Martesa na tërheq dhe na frikëson

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tërheqja seksuale, pjesë e rëndësishme e dëshirës për intimitetShpesh herë të rinjtë edhe pse tërhiqen nga ideja e martesës i bëjnë vetes pyetjen “përse t’i futem kësaj rruge?

Edhe pse dëshirojnë fort sigurinë dhe gëzimin e një marrëdhënieje jetëgjatë, ata i frikësohen martesës.Asnjë brez që ka arritur moshën për martesë nuk ka sjellë ndonjëherë me vete më shumë probleme të shkaktuara nga ndarjet e familjeve. Në Shtetet e Bashkuara më shumë se një milion fëmijë përjetojnë çdo vit ndarjen e familjeve të tyre. Po kjo ndodhe edhe në shumë familje të tjera kudo në botë. Ndoshta shtëpia juaj zien nga konflikti, mungesa e harmonisë dhe ankthi. Si rrjedhim, jeni menduar mirë nëse duhet të martoheni dhe nuk doni të përfundoni në një marrëdhënie të mbushur me dhimbje dhe zhgënjim, dhe t’u shkaktoni një tërmet emocional fëmijëve tuaj.
اdokujt i pëlqen ideja për ta ndarë jetën me dikë që e do, por nëse jeni të sinqertë, martesa eshtë tepër e frikshme dhe ajo që të shqetëson është pyetja “A do të jem në gjendje të përjetoj një martesë dhe familje të lumtur dhe të shëndetshme?”
Martesa dhe problemet
Me gjithë problemet dhe dhimbjen, pse njerëzit duan ende të martohen? Edhe pse martesahttp://www.ikub.al/Tag_martesa.aspx sulmohet keqas në ditët e sotme, ecja për në altar është ende diçka shumë e pëlqyer. Nga një anketim i fundit ka rezultuar se 96 për qind e studentëve duan të martohen apo tashmë janë të martuar. Ndërkohë që 97 për qind ë tyre ishin dakord me thënien “Pasja e marrëdhënieve të ngushta familjare është çelësi drejt lumturisë”.
Pse është tërheqëse martesahttp://www.ikub.al/Tag_martesa.aspx
Mundësia për të pasur një martesë të mirë e të qëndrueshme e bën pothuajse këdo të gatshëm për ta provuar njëherë. E pra, pse është martesahttp://www.ikub.al/Tag_martesa.aspx kaq tërheqëse? E vërteta është se asnjë nuk dëshiron të jetë i vetëm. Edhe pse e bëjmë të madhe çështjen e “bërjes së gjërave si të duam” dhe këmbëngulim për të drejtat individuale, të gjithë dëshirojmë sigurinë dhe ngrohtësinë e një marrëdhënieje intime me dikë që çmendet pas nesh. Ne mund të themi se “duam të jemi vetëm” dhe dëshirojmë “pak hapësirë”, por dëshira jonë më e fortë është ta ndajmë këtë hapësirë me dikë që na do. Edhe pse tërheqja seksuale është një pjesë e rëndësishme e dëshirës tonë për intimitet, këto dëshira për t’u lidhur fort me një person tjetër nuk janë vetëm për seks. Kjo dëshirë e zjarrtë për t’u njohur dhe vlerësuar nga dikush tjetër vjen nga mënyra si jemi projektuar që në fillim.
Pse ndodh divorci
Edhe pse njerëzit dëshirojnë dhe kanë nevojë për të qenë pranë dikujt, përfundojnë të divorcuar, shpeshherë të mbushur me zemërim dhe zhgënjim. Shumica e atyre që martohen përpiqen të arrijnë një lidhje të fortë e të qëndrueshme të bazuar kryesisht tek ndjenjat dhe emocionet. Në shumicën e marrëdhënieve dashuria dhe pranimi vazhdojnë për aq kohë sa personi tjetër po plotëson një nivel të caktuar pritjeje. Nëse ndjenjat janë të ngrohta, burri dhe gruaja mund ta shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, i shpërfillin karakteristikat e mërzitshme të partnerit, komunikojnë siç duhet dhe akoma shprehin afeksion.
Por kur ndjenjat ftohen, njëri ose të dy së bashku mësojnë se nuk kanë asnjë rezervë apo aftësi për të dashur një person me sa duket të papërsosur. Tashmë nevojat nuk plotësohen, gjë që shkakton lëndim, nxit vetëmbrojtje, dobëson komunikimin e mirë, shton keqkuptimet, provokon konflikt, dhe që i hedh zjarr zemërimit dhe trishtimit. Nëse falja dhe pajtimi nuk e ndalin këtë spirale në rënie, aftësia për ta dashur njëri-tjetrin paralizohet. Ky model në pothuajse të gjitha marrëdhëniet mund të shmanget për aq kohë sa çështjet e nxehta që provokojnë egoizmin nuk ekzistojnë apo janë hijezuar. Por herët a vonë realiteti godet. Me gjithë qëllimet më të mira të një çifti, ata kuptojnë se dy njerëzve të pavarur nuk mund t’u plotësohen të gjitha nevojat e tyre gjatë gjithë kohës. Ikubinfo

