Maldivet ndezin alarmin e fundosjes

Kresha

A pretty face can never trick me
Qeveria e Ishujve Maldive ka mbajtur mbledhjen e kabinetit qeveritarë nën ujë, e para e këtij lloji në nivel botëror, që të paralajmëroj për rrezikun e ngrohjes globale.





Presidenti i Ishujve Maldive Muhamed Nashid ceku rrezikun e fenomenit të quajtur ngrohje globale me të cilin po përballën Ishujt Maldive.

Trembëdhjetë anëtarët e qeverisë maldiviane nënshkruan një dokument në të cilin bën thirrje për zvogëlimin e lirimit të gazrave që shkaktojnë ngrohjen globale.

Mjetet e informimit cekin se takimi qeveritar është mbajtur në thellësinë 6 metra në ujërat e liqenit në afërsi të ishullit Xhirfushi i cili përdoret për stërvitje ushtarake.

Ky hap vjen para Konferencës së Kombeve të Bashkuara për të parandaluar ndryshimet klimatike që do të mbahet në kryeqytetin danez Kopenhagë në dhjetorin e ardhshëm.

Qeveria maldiviane përmes këtij takimi ka kërkuar që të lëshohet alarmi i rrezikut që i kanoset Ishujve Maldive me fundosje dhe zhdukje për shkak të ngritjes së nivelit të ujit të detit që shkencëtarët e llogarisin këtë ngritje me shumë se dy metra.

Agjencia e lajmeve 'Associated Press' thotë se presidenti Muhamed Nashid citohet të ketë thënë. "Ajo që ne jemi duke u përpjekur të bëjmë është që të bëjmë njerëzit të kuptojnë se Ishujt Maldive janë një vend në vijën e pare të frontit, kjo nuk është një çështje e rëndësishme vetëm për Ishujt Maldive, por është në interes të botës në përgjithësi.

Presidenti i Maldiveve që nga zgjedhja e tij vitin e kaluar, ka njoftuar për një plan që të krijohet një fond për të mbledhur të holla për të blerë tokë të re që popullata e cila kap numrin treqind e pesëdhjetë mije banorë të transferohet në rast të fundosjes se ishujve.

Duhet të ceket se 80% e tokave të 1192 ishujve në arkipelagun e Oqeanit Indian kanë lartësinë mbidetare më pak se një metër dhe kjo bën se në qoftë se ngritët niveli i detit vetëm për një metër mjafton që të fundosen të gjithë ishujt ku pika më e lartë e lartësisë mbidetare nuk është më e lartë se 2.3 metra. / aljazeera.net



.
Përktheu: Ahmet Hoxha
 
Back
Top