Maradona: Pele gjithmonë do të mbetët prapa meje!!

Kresha

A pretty face can never trick me
Maradona-300x180.jpg

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, edhe njëherë ndihet i zhgënjyer nga FIFA, pasi kjo e fundit e nderoi brazilianin Pele me çmimin special ‘Topi i Artë’. Argjentinasi mendon se rivali i tij i përjetshëm është favorizuar padrejtësisht nga FIFA, duke këmbëngulur se ka qenë superior në krahasim me kampionin e trefishtë botëror. “Për mua Pele gjithmonë do të jetë futbollisti i dytë më i mirë në botë, pas Diego Armando Maradonës. Kjo është reale, pasi ai madje as në vendlindjen e tij nuk është sportisti më i madh. Para tij është legjendari Ayrton Senna. ثshtë një gjë e trishtueshme të jesh përherë në vendin e dytë por do të vazhdojë që të jetë përherë kështu”, ka theksuar Maradona. Më tej argjentinasi ka shprehur habinë se si njerëzit i harrojnë gjërat aq shpejt, pasi konsideron se ai e ka fituar ‘Topin e Artë’ shumë vite më parë se Pele. “Nuk e kam të qartë se si njerëzit mund të thonë se ai e ka fituar këtë çmim para meje. Unë e kam fituar atë qysh në vitin 1996, kur ‘France Football’ ma ka dhuruar këtë çmim për kontributin e dhënë në futboll”, ka shtuar Maradona. Në fund, Maradona ka përmendur edhe një detaj nga mbrëmja e ceremonisë së ‘Topit të Artë’ në Cyrih. “Kur duhej ta thoshte emrin e fituesit dhe t’ia ndajë çmimin, Pele tha: ‘Cristiano Leonardo’. Kjo më së miri e tregon se ku e ka vendin ai”, ka nënvizuar Maradona. //korneri
 
Titulli: Maradona: Pele gjithmonë do të mbetët prapa meje!!

Epo maradona skrahasohet me pele
 
Titulli: Maradona: Pele gjithmonë do të mbetët prapa meje!!

Pele nr 1 do mbetet gjithmone !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top