 
Titulli: Martesa na tërheq dhe na frikëson

Martesa eshte tutelë e dyfishtë dhe reciproke! Provo e thoi një çifti që ka zgjedhur martesën si plan jete "ndahu"dhe dëgjo përgjigjen! Varet nga këndvështrimi që i jep... Personalisht kam qënë gjithmonë pro istitucjonalizimit të ndjenjave. S'jam duke e zgjatur me teorema psikologjike arsyjen mbështetëse të mendimit tim!
 
Titulli: Martesa na tërheq dhe na frikëson

Mu kujtua nje shprehje ne lidhje me martesen

Martesa eshte nje keshtjelle ku ata qe jane brenda duan te dalin jashte saj, e ata qe jane jashte duan te futen brenda....

S'i gjindet robit kurre karari o jo...
 
Titulli: Martesa na tërheq dhe na frikëson

Perse martohemi?
Sepse ne si qenie njerzore jemi rrite ne ngrohtesine e nje familje;
Jemi rrite nga prinderit tane me perkujdesje e sakrifica,jemi rritur me plot dashuri nga ana tyre,pavarsisht veshtersive qe ata kane pasur e kane perballuar.
Qe ketu nise endrra feminore ,qe dhe ti kur te rritesh do kesh nje familje tenden,po aq te ngrohte sa ajo,ne te cilen u rrite vete.
Perse martohemi?
Sepse nuk ka asnje strofull ne bote,si ate te familjes tende!
Pse martohemi?
Sepse ne gjejme dike qe ben gjithcka per ne dhe ne per ate dhe kjo pa kushte!
A ka veshtersi familja,martesa te ndertohet,mbahet shendetshem?
Sigurisht qe po ,per dite ka.
Por a ja vlejne sakrificat per te?
Gjithmone dhe gjithnje,eshte e vetmja qelize e shendetshme ne jeten tone qe eshte gjithmone,motivim,perkujdesje dhe baza ne te cilen ne mbeshtetemi pa dorashka ashtu sic jemi,dhe ajo eshte gjithnje aty per ty,duke te ushqyer me dashuri ,besim dhe lumturi.
Gjate jetes sime nje nder integralet e endrrave ka qene,nje familje te mire,nje familje qe me kujton shijen e asaj ne te cilen u rrita.
Flm zotit e kam,e kam krijuar dhe eshte mbi qenien time,per te do beja e jepja gjithcka pa kushe! :)

Ndaj martesa eshte e shejte,eshte me fat ai/ajo qe dine vlerat e saj,jeton dhe ka fatin te hyje ne degzimet e saj plot pune,sakrifica,por plot e per plot lumturi e dashuri!
Ndaj mos u trembni kush eshte akoma beqar/e,,martesa eshte e bukur!
Thjesht s"duhet nxitim kur zgjedhim partnerin/en per ta ndertuar kete strofull dashurie.
Mbi te gjitha ai/ajo qe zgjedhim duhet te jete i pergjegjshem,dhe te doje te njejten enderr po si ju,pra; Familjen me ju.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top