Malala i sfidon sërish talibanët duke lexuar

Love

βeℓℓe â๓e
E ulur në shtratin e spitalit duke lexuar libra e kartolina që i kanë ardhur nga shumë dashamirës, Malala Yousufzai është simbol i kurajës.

138.jpg


15 vjeçarja u qëllua në kokë nga një taliban në Pakistan, pasi ajo i sfidoi ata duke shkruar në lidhje me rëndësinë që ka edukimi për femrat.

Ajo u dërgua në Britani për kurim të specializuar pasi plumbi e goditi në kokë dhe i preku trurin.
Tani adoleshentja po e merr veten dhe ka nisur që të falenderojë mbështetësit e saj për fjalët e mira.

Me mijëra njerëz kanë kërkuar që ajo të marrë çmimin Nobel për Paqen.
Burimi: tema


518.jpg


615.jpg


  • Lajmi origjinal: Talibanët, plumba 14 vjeçares, mbronte të drejtat e vajzave
    Një 14 vjeçare nga Pakistani u qëllua nga talibanët. Ajo ishte aktiviste e të drejtave të vajzave për shkollim. Malalai Yousufzai u sulmua ndërsa kthehej në shtëpi nga shkolla. Ajo është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vajza ishte nominuar për një çmim ndërkombëtar të paqes. Që kur ishte 11 vjeç, ajo kishte nisur të shkruante një ditar për radion BBC, ku tregonte vështirësitë e vajzave për të mësuar. Talibanët pushuan luginën Swat, ku jeton ajo dhe urdhëruan mbylljen e shkollave. Ajo shkroi vjet se kishte frikë se talibanët mund ta rrëmbenin ose t’i hidhnin acid në fytyrë. Ajo tregonte se dëshironte të mësonte juridik dhe të hynte në politikë. “ثndërroj një vend ku edukimi do të mbizotërojë,” tha ajo.
 
Pe: Malala i sfidon sërish talibanët duke lexuar

A5J6_CcCYAAdZWQ.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top