Arfenilla
Themelues i Forumit
Kosovë dhe اamëri
100 vjet më parë u vranë 72 krerët e اamërisë dhe Konferenca e Londrës
Përkujtimi i 100-vjetorit të Pavarësisë, njëherazi pas disa muajsh shënon edhe 100-vjetorin e krimeve antishqiptare nga fqinjët grekë e serbë. Pa u tharë mirë boja që Plaku i Vlorës shkroi Aktin e Pavarësisë, diplomacia europiane kreu edhe aktin e pashembullt të copëtimit të territoreve shqiptare në gjashtë pjesë. Para se të vinte 29 korriku 1913">1913, diplomacia europiane foli në Konferencën e Londrës, duke u marrë tokat e shqiptarëve në Veri, në Lindje dhe në Jug, duke ua dhënë ato fqinjëve. Ishte koha kur këta të fundit kryenin njëra pas tjetrës aktet e shfarosjes masive të popullatës vendase, si dorë e lirë që u la mendjelehtësia europiane këtyre antishqiptarëve. Njëherazi pas kësaj Konference, në fakt do të shkaktoheshin luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve nga ana e shqiptarëve për të mbrojtur tokën e tyre. Këtë fakt e ka thënë dukshëm edhe G.Uilliams në librin “Shqiptarët”, botimi i vitit 1934 në Tiranë, në faqen 37.
Pikërisht në këtë kohë, në atë pranverë të zezë të 1913">1913-s, do të shënoheshin edhe masakrat nga jugu në veri, nga grekët e serbët kundër shqiptarëve dhe askush nga diplomacia europiane nuk foli. Kanë kaluar 100 vjet nga masakra e 27 marsit 1913">1913, kur krerët e اamërisë do të pësonin tradhtinë më të madhe, si një shembull i paqësisë që kishte Greqia me Europën për të vrarë e shfarosur shqiptarët.
Ishte koha kur sa ishin bërë deklarimet për sa u përket kufijve, nga përfaqësuesit e Qeverisë së Vlorës që ishte tejet i vendosur: “Kufijtë që ne kërkojmë, janë ata që duhen shënuar duke ndjekur një vijë ndarëse, duke u nisur nga kufijtë e sotëm të mbretërisë malazeze dhe duke përfshirë veçanërisht, me gjithë rrethinat përkatëse, qytetet e Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit dhe Manastirit deri në Meçovë, duke u ruajtur këtyre kufijve të sotëm deri në Prevezë. Duke kërkuar këtë caktim kufijsh, populli shqiptar synonte vetëm qëllimin për të mbajtur me fqinjët e vet marrëdhënie sa më të përzemërta aq edhe të qëndrueshme. Pavarësisht nga çështjet etnike gjeografike dhe historike që ndikojnë në favor të këtij caktimi të arsyeshëm, është e nevojshëm se duke e zvogëluar atë dhe duke e ngushtuar përtej kufijve të natyrshëm të saj, Europa do të rrezikonte vënien e shtetit shqiptar në një pamundësi materiale për tërë jetën e vet, duke mos pasur kështu, në pikëpamje ekonomike, burimet e domosdoshme për zhvillimin e tij normal.”
