Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mandzukiç: Pa frikë, Gomezin e ul në stol

Bomberit kroat, Mario Manxukiç, i mungonte një superekip që të shpaloste potencialin e tij si sulmues. Në vitin e tetë të karrierës së tij si futbollist, Manxukiç është bërë pjesë e Bajernit të Mynihut, ku po shkëlqen dhe po thyen konkurrencën në repartin e sulmit.

2qivebm.jpg

Ai ka ulur në stol jo vetëm Pizarron, por edhe Mario Gomezin, pavarësisht se 30-milionëshi gjerman po përjeton një situatë jo të këndshme, për shkak të dëmtimit. Gjatë një interviste për “eurosport. de”, 26-vjeçari kroat flet mbi skuadrën e tij, fitoren ndaj Shtutgartit, 40-milionëshin Martinez, si dhe flet me bindje se do ta ulë në stol edhe Gomezin, kur ai të rikthehet.
Manxukiç, si e vlerësoni paraqitjen e skuadrës ndaj Shtutgartit në fitoren 6-1?
Ne na u deshën 15-20 minuta për të dalë në lojën tonë. Më pas treguam seç mund të bënin në fushë dhe u lexua qartë se cila skuadër do të fitonte.
Dy ndeshje, dy gola. Po tregoni qartë rëndësinë dhe potencialin tuaj te Bajerni…
Për mua golat nuk janë më të rëndësishmit, pasi vendimtare është që ne luajmë mirë dhe falë filozofisë sonë dalim fitues.
Mendoni se 6 golat e shënuar në ndeshjen e dytë kanë qenë sinjale kërcënuese për konkurrencën?
Na jep më shumë forcë dhe besim në vetvete dhe të tjerët e shohin që e kanë të vështirë të marrin pikë kundër nesh. Jemi një grup i shkëlqyer. Kemi nisur një sezon në mënyrën më të mirë. Jemi të parët dhe ne do vazhdojmë të kujdesemi për veten dhe jo për të tjerët.
Transferimi i Martinezit duket se ka kthyer në golashënues edhe mesfushorët, pasi si Kros, Shvajnshtaiger dhe Gustavo shënuan…
ثshtë shumë pozitive që golat të shënohen jo vetëm nga sulmuesit, por edhe nga mesfushorët. Shpresoj që ky raport të mbetet në këtë formë.
Si ju duk Martinezi në debutimin e tij?
Havi është një lojtar shumë i mirë, mjaft i komunikueshëm, i sjellshëm, i dashur dhe dëshiron të flasë me të gjithë. Ai flet shumë mirë anglisht, prandaj komunikimi është i thjeshtë me të.
Si po ndiheni me Bajernin? Falë golave dhe potencialit tuaj keni bërë që Gomez të harrohet…
Thjesht jam i lumtur dhe i marr me pasion e qejf si stërvitjen dhe ndeshjet në fushë. Jam me fat që jam pjesë e Bajernit, duke qenë se këtu kam gjetur vetveten. Do vazhdoj me këtë ritëm dhe jam i sigurt që konkurrencën nuk do e ndiej shumë në ofensivë. Trajneri Hejnkes merr vendime në bazë të rezultateve dhe jo emrave.
 
Titulli: Mandzukiç: Pa frikë, Gomezin e ul në stol

Cent e more vesh qe luan edhe nje shqiptare per Bayern ...Shaqiri :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back