka akoma 40 years old and virgin . Si thua ti mos ti leme te martohen dhe ato, mos shijojne pak fare ? Lol

40 vjec sje plak . por je burre , grua .
 
Titulli: Martesë në pleqëri

Une shume dakort , edhe me pelqen kjo gje.
Biles me pelqen me sh se dikur, si do e kaloje jeten dikush vec sepse njerezit sjane dakort?
Ncncnc sepse do kete ''njerezit'' ai kur do jete vetem ti beje shoqeri

Tani ndoshta edhe ka vdek ky xhaja :p, por ama keto vite i shijoi :D
 
Titulli: Martesë në pleqëri

Ne pleqeri eshte domosdoshmeri te kesh dike afer.

Hiq, hiq lolgjate gjumit, ja qet doren reth belit e t'merr gjumi ma mire :zzz::zzz:

Une nuk do kisha deshiru ne asnje menyre ta kaloje pleqerine pa ndonje plake rreth vetes. :xhan:
 
Pe: Martesë në pleqëri

Skam ndonje ide specifike,gjithsesi thuhet se ne pleqesi te duhet dikush afer...Po le te martohen mbi 40 vjec mbi 80 vjec e sa te duan,kur biejne dakord cifti pse jo,vec aman mos te bejne ndonje te pabere,ndonje kolopuc rruges se do i rrise lagja lol
 
Pe: Martesë në pleqëri

S'jam kundra,s'duhet pare si tabu kjo ne keto kohe....me mire keshtu sesa ti kapesh pleqte ne flagrance neper fanaret e kuqe apo ne ndonje dhome te paguar vetem per ate pune...bohhh ma peshtine ate imazhin e gjyshit Shqiptar kur degjoj per ndonje te till...
 
Titulli: Martesë në pleqëri

Une shume dakort , edhe me pelqen kjo gje.
Biles me pelqen me sh se dikur, si do e kaloje jeten dikush vec sepse njerezit sjane dakort?
Ncncnc sepse do kete ''njerezit'' ai kur do jete vetem ti beje shoqeri

Tani ndoshta edhe ka vdek ky xhaja :p, por ama keto vite i shijoi :D

Vitin e kaluar, me rastisi te njoh nje cift ne moshe, e nga fjala ne fjale, arriten te me thone si jane njohur e si jane martuar...Martese e dyte per te 2 ( atij i kishte vdekur gruaja, ndersa ajo kishte divorcuar e kishte nje femije), ne moshen 64 (ai) dhe 60 (ajo) vjecare. Tani qe po flisnin, ishin mbas 20 vjetesh martese, e ishin akoma shume te dashur dhe te kujdeseshem ndaj njeri tjetrit, sepse kishin vetem kaq, njeri-tjetrin.
Mbase duken moshe e avancuar 60 vjec, per te nisur nje martese, aq me shume qe njeriu sa plaket nis te kete me shume zakone, vese, apo teka, dhe me veshtire te pershtatesh, por vetmija te ha, te gryen nga brenda, te shkatron.
Nqs 2 njerez kane deshire te martohen, pse duhet te gjykohen?!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top