Malajzi, i akuzuar për përdhunim shmang burgun duke u martuar me vajzën që abuzoi

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Një 22-vjeçar në Malajzi, i akuzuar se ka përdhunuar një 14-vjeçare, ka evituar burgimin pasi është martuar me viktimën. Një zgjidhje që ka shkaktuar zemërim te personat që janë kundër këtyre martesave. Ahmad Syukri Yusuf u akuzua për përdhunim në fund të vitit të kaluar dhe do të dënohej me 30 vite burgim, por më pas është martuar me adoleshenten sipas ligjit islamik, duke shmangur kështu ndëshkimin. Ligji në Malajzi parashikon që mosha minimale për tu martuar është 18-vjeç, por bëhen përjashtime për minorenet që ndjekin ligjin islamik. “ثshtë diçka e zakonshme për përdhunuesit që martohen me viktimat e tyre, mbi të gjitha kur janë minorenë, për të mbuluar krimet e tyre”, ka thënë për Reuters një zëdhënëse për mbrojtjen e femrave. Zëdhënësja në Kuala Lampur thotë se shpesh këto vajza janë të detyruara t’i nënshtrohen abuzimeve seksuale përgjatë gjithë jetës.
Noa.al
 
Titulli: Malajzi, i akuzuar për përdhunim shmang burgun duke u martuar me vajzën që a

ITS A PURE LIE!

Ne Malajzi kjo ndodh vetem: Nqs ndonje cift i pamartuar kryejne marrdh. sexuale pa qene te martuar me deshire, nuk do denohen nese martohen. Ama nqs perdhunon merr denimin direkte! S'ka shance te ndodhe ndryshe atje! Media le te kapet me ndonje shtet tjeter ;)
 
Titulli: Malajzi, i akuzuar për përdhunim shmang burgun duke u martuar me vajzën që a

Ligji i vendit thote se duhet te jete mbi 18 vjec per tu martuar,ndersa ligji islamik thote se ben edhe perjashtime,hajde e mere vesh kete pune.Gjeja tjeter qe me duket e neveriteshme,eshte se ai kete vajze e paska perdhunuar edhe tani ajo duhet te martohet me perdhunuesin,ku me pak fjale kesaj femre i eshte perdhunuar gjithe jeta e saj.Mjere ato femra qe jetojne ne vende te tilla sepse qenka nje ferr i vertete.
 
Titulli: Malajzi, i akuzuar për përdhunim shmang burgun duke u martuar me vajzën që a

Ne nje film " la sposa bambina" e martojne ate 10 vjece nese sgaboj.
Ai afro 30.
Nje rast i padegjuar ajo kerkon divorcin per keqtrajtimet perdhunimet qe ndodhnin.
Ai thosh : mua ma ka dhene i ati saj....cf krimi kreva une?
Avokati : ke ikur me nje minorene kjo eshte pedofili.
Ai: cfare eshte pedofilia...ajo eshte nusja ime.

Injoranca kur te kap te verbon.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top