Marsh për varfërinë, as një hashtag për mua?

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Unë jam një femijë i vogel, vij nga ndonjë fshat i varfër diku në botë, me keni izoluar nga bota. Nuk kam ushqim të mjaftueshem, as ujë për pije. Vuaj nuk jetoj, vdes i ri si femijë i vogel.
Nuk jam i vetëm që vdes në botë, si unë jemi 22 mijë çdo ditë. Vdesim nga uria, sherbejmë vetëm për statistika e jo për të prekur mendjen dhe zemren njerëzore, ne vdesim sikur të mos ishim fare, shuhemi.
Për ne nuk ka një marsh ne ndonjë qytet të botës, për ne nuk ka një perkujdesje, deri sa ju investoni miliarda në armatim për të vrarë njerëz tjerë, ne vdesim sepse nuk i kemi keto para për ushqim. Ju shpenzoni para për të vrarë por nuk keni para për të na ushqyer. Unë i takoj një miliardëshit që nuk ka lexuar një liber të vetëm deri me sot, dhe askush nuk reagon, ne sherbejmë për statistika, për organizata që vjelin fonde, e të tillat i shpenzojnë në luksin e tyre. Unë i takoj 500 milionëshit që vdes nga malaria, jam 2 nga tre njerezit që nuk kanë ujë të paster,i takoj 1.8 miliardëshit që për të pirë ujë i duhet të udhetoj me kilometra.
Pse nuk ka për ne qoft vetëm një hashtag # global? Pse secili shtet nuk jeton pa një aeroplan të vetëm luftarak të na mundësoj ujin? Ushqimin?
Ju i konsideroni me të vlevshme jetet e 12 njerëzve në pozita, se sa jetet tona që shuhen çdo ditë.
Protestoj për mizorinë që po jetoni, për zemrat që i bartni kot në trup, për mendjet tuaja që nuk ngopen nga pasuria, për doren që e shtrengoni fort .
BDI-2010-SD-001_crop_4.jpg
 
Titulli: Marsh për varfërinë, as një hashtag për mua?

Sa shkrim i bukur!
#for_global_poverty....
 
Titulli: Marsh për varfërinë, as një hashtag për mua?

Ne linjen e temes:

Fli e qete Bote e dashur... Fli e qete pas shfaqjes se stisur nga hipokritet dhe gjakpiresit qe te droguan, te trullosen ndergjegjen, te hodhen hi syve... Fli e qete edhe pse ne cdo ane ke shpritra qe vuajne, qe shtypen, qe masakrohen, qe dhunohen, qe baltosen e per ta nuk kujtohet askush, nuk marshon askush, nuk proteston askush..

Fli e qete bote dhe pse sonte mijera vete flene te uritur dhe neser do te zgjohen me dhimbjen qe u ndrin ne sy. Fli, edhe pse shiu qe bie nuk lan asnje mekat... Ti fli... edhe pse ndergjegja te zien si vullkan nga padrejtesite... fli...

‪#‎JeSuisHuman‬
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Marsh për varfërinë, as një hashtag për mua?

Eh Vetono kur them une te fala Prizrenit dhe me te mirit djale ne Prizren :)) Se them kot.
Flm per kete emocion te trisht qe solle ,ndave me ne,nganjehere duhen perlotje sysh qe te kuptojme se sa trisht vallzojme mbi plagen e nje femije .mbi lotin e nje foshnje,mbi dhimbjen e nje nene qe gjoksi i ka shterruar e qumesht nuk ka ne gjirin e saj te thare nga shterrja e mundesive njerzore.
Vallzime sehiresh,oferta te pista shtytje shterp dhe bota jone vallzon krenarshem mbi te tille ure te turpshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top