Manchester City e do me çdo kusht Januzaj

xhebrail1

INTERIST
Manchester City kërkon ti marrë Manchester United talentin shqiptar, Adnan Januzaj. Pavarësisht deklaratave të David Moyes, sipas të cilit Januzaj nuk do të largohet, duket se sheiku Mansour është magjepsur pas ish mesfushorit të Anderlecht, duke kërkuar me çdo kusht ta afrojë në "Etihad Stadium".

Sipas të përditshmes angleze "Metro", Manchester City kërkon ta joshë 18-vjeçarin me një pagë faraonike, plot 45 mijë sterlina në javë. Kontrata është gati, ndërsa Januzaj duhet vetëm të marrë një vendim pasi Manuel Pellegrini kërkon ta ketë në ekipin e tij që në janar kur hapet edhe merkatoja e dimrit, raporton Supersport.

"Metro" shton se mesfushori mund të nënshkruajë për 5 sezone me "Citizens" nëse nuk arrin marrëveshjen me United për zgjatjen e kontratës aktuale që skadon në vitin 2015. Futbollisit 18-vjeçar i lindur në Bruksel, e ka nisur karrierën tek të rinjtë e Anderlecht në vitin 2005, ndërsa 6 vjet më vonë u bashkua me Manchester United pas këmbënguljes së ish trajnerit Sir Alex Ferguson

adnan-januzaj-6107580.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top