Arfenilla
Themelues i Forumit
RTV 21 në Maqedoni ka realizuar një reportazh ku paraqitet jeta e nuseve nga Shqipëria të martuara në Maqedoni.
Raportohet se mbi 500 vajza janë martuar nga Shqipëria në Maqedoni vetëm në 10 vitet e fundit dhe ato janë të martuara kryesisht në fshatra shumë të varfra të Maqedonisë. Madje, në këtë reportazh thuhet se nuset “shiten” për 500 deri në 1 mijë euro në Maqedoni.
Vajzat nga Shqipëria ndihen të mashtruara nga kontrabanduesit dhe kanë menduar se do të martohen në shtetin e Kosovës. “Jam i kënaqur me jetën që bëj këtu me nusen nga Shqipëria. Ato janë të sjellshme dhe punëtore”, thotë një maqedonas që është martuar me shqiptare.
B tetova