Mark Zuckerberg po bëhet gati të kandidojë si president i SHBA

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Për ata që thonë se ai nuk është i interesuar të garojë për president, Mark Zuckerberg është me të vërtetë duke e rrethuar veten me strategët më të mirë politik.
Fondacioni filantropik i Zuckerberg, Iniciativa Chan Zuckerberg, raportohet se ka punësuar Joel Benenson, i cili ishte strategu kryesor për fushatën presidenciale të Hillary Clinton më 2016.
Ky lajm u raportua për herë të parë nga Annie Karni nga Politico, që thotë se ai do të bëjë “hulumtime” për organizatën, transmeton Gazeta Express.
Siç thekson Politico, kompania e Benenson ka punuar me shumë organizata jofitimprurëse në të kaluarën, por lëvizja e fundit ka ngjallur spekulime se shefi i Facebook është duke u bërë gati për një fushatë politike.
Edhe pse Zuckerberg ka insistuar se definitivisht nuk do të kandidojë për president, veprimet e tij të fundit kanë ngjallur mjaft spekulime.
trump-zuckerberg-620x330.jpg
http://www.tetovasot.com
 
Back
Top