Maqedonia ende pa datë për negociata me BE-në

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
48254.jpg

BRUKSEL - Zv/kryeministrja maqedonase për Integrime Europiane, Teuta Arifi po qëndron për vizitë pune në Bruksel.

Ajo u takua me eurokomisionerin për zgjerim, Stefan Fule, sekretarin e përgjithshëm të drejtorisë për zgjerim, Stefano Sannino dhe drejtorinë e drejtorisë për marrëdhënie me jashtë të BE-së, Miroslav Lajcak.

Agjencia e lajmeve INA bëri të ditur se bisedimet janë fokusuar në procesin e integrimit të Maqedonisë, vlerësimet e autoriteteve të Shkupit lidhur me raportin e progresit të Komisionit Europian dhe gjetjen e zgjidhjeve lidhur me vendimet që do të pasojnë në samitin e fundvitit të BE-së.

Në këtë takim u nënvizua domosdoshmëra e zgjidhjes së kontestit të emrit të Maqedonisë, pasi Greqia vazhdon të insistojë se Shkupi zyrtar duhet të ndryshojë emrin e shtetit, për shkak të rajonit të quajtur Maqedoni në shtetin helen.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Back
Top