(AQ i Shtetit, Tiranë, Fondi 245, viti 1913">1913, dosja 11-19, fleta 34)
Përfaqësuesit e shtetit shqiptar në Londër (kryenegociatori Rasih Dino, djali i Abedin Pashë Dinos, Mehmet Konica dhe Filip Noga) i bënin me dije Europës se kombi shqiptar edhe në të kaluarën ka dhënë prova të mjaftueshëm për bujarinë e koncepteve të tija politike. Te shqiptarët, interesi kombëtar është paravendosur gjithmonë mbi terren, sa dhe sa konflikteve e luftërave fetare. Në mbyllje të kësaj parashtrese thuhej tekstualisht: “Populli shqiptar është i lindur, që në rregullimin e konfliktit të sotëm, Fuqitë e Mëdha nuk do të lënë pas dore shqyrtimin e pikave të ngritura në këtë Memorandum dhe nuk do të jenë aspak të pavëmendshëm kundrejt kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë…” (AQSH Tiranë, fondi 245, viti 1913">1913, dosja 11-19, fleta 34)
Mid’hat Frashëri, në librin e vet “Shqiptarë dhe sllavë”, ku përpos të tjerave shkruan përpikërish: “A mund të merret me mend që Shqipëria e kufizuar nga Konferenca e Londrës më 1913">1913-n, të jetë një Shqipëri e shëndoshë dhe solide? Asaj i janë privuar tokat më të mira që kishte, fushat më të bukura, qendrat më të rëndësishme dhe i janë shkëputur dy të tretat e popullsisë. Tokat pjellore të Janinës dhe Prevezës, kullat e famshme të اamërisë, iu dhanë Greqisë…” (Mid’hat Frashëri “Shqiptarë dhe sllavë” botuar në frëngjisht në Lozanë, Zvicër dhe në shqip në Tiranë 1997, faqe 61)
Pikërisht në këto momente, kur dihej se çfarë përfundimesh do të sillte Konferenca e Londrës, 27 marsi 1913">1913 i dha vulën padrejtësisë së diplomacisë europiane, sa andartët grekë bënë atë masakër që do të vazhdonte vit pas viti e kohë pas kohe deri edhe sot e kësaj dite që Greqia juridikisht është në luftë me Shqipërinë.
Në një prononcim të tyrin, anëtarë të komunitetit çam nga Paramithia, ku edhe u bë masakra e parë greke ndaj shqiptarëve, Nexhat Merxhushi dhe Mehmet Minga, e kanë cilësuar këtë si “masakra e pashembullt e Selanit, për shkombëtarizimin dhe spastrimin etnik të popullsisë çame”, është një letër që hedh dritë mbi skenarin ogurzi të shfarosjes së krerëve çamë, drejtuar komandës italiane në Paramithi më 1917-n. Për realizimin e misionit të helenizimit, të shkombëtarizimit dhe spastrimit etnik, sipas “Megali Idesë, pas ndarjes së kufijve në vitin 1913">1913, një ushtri me grekë, e organizuar dhe e maskuar me njerëz civilë (banda andartësh), u dërgua në اamëri dhe në thellësi të territorit shqiptar, ku bëri krime e masakra të llahtarshme, duke vrarë e duke djegur. Për këto krime dëshmon historiania dhe shkrimtarja angleze Edit Durham në librin “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”.
Më 27 mars 1913">1913, Deli Janaqi, (Gjiritas), komandant çete, me frymëzimin e autoriteteve greke, vrau pabesisht në këtë kohë 72 veta, krerë të اamërisë, në vendin e quajtur Vuntha, (Përroi i Selanit). Prej kësaj date fillon tragjedia çame. اetat dhe më vonë ushtria me administratën shtetërore, torturuan popullatën shqiptare të اamërisë. Se si ndodhi masakra e pashembullt e Selanit, vërtetohet nga një letër drejtuar komandës italiane në Paramithi më 1917-n, në të cilën thuhet: “Më 19 mars 1913">1913, Furarhio i Paramithisë mblodhi krerët grekë Petro Ringa, Vasil Ringa, Apostol Zogani, Mitro Caci dhe Jorgji Pabro prej Gliqisë etj., dhe nën kryesimin e dhespotit të Paramithisë bënë një komision, ku vendosën të arrestojnë gjithë parinë shqiptare myslimane dhe për të bërë këtë veprim ngarkuan gjakpirësit Deli Janaqi prej Gjiriti dhe Joti Spiro Popovo. Këta mobilizuan 190 mercenarë prej fshatrave Popovo, Loftrohori, Selani, LLabanica, Currila, Pllakotia etj., të cilët mblodhën 72 burra myslimanë nga krerët e Paramithisë dhe rrethet, për t’i vrarë në Përroin e Selanit”.
Autoritetet ushtarake greke as ndërhynë, as u interesuan fare, ndonëse njerëzit e të vrarëve u bënë thirrje për ndihmë.
