Marsiani “i rilindur” në Tokë: Të lidhur me egjiptianët e lashtë. Jetojnë ende

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Marsiani “i rilindur” në Tokë: Të lidhur me egjiptianët e lashtë. Jetojnë ende

rusiok2.jpg


Në moshën 2-vjeçare habiti mjekët dhe prindërit e tij me aftësinë për të shkruar, lexuar dhe vizatuar më mirë se një i rritur.

E sot, 18 vite më vonë Boriska Kipriyanovich rikthehet në qendër të vëmendjes, jo vetëm në Rusi, për njohuritë e thella që ka për hapësirën dhe një pretendim të pazakontë.
20-vjeçari thotë se ka lindur fillimisht në planetin Mars në ditët e fundit të jetës së këtij planeti, që sipas Boriskas u shua nga një luftë shkatërrimtare dhe më pas ka rilindur në…Volgograd të Rusisë.
Boriska mundohet të përshkruajë jetën “e parë” të tij. Ai thotë se qytetërimi atje u shkatërrua nga një luftë nukleare, megjithatë shton se nuk është shuar plotësisht.
“Marsianët janë mbi dy metra. Disa jetojnë ende atje, por nën sipërfaqen e planetit dhe organizmi i tyre nuk ka nevojë për oksigjen, por për dioksid karboni”, thotë i riu.
Jo vetëm kaq, Boriska thotë se ata janë të pavdekshëm.
“Rriten deri në moshën 35-vjeçare dhe më pas gjithçka ndalon për ta. Nuk plaken”, vijon ai.
Me Tokën, marsianët i lidh qytetërimi i lashtë egjiptian.
“Kanë patur një lidhje të fortë dhe Toka do të ndryshojë dramatikisht kur të zbulohen sekretet e monumentit të Sfinksit në Giza”, thotë ai, duke shtuar se mekanizmi që zbulon këto sekrete ndodhet “pas veshit të monumentit”.

Top Channel
 
E lexova para disa kohesh, ne fakt eshte pak e cuditshme per nje femije te kesaj moshe , sado fantazi te kete.
Ne nje artikull tjeter lexova se alienet nuk jane ata qe ne kemi menduar gjithnje , jeshil e me sy te medhenj....por jane si ne .
Kjo i ben te pandryshueshem nga ne.....bhooooo enigme e madhe e gjitha kjo
 
Dhe mua gjithnje me duket vetja sikur e kam origjinen larg nga toka, ahhaahha
Se si shpjegohet gjithe kjo deshire e imja te udhtoj ne sistemin nderplanetar. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top