Mund t’ju duket kontroversale, por është e ligjshme të martohesh me kushëririn në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe kjo gjë për pakistanezët që jetojnë në Britani është një praktikë e zakonshme.
Për shumicën e vajzave myslimane, kjo gjë është një marrëveshje për të mbajtur familjen e lumtur , të paktën kështu zbulon Hiba Maroof për BBC në tre dokumentare “Duhet të martohem me kushëririn tim?”.
18-vjeçarja po përballet me dilemen nëse duhet të ndjekë apo jo traditën e familjes dhe të martohet me kushëririn apo të lidhë jetën me një njeri që do zgjedhë vetë ajo. Hiba flet për anëtarët e familjes dhe për femrat e tjera pakistaneze që jetojnë në Britani dhe që janë në të njëjtin udhëkryq me të.
“Ndonjëherë duhet të dëgjosh prindërit madje edhe t’i mbash të lumtur. Pra nëse nuk i dëgjon prindërit ata do të mendojnë që ti nuk i do ata”
Hiba pranon që ajo është e shqetësuar për problemet shëndetsore të fëmijeve që dalin nga të tilla martesa. Një studim i fundit tregon se pakistanezët që jetojnë në Britani janë përgjegjës për 3 % e lindjeve , dhe nga këto lindje 30 % janë me probleme gjenetike. “Nuk do të gënjej sëmundjet gjenetike më trembin”, shprehet ajo.
Hiba flet edhe për motrat e saj, të cilat do të martohen po ashtu me kushërinj. Ndërkohë që njëra nga motrat është e lumtur që do të martohet me kushëririn që e njeh që në fëmijëri dhe ka qenë fejuar për një vit, motra e dytë do të ketë një martesë të sajuar.
“Unë nuk di asgjë për burrin tim të ardhshëm. ثshtë rregulluar nga familja. Unë do ta shikoj për herë të parë sot dhe martesa është vendosur që prej një viti”, shprehet ajo për Hiban disa momente para ceremonisë së martesës.
dritare.net.