اuditërisht, muaji mars, ashtu si 100 vjet më parë, do të ishte fatal për shqiptarët nga Jugu në Veri. Sa për kujtesë duhet thënë se më 13 mars 1945 u bë masakra e Filatit, ku u masakruan 1200 çamë të pafajshëm, si përfundim i Luftës II Botërore. Njihet tashmë edhe varreza e Vanrës, ku u groposën të masakruarit.
Po kështu, marsi shënoi edhe masakrën tjetër të përpunuar më 31 mars 1945, që njihet si masakra e Tivarit, ku thuhet se janë masakruar rreth 5 mijë shqiptarë.
Në 2 deri më 5 mars 1998, në Prekaz u bë masakra ndaj shqiptarëve të Kosovës me familjen e heroit Adem Jashari, nga e cila u vranë 21 veta dhe shpëtoi vetëm një pjesëtar.
Po kështu, në marsin e 1999-s, forcat serbe bënë shpërnguljen e madhe me masakra e krime lufte nga trojet e tyre të kosovarëve, si pjesë e “zgjidhjes përfundimtare”, e njëjta skemë që u përdor nga grekët në اamëri më 1944-‘45.
Njëherazi, 24 marsi 1999 shënon edhe të parin sulm ndaj padrejtësisë antishqiptare që bënë forcat e NATO-s me SHBA-në në krye dhe Kosova e fitoi lirinë e saj. Tashmë ka mbetur çështja çame si pjesë e padrejtësisë së madhe që ishte rrjedhojë e padrejtësive që bëri 100 vjet më parë Konferenca e Londrës, e cila meriton vëmendjen e plotë të diplomacisë europiane për të vënë në vend nderin e 100 vjetëve më parë.
Kështu, në një protestë që populli i Lushnjës i dërgonte Sër Eduard Greit, në ato momente, ndër të tjera thuhej: “Nga gazetat merret vesh se në اamëri, e cila si nga pikëpamja e gjuhës, ashtu edhe nga traditat kombëtare dhe sidomos nga pikëpamja e jetesës, si dhe pozita historike e gjeografike është padyshim Shqipëri, po caktohet një kufi që nuk është në interes të dy qeverive dhe do të shkaktojë shkatërrimin dhe zhdukjen e këtij vendi… Të drejtat e Shqipërisë që ekzistojnë brez pas brezi në këtë vend nuk mund të mohohen dhe nuk është e drejtë që populli i اamërisë të zhvishet dhe të veçohet nga vendi ku e lidh gjaku dhe gjuha. Kjo gjë godit rëndë popullin e Shqipërisë së Jugut dhe natyrisht do të shkaktojë ngatërresa të përhershme, të cilat Fuqitë e Mëdha kërkojnë t’i evitojnë. Nën përshtypjen e keqe të këtij lajmi, populli i madh e i vogël padyshim feje, sot u mblodh në një miting dhe i drejtohet Konferencës, duke iu lutur me lot zie në sy, që اamëria, e cila banon një pjesë me rëndësi e shqiptarëve, dhe që sot po vajton nën këmbët e dërmuese të armikut, të lihet brenda në kufi të Shqipërisë së Jugut” (Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë. Fondi 245, dosja 11-19, faqe 67).
Në mënyrë shumë të përmbledhur, në librin e vet “Shqiptarët”, lidhur me precedentin e copëtimit të Shqipërisë në Londër, Uilliams do të shprehej: “Diplomacia mendjelehtë europiane, duke marrë tokat e shqiptarëve në Veri, Lindje e Jug dhe duke ua dhënë ato fqinjëve të tyre, në fakt do të shkaktojnë luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve”. (G.Uilliams “Shqiptarët”, Tiranë 1934, faqe 37)
Ndoshta për këto fakte dhe për atë se Paramithia u bë djepi i atdhetarizmit, por edhe i masakrave, mund të quhet me plot gojën si “qyteti i gjenocidit grek”. ثshtë marsi, muaji i ditëve të gjenocidit antishqiptar në Kosovë e اamëri në këta 100 vjet, që na sjell në kujtesë në këtë datë 27 mars, 100 vjet më parë, vrasjen e 72 krerëve të اamërisë, ndërsa Konferenca e Londrës u bë parathënia e saj fatkeqe.albe...