Mali i bekuar i Moisiut gjendet në Arabi Saudite e jo në Egjipt

! - !

Once upon a time...


moisiu-600x360.png


Mali Sinai, mali i bekuar i Moisiut, mund të mos jetë në Egjipt, sipas disa studiueseve amerikan të Biblës, të cilët thonë se ai i vërteti është në Arabinë Saudite

Ky mal i bekuar është njëri prej vendeve të shenjta të hebrenjve, krishterëve dhe disa sekteve islamike, pasi që konsiderohet se është vendi ku Moisiu mori dy pllaka të gdhendura me dhjetë udhëzimet nga Zoti.

Për momentin, mali Sinai është mali mbi gadishullin Sinai të Egjiptit dhe konsiderohet i vetmi se është mali biblik.

Por, sipas një studimi të Mauros, jo vetëm që Mali Sinai nuk është në Egjipt, dhe i cili rrëfehet në Bibël, por ai ekziston në Arabinë Saudite.

Siç shpjegohet në dokumentarin e tij “Zbulimi i Malit të Moisiut: Mali i vërtetë i Sinait është në Arabinë Saudite”, studiuesit kanë arritur që të hynë në disa pika historike të vendit në Lindjen e Mesme që përkojnë me historinë e Moisiut.

moisiu-1.png

“Një nga arsyet kryesore që disa studiues pohojnë se eksodi është mit për shkak të provave të pakta apo për atë çfarë thotë Bibla, është për shkak se këto dëshmi janë kërkuar në Malin Sinai apo në gadishullin Sinai të Egjiptit”, tha ai për The Sun, transmeton GazetaExpress.

“Por, çka nëse këta studiues janë duke bërë kërkime në vend të gabuar?”.

“Kaloni nëpër gadishullin arabik dhe do të gjeni prova të jashtëzakonshme që përputhen me rrëfimin biblik”.

moisiu-2.png

Ryan Mauro thotë se mali i shenjtë gjendet në krahinën veriperëndimore të Arabisë Saudite dhe teoria e tij mbështetet nga disa prova.

Derisa Bibla thotë se Perëndia zbriti në malin Sinai si zjarr, studiuesi ka zbuluar majat e nxehta në vargmalin Jabal al-Lawz.

Në librin e shenjtë, Moisiu ndau ujin e Detit të Kuq për të shpëtuar nga trupat egjiptian të cilët ndiqnin atë.

moisiu-3.png

Shkencëtari suedez, Dr Lennart Moller në fakt gjeti disa korale intriguese që ishin të formuar si qerre që ecnin nën ujë.

Ai gjithashtu foli për një vijë kalimi në mes të Egjiptit dhe Arabisë Saudite.

Mauro po ashtu thotë se ai ka zbuluar në rajonin e njëjtë shkëmbin ndarës që përshkruhet në Bibël.

“Ne besojmë që kjo pikë referimi mund të jetë shkëmbi që Zoti e urdhëroi Moisiun që ta godet, nga i cili rrjedh uji e që siguron dhe shpëton mrekullisht popullsinë hebraike”.

moisiu-4.png

Ai po ashtu ka zbuluar një altar të lashtë që mund të jetë vendi i 12 shtyllave biblike që prezantojnë 12 fiset e Izraelit pranë saj.

Deri me tani, nëntë shtylla janë zbuluar.

“Afër malit, ne kemi një hartë më të mbuluar ku thuhet se njerëzit kanë adhuruar demat dhe lopët”, thotë personi që postojë në YouTube këtë dokumentar.

“Ajo çka është edhe më kuptimplote besohet se këto petroglife janë të izoluara në këtë zonë. Nuk janë se janë të gdhendura diku në këtë mal”.

Ky zbulim përputhet me incidentin biblik të “Viçit të Artë”, ku hebrenjtë filluan ta adhuronin një perëndi egjiptiane në mungesë të Moisiut.

moisiu-5.png

Kur ai u kthye, besimtar e “viçit të artë” ishin mbytur për idhujtarinë e tyre.

Shenja të varrezave u zbuluan në të njëjtin vend e që Mauro thotë se ky është mali Sinai i vërtetë. /GazetaExpress/
 
Interesante, po lexoja diku nje dite e shkruante se Meka e vertete eshte ne Jordani, do.shoh ta sjelln ate shkrim se qe shume interesant.
 
Vec po e paten ndertu sot
Une se di, thash ca lexova dhe do ta sjell se ishte shume kurioz, pastaj e vertete apo jo, sme takon mua ta caktoj. Por duke u bazuar te gjithcka dime si te sigurte, dhe nuk perputhet as me historine, as llosgjiken apo shkencen reale, une them nje sy ja hedh njeriu per te mos vdek injorant.
 
Une se di, thash ca lexova dhe do ta sjell se ishte shume kurioz, pastaj e vertete apo jo, sme takon mua ta caktoj. Por duke u bazuar te gjithcka dime si te sigurte, dhe nuk perputhet as me historine, as llosgjiken apo shkencen reale, une them nje sy ja hedh njeriu per te mos vdek injorant.
Emo mir se ste thash gjo 🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top