Martesa model i dale jashte mode per kishen?

Për këtë debatojnë protestantët në Gjermani. Por pyetja është: A duhet që të krishterët protestantë të jenë aq shumë të kohës?
Në Gjermani krahas martesës tradicionale ka gjithnjë e më shumë forma të tjera të bashkëjetesës. Bashkëjetesa pa u martuar, familjet e përziera, prindër të vetëm, partneriteti mes homoseksualëve.
Edhe ato janë ndërkohë të pranuara nga shoqëria dhe shteti. Për këtë ndihmon ligji për partnerin e jetës i vitit 2001. Ai mundëson që t'i jepet një kuadër ligjor marrëdhënieve të së njëjtës gjini.

Një debat i ashpër

Për të përligjur format e shumta të bashkëjetesës, Kisha Protestante Gjermane (EKD) nxori në qershor një broshurë udhëzuese. Dokumenti i prezantuar nga kryetari i EKD Nikolaus Schneider "Dokument për qëndrimin ndaj martesës dhe familjes", pati një forcë shpërthyese të paimagjinueshëm. Që atëherë zien konflikti në fronte të paqarta. Mbrojtësit e vlerave kundër ndryshuesve të vlerave? Konservatorët kundër liberalëve? Mediet në gjithë vendin raportojnë dhe komentojnë. Në shërbesat fetare, në dioqeza kudo diskutohet. Madje disa peshkopë katolikë kanë shprehur mendime kritike. Nuk ka dyshim se dokumenti i udhëheqjes së kishës ka ngjallur polemikën më të thellë në politikën kishtare të viteve të fundit. Katër muaj e gjysëm më vonë 23 milionë besimtarë protestantë akoma janë të ndarë përsa i përket kësaj çështjeje.

Martesa koncept historik ideal

Koncepti dhe pozicioni i martesës dhe i familjes në Gjermani u përforcan me zhvillimin e shoqërisë civile në fundin e shekullit 18 dhe në shekullin 19. Babai, nëna, fëmijet, që atëherë kjo është familja klasike. Gjatë sundimit nazist në gjysmën e parë të shekullit 20-të ky konstelacion konsiderohej si koncepti ideal, në të cilin nuk kishte asgjë për të korigjuar. Homoseksualiteti ishte i ndaluar me ligj.

Kishat e kanë mbështetur këtë koncept për familjen në shekuj si modelin ideal. Gjithsesi edhe "familja e shenjtë", në të cilën u lind themeluesi i fesë Jezusi, kishte të njëjtën përbërje. Për katolikët dhe ortodoksët martesa ndërmjet burrit dhe gruas është një sakrament, një shenjë e shenjtë e pacënueshme e Zotit.

Pas luftës së dytë Botërore ndryshuan shumë gjëra. Megjithëse fillimisht koncepti me babain si shtyllën e familjes, me nënën si grua shtëpiake dhe me fëmijet vazhdoi të jetë një konstelacion i qëndrueshëm. Por kjo ndryshoi në mesin e viteve 70-të, siç konstaton teologoia bavareze, Stefanie Schardien. Një zhvillim, që shkon paralelisht me shkëputjen e shumë njerëzve nga vlerat kristiane. Rezultati është një shumëllojshmëri e lidhjeve mes njerëzve, që ne i njohim sot.

Një dokument, që ngjall debate
Teologia Stefanie SchardienPër çfarë bëhet fjalë në dokumentin orientues të kishës protestante? Dokumenti prej 160 faqesh mban titullin "Mes autonomisë dhe varësisë - të forcohet familja si komunitet, që të jep besim". Që nga viti 2009 një forum ekspertësh e kishte përpunuar dokumentin për shoqatën ombrelë të 20 kishave protestante në Gjermani. Tenori EKD i njeh të gjitha format e jetës famijare, duke përfshirë partneritetet homoseksuale dhe të ashtuquajturat familje të përziera. Martesa nuk mund të konsiderohet si e vetmja formë. Në rradhë të parë përfaqësues liberalë të kishës e përshëndetën këtë dokument. Argumenti tyre: Kisha bën një përshtatje të vonuar me shoqërinë moderne. Këtë mendim përfaqëson edhe Stefanie Schardien, bashkëautorja e dokumentit të EKD në bisedë me Deutsche Wellen: "Realitetet e ndryshme të familjeve bëhen të dukshme aty", shkruanin në shtator 30 mbështetës të dokumentit në një letër të hapur drejtuar kryetarit të kritikuar të këshillit të EKD, Schneider.

Protestë masive

Kritikët nga ana e tyre ankohen për "çorientim". Qarqet teologjike konservatore në kishën protestante u ankuan, se dokumentit i mungon përkushtimi ndaj vizionit të krishterë për martesën dhe familjen. Michael Diener, kryetar i Aleancës Protestante gjermane, e quajti dokumentin një refuzim të "të kuptuarit normativ të martesës si institucion hyjnor."
Kryetari i EKD Nikolaus Schneider

Këshilli federal i EKD-së bëri thirrje për një nismë mbarëkombëtare, për të tërhequr mbrapsht dokumentin. Arsyeja: Autorët e dokumentit të EKD-së duan ta shpërbëjnë konceptin e familjes dhe ta kthejnë atë në një çfarëdo. Por kreu i EKD Schneider nuk u influencua

Martesa nuk është model i dalë mode?

Në fund të shtatorit EKD organizoi një simpozium shkencor për çështjet teologjike parimore mbi këtë çështje. Kryetari i Këshillit të EKD Schneider theksoi se më këtë dokument presupozohet që familja vazhdon të mbetet modeli obligativ për kishën protestante gjermane. Me anë të këtij dokumenti Këshilli i EKD ka dashur të vlerësojë punën e prindërve të vetëm dhe familjeve të përziera, tha Schneider. Debati vazhdon.

Autor Klaus Krنmer/Angjelina Verbica
 
Titulli: Martesa model i dale jashte mode per kishen?

hmm gjithnje nje martes gjoja model me shum shpenzime i ka pasojat me mbrapa
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top