Maqedonia nuk respekton liritë fetare

Kresha

A pretty face can never trick me
SHBA: Departamenti i Shtetit publikoi të hënën Raportin Ndërkombëtar mbi Liritë Fetare për vitin 2009.


Departamenti i Shtetit publikoi të hënën Raportin Ndërkombëtar mbi Liritë Fetare për vitin 2009, i cili mbulon periudhën 1 korrik 2008 – 30 qershor 2009. Ky raport, i autorizuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, promovon liritë fetare dhe shqyrton statusin e lirive fetare në 198 vende të botës.

"Liritë fetare janë të një rëndësie të veçantë për një shtet multi-religjioz dhe multi-etnik, siç është Maqedonia. Liritë fetare në një shoqëri me shumë besime fetare kërkojnë që qytetarët dhe institucionet t'i respektojnë të drejtat e individëve për të praktikuar fenë e tyre dhe për t'u siguruar bashkësive dhe grupeve fetare të drejta të plota ligjore", theksohet në raport.

Raporti thekson se Maqedonia ka bazë shumë të mirë ligjore për të drejtat fetare tek Ligji për statusin ligjor të kishave, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze i vitit 2007, i cili u mundëson individëve të praktikojnë lirshëm fenë e tyre publikisht dhe në jetën private.

"Megjithatë, mbetemi të shqetësuar për faktin se e drejta e organizatave fetare për t'u regjistruar, e garantuar me ligj, nuk është duke u respektuar me përpikëri. Gjykata e Shkupit II, e ngarkuar me menaxhimin e regjistrimit të organizatave fetare sipas ligjit të ri të vitit 2007, rregullisht i ka humbur afatet për regjistrimin e kërkesave të reja dhe ka regjistruar vetëm një numër të vogël të organizatave fetare, të cilat kanë parashtruar kërkesë para më shumë se një viti, që kur kjo gjykatë mori përsipër regjistrimin e tyre", thuhet në përmbajtjen e raportit. /INA/
 
Back
Top