Marredheniet at-bije. Babai duhet te trasmetoje imazh pozitiv

Tuana

Nada é por acaso!
vajza-babi.jpg


Qe heret, ne vogeli, vajza ka nevoje te shohe prinderit qe duhen dhe e deshirojne njeri-tjetrin. Fale babait e nenes vajza do mund te kerkoje qe dhe ajo te dashuroje e te duhet nga te tjeret.

Veshtrimi deshirues qe babai i drejton mamase se saj eshte percaktues per vajzen per t’i kultivuar ndjenjen e dashurise. Figura e babait e ndihmon vajzen te fitoje feminitetin dhe ta zhvilloje ate. Permes fjaleve te tilla si: “Ti je vajza ime e bukur!” … “Sa bukur je veshur sot!”, permes dhuratave (nje kukull, nje unaze per vajza te vogla te luajne se bashku apo te kalojne ore te tera pa prezencen e njerezve te tjere).

Veshtrimi mashkullor eshte esencial, perderisa vajzat vetafirmohen ne perballje me figuren aterore. Vajza e konsideron babane si nje mates nga i cili do mund te vleresoje meshkujt e tjere. Nese ai sillet mire, eshte i dashur, i ndershem dhe mbrojtes, eshte shume e mundur qe vajza te deshiroje te shohe po keto cilesi edhe tek mashkulli i jetes se saj. Babai duhet te jete admirues, krenar dhe te transmetoje nje imazh pozitiv te vajzes.

Edhe pse babai ka nje ndikim te rendesishem ne jeten e vajzes si ne sferen personale, profesionale dhe ate te ndjenjave, ne stadin e adoleshences zhvillohet nje distance midis tij dhe vajzes, e cila mbetet esenciale per pergatitjen e shtigjeve te reja ne marredhenie me meshkujt e tjere ne jeten e se bijes.

Vajza adoleshente behet me indiferente dhe lidhja gjithnje e me shume e tensionuar. Babai kerkon te jete akoma aktiv ne vleresimin e feminitetit dhe bukurise se vajzes, por i duhet te pranoje njekohesisht se tashme ajo eshte e preferuar edhe ne syte e meshkujve te tjere. Ne kete periudhe situata tensionohet akoma me shume kur vajza kerkon te mbyllet ne dhomen e saj duke enderruar per dashurite e reja te moshes e duke u sjelle e ftohte me babane dhe akoma me keq kur ne kete moshe duket se vajza rifillon te afrohet serish me nenen. Gjate kesaj kohe. babai duhet te vazhdoje t’i qendroje prane vajzes. Edhe pse ajo duket nje e huaj. Nje veshtrim mbeshtetes, mbrojtja dhe perkedheljet prinderore nuk duhen mohuar dhe nuk duhet te mungojne pergjate kesaj periudhe, pasi roli i babait mbetet vendimtar dhe largesia emocionale eshte vetem e perkohshme.

Kur nje vajze tashme eshte e pjekur, ajo nderton nje lidhje te vecante me secilin nga prinderit. Vajza e re se bashku me ndryshimet fizike-emocionale do ta kete te veshtire qe te ruaje te njejten marredhenie me babane si me pare. Vajza e rritur deshiron te kete afrimitetin e dikurshem me babane pa qene prane fizikisht me njeri-tjetrin Konkretisht, babai nuk mund te hyje me si me pare ne dhomen e vajzes apo akoma edhe me shume ne tualet. Per kete arsye, mbajtja e linjave te komunikimit eshte vendimtare per te siguruar lidhjen at-bije dhe qe te qendroje e forte gjate viteve qe vijne.

Nga femijeria ne adoleshence e deri ne moshen adulte, lidhja at-bije do te ndryshoje dhe per me teper do te analizohet nga te dyja palet. Eterit, te cilet fillojne vendosjen e kufijve te rrepte per vajzat e tyre te vogla, si nje mjet per t’i udhezuar ato ne vitet e hershme, do ta kene te veshtire t’i vendosin ato ne adoleshence dhe ne fund te dorezohen, duke hequr dore nga kontrolli kur vajzat e tyre te jene adulte. Kjo veshtiresi duket se shfaqet edhe tek vajzat qe duhet t’i permbahen e t’i respektojne keto rregulla ne faza te ndryshme te jetes. Cdo gje mund te kaloje natyrshem dhe papengesa komunikimi kur ato trajtohen ne menyre jokritike apo negative, cka mund te shkaktoje nje carje ne marredhenien e tyre.

Interesi i treguar nga ana juaj dhe e babait per interesat, preferencat dhe angazhimet vetjake eshte nje menyre e shkelqyer per te ndertuar menyra te reja komunikimi. Te pranoni dhe te mos gjykoni. kur babai ju rrefen per miqte e tij te vjeter dhe takimet qe ben me ta. Per ndryshimet e reja qe ka deshire te beje ne shtepi. ne pune etj. Mos kritikoni se si sillet me femijet tuaj dhe zakonet e reja familjare. te cilat mund te vijne si rezultat i viteve qe kalojne … E njejta gje vlen per nje pershtatje nga ana e babait ne lidhje me stilin e jetes se vajzes. Daljet e vona naten. blerjet e shumta per garderobe, edukimi i femijeve. pushime te shtrenjta etj. Mundesia qe i japin njeri-tjetrit per te shprehur dhe vepruar lirshem ne baze te interesave personale, i ndihmon eterit dhe bijat te mbajne nje marredhenie te shendetshme e te forte ashtu sic nis qe ne vogeli. Marredhenia at-bije eshte unike dhe e vecante. Ajo mund te mbijetoje pergjate viteve ne baza te forta respekti. te kohes cilesore kushtuar mes tyre dhe te nje komunikimi te qendrueshem. (Telegrafi)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top