Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Makinat me te preferuara nga hajdutet

Cilat janë makinat më të preferuara nga hajdutët, në vend të parë “Merceds Benz ML”​


Revista “Forbes” ka nxjerrë listën e 10 makinave më të vjedhura në SHBA. Por Amerika s’është i vetmi vend, ku vidhen makinat. Por, cilat janë makinat që kërkon më shumë ilegalisht në Evropë? Në vendin e parