Marrezira njerezore...

Love

βeℓℓe â๓e
Po hap nje teme pak ndryshe nga te tjerat.
Te gjithe e dime, qe jetojme ne nje bote, ku marrezirat e njerezve nuk kane te sosur, si psh: fakti i fundit i "Griseldes" qe shokoi mbare Shqiperine....
Do doja qe ne kete teme te sillni lajme, fakte te ndryshme nga marrezite e njerezve mbare botes dhe pse jo ti diskutojme se bashku... :)


Vdiq pasi provoi të mbijetonte natën në dhe

Një qytetar rus, në përpjekje për të sprovuar qëndrueshmërinë e tij, është varrosur i gjallë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Mashkulli 35 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nga qyteti lindor Blagoveshçenka, është vetëvarrosur me ndihmën e një miku të tij, me synimin që ta kalojë natën nën dhe.

Dy shokët çelën gropën bashkë dhe vendosën në të një arkë me vrima dhe gypa për ajrosje. Njeriu pastaj hyri në arkë me batanije, një shishe uji dhe telefonin mobil.

Miku i viktimës i tregoi policisë se ai e ka mbuluar arkën me një shtresë prej 20 centimtra dheu, dhe pasi miku e kishte thirr me celular dhe i kishte thënë se ëshë mirë, ai ka hyrë në shtëpinë e vet.

Por, të nesërmen, pasi e ka hequr dheun dhe e ka hapur arkën e ka gjetur mikun e tij të vdekur.

Hetuesit policorë konsiderojnë se viktima ka mbetur pa ajër, sepse gjatë natës ka rënë shi i rrëmbyeshëm dhe me baltë, gjë që ka shkaktuar mbylljen e vrimave dhe gypave për ajrosje.
Viktima ishte një programues kompjuterik dhe ka pasur një fëmijë, tha një nga hetuesit.

Në Rusi ekziston një trend bizar në internet, ku shumë bllogerë bisedojnë për vetëvarrosjen. Vitin e kaluar një rus e pësoi në mënyrë të ngjashme, pasi miqtë e kishin mbuluar me dhe me kërkesë të tij. Ai kishte vdekur nga ngulfatja.

************************

Kjo ngjarje ka ndodhur në Romë, dhe mund të duket paksa shokuese.

Shoferi ka qënë pezulluar pasi pasagjerët e kanë filmuar duke i dhënë autobusit, dërguar mesazhe dhe folur në telefon në të njëjtën kohë.

Sipas gazetës The Guardian, ai po merrte udhëzime në celular se si të aktivizonte emailin në telefonin e tij të mençur, ndërsa përdorte bërrylat për të drejtuar automjetin në pjesën me më trafik të qytetit.

Aftësitë e tij janë për tu lavdëruar, por ky nuk ishte momenti i duhur për t′i shfaqur ato.

Shikoni videon:


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


*************************

Lëshon fëmijën për të pritur topin!

Në fakt kjo video nuk ka nevojë për shumë shpjegime pasi pamjet flasin vetë. Një person, së bashku me familjen e tij në një ndeshje bejzbolli, lëshon fëmijën që e kishte në krahë për të kapur topin e bejzbollit (dhe që të dy i ikën nga duart). Më pas duket se fëmija është ofenduar nga veprimi i të atit.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


*************************

Nuk kishin mësuar për provim, helmojnë mësuesen

Një mësuese në Itali është helmuar pasi studentët e saj i kanë hedhur një substancë kimike në shishen e ujit për të evituar provimin.

Ngjarja absurde ka ndodhur në një shkollë bolonjeze, në Itali, dhe përgjegjësi ende nuk është gjetur.

Studentët e Institutit Teknik Industrial kanë përfituar nga dalja nga klasa e mësueses për të hedhur në shishen e ujit substancën kimike të quajtur trikoloretan.

Kjo substancë nuk ka as ngjyrë dhe as aromë, por mund të jetë shumë helmuese. Sapo ka pirë pak nga uji mësuesja është ndjerë keq dhe është dërguar menjëherë në spital ku mjekët kanë zbuluar shkakun e kësaj gjendjeje.

Fajtori rrezikon shumë, më e pakta është një përjashtim nga shkolla, por mund të ketë edhe ndjekje penale për të.


************************

Polici në burg, përdori banjon e presidentit

Për oficerin e policisë Alois Mabhanu këto tre javë kanë qenë të vështira. Ai është burgosur për shkak se pa dashje ka bërë nevojën në një banjo, ku duhej të shkonte presidenti i Zimbabveve Robert Mugabe.

Mabhanu, detektiv i skuadrës së vrasjeve, kishte nevojë urgjente të shkonte në banjo. Ai ndodhej në një panair tregtie. Me urgjencë u fut në banjon e parë që i doli përpara.

Por gabimisht ishte futur në banjon ku ishte planifikuar të shkonte Mugabe nëse do kishte nevoja. Të nesërmen ai u arrestua. Grupet për të drejtat e njeriut kanë protestuar, por për regjimin stalinist të Zimbabveve, ky nuk është ndonjë problem i madh.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Marrezira njerezore...

hahahah ajo vido e babait qe leshon cunin qenka e fort edhe pse nuk eshte per te qeshur, sa idjot ahahahah.........por ai komentatori amerikan uhh sa seksi e kishte te qeshuren :)
 
Pe: Marrezira njerezore...

Bote e çuditshme .......lloj lloj gjera ndodhin ,ca nga pakujdesia ca nga vetbesimi tepruar (rasti shoferit) dhe disa nga injoranca apo budallalleku .
S'jemi bote e persosur do kete dhe raste te tilla ,me fatal eshte rasti varrimit ....çmenduriiiiiiiii
 
Pe: Marrezira njerezore...

Bote e çuditshme .......lloj lloj gjera ndodhin ,ca nga pakujdesia ca nga vetbesimi tepruar (rasti shoferit) dhe disa nga injoranca apo budallalleku .
S'jemi bote e persosur do kete dhe raste te tilla ,me fatal eshte rasti varrimit ....çmenduriiiiiiiii

tani e ke kuptuar ti qe jetojme ne nje bote te shpifur :confused:
 
Pe: Marrezira njerezore...

E di e kam kuptuar ....por kto jane nga me ekstremet fareeeee
 
Titulli: Pe: Marrezira njerezore...

tani e ke kuptuar ti qe jetojme ne nje bote te shpifur :confused:

Pse ti kur e kuptove sa hape syte per here te pare?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top