Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mal i Zi, katër ish ushtarë dënohen për krime lufte

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
28217_1.jpg

PODGORICE- Një gjykatë në Mal të Zi ka dënuar me katër vjet burg, katër ish ushtarë të Jugosllavisë së dikurshme, për krime të luftës kundër të burgosurve kroatë të luftës, gjatë konfliktit në Kroaci në periudhën 1991-95.

Katër vetë u shpallën fajtor nga gjykata për torturë të të burgosurve në një kamp të improvizuar në fshatin Morinj, ndërsa dy të akuzuar të tjerë u liruan për mungesë të provave.

Këto vendime u bënë në rigjykim, pasi më herët Gjykata e Apelit e Malit të Zi e kishte kthyer lëndën.

Deklarata e Kroacisë për pavarësi nga Jugosllavia, në vitin 1991, kishte shkaktuar luftë katërvjeçare me kryengritësit etnikë serbë, që mbështeteshin nga Beogradi.

Në atë kohë, në ushtrinë e Jugosllavisë, e udhëhequr nga Serbët, ishin të përfshirë edhe ushtarët nga Mali i Zi.
(ma.ar/rel/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top