“Mallkimi i nënës”, ja pse gratë jetojnë më gjatë

Love

βeℓℓe â๓e
Mutacioni i plakjes trashëgohet ekskluzivisht nga nëna, por ka efekt vetëm tek meshkujt

burrat-dhe-grate-300x190.jpg


Në të gjitha vendet e industrializuar, gratë jetojnë mesatarisht 5-6 vjet më gjatë se meshkujt, të avantazhuara sipas disa studimeve, nga faktorë hormonalë, sociologjikë dhe kulturorë. Por e njëjta situatë përsëritet tek pothuaj të gjitha qeniet e gjalla dhe sipas të gjitha gjasave, sekreti më tepër se sa në stilin e jetës, ndodhet në gjene.

Sipas kërkueseve të ‘Monash University’, sekreti lidhet me ADN mitokondriale, njësia që konverton molekulat ushqimore në energji. Kjo ADN, në fakt, ndryshe nga ajo normale, trashëgohet ekskluzivisht nga nëna te fëmija, por transmeton karakteristikat e plakjes vetëm tek fëmijët meshkuj. Tendenca e femrave që për nga jetëgjatësia ia kalojnë meshkujve, është e njëjtë edhe tek kafshët. Sipas disa studimeve sugjerohet se këto mutacione mitokondriale shkaktojnë plakjen më të shpejtë të gjinisë mashkullore në tërë mbretërinë e kafshëve.

“Mallkimi i nënës”, kështu është pagëzuar fenomeni i studiuar nga shkencëtarët anglo-australianë, të cilët morën në shqyrtim ADN-në mitokondriale të një lloj fluture, e përdorur për hulumtime gjenetike në laboratorët në mbarë botën. Analiza tregoi se mutacionet e dëmshme kanë tendencë për t’u akumuluar në mitokondri gjithmonë në dëm të mashkullit, sepse, ndërsa ADN e bërthamës qelizore është e trashëguar 50% nga nëna dhe 50% nga babai, ADN mitokondriale është trashëguar vetëm nga nëna.

Sipas studimit të botuar në ‘Current Biology’, ndryshueshmëria gjenetike e mitokondrive lejon të parashikohet në një farë mënyre pritshmëria e jetëgjatësisë së një mashkulli në raport me një femër. Objektivi i ardhshme i shkencëtarëve do të jetë ë zbulojnë mekanizmat gjenetikë të cilët mund të zbatohen për të ‘kompensuar’ efektet negative të këtyre mutacioneve, duke mbrojtur në këtë mënyrë të ashtuquajturin “seksi i fortë” nga “brishtësia” e tij.
Burimi: g.shqip
 
Titulli: “Mallkimi i nënës”, ja pse gratë jetojnë më gjatë

Sa shemtuar tingellon "mallkimi nenes".
Mund ti gjenin nje emer me te pershtatcem.
 
Titulli: “Mallkimi i nënës”, ja pse gratë jetojnë më gjatë

mendova nga titulli kushedi sa interesant do ishte shkrimi...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top