
Chelsea dhe Manchester United ndajnë pikët në Stamford Bridge, pas një ndeshje të ekuilibruar ku asnjë nga ekipet meritoi të penalizohej.
Manchester United kalon në avantazh në fillim të pjesës së dytë me Sancho, pas një gabimi të Jorginho. Por kapiteni italian i Chelsea ishte protagonist edhe i barazimit, me një penallti e realizuar në minutën 69.
Një vendim kurajoz për Jorginho, që kishte humbur dy penalltitë e fundit me Italinë, duke detyruar kombëtaren e tij të luajë playoff për Botërorin në Katar.
Në minutën e fundit shtesë, mbrojtësi gjerman Rudiger pati një shans të madh për të shënuar, por rezultati nuk ndryshon. Lajm i mirë për londinezët, rikthimi në minutat e fundit të Romelu Lukaku.
Përfitojnë nga barazimi Liverpol dhe Manchester City që sot fitoi 2-1 me West Ham, dhe tashmë tre ekipet më të mira të Premier League ndahen vetëm nga 2 pikë.
A2news.com