Një studim i publikuar në Journal of Neurology, Neurosurgery & Psychiatry ka zbuluar se të qenit i vetëm për pjesën tjetër të jetës mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të problemeve mendore me 42 për qind në krahasim me çiftet e martuara.
Madje sipas studimit njerëzit që janë të ve, gjithashtu janë në një rrezik të madh, me një shans prej 20 përqind.
Studiuesit nga University College London shqyrtuan 15 studime të veçanta, ku analizuan lidhjen mes rrezikut të çmendurisë dhe statusit martesor.
Ata duke kombinuar rezultatet nga 15 studimet, studiuesit ishin në gjendje të analizonin të dhënat në mbi 800,000 njerëz në mbarë botën.
E sipas Dr Laura Phipps nga Research UK për Alzheimer, ka shumë arsye pse martesa mund të çojë në një numër përfitimesh shëndetësore.
“Njerëzit që janë të martuar priren të jenë më mirë financiarisht, një faktor që është i ndërthurur me shumë aspekte të shëndetit tonë. Bashkëshortët mund të ndihmojnë në nxitjen e zakoneve të shëndetshme, të kujdeset për shëndetin e partnerit të tyre dhe të ofrojnë mbështetje të rëndësishme sociale”, tha ajo.
Kurse Dr Andrew Sommerlad, një psikiatër në UCL dhe një nga studiuesit e studimit, shpjegoi se si një jetese të shëndetshme mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tuaj mendor.
“Një gjë që ndodh kur dikush po bënë një çmenduri është akumulimi i dëmeve brenda trurit”, tha Dr Sommerlad.
Filozofia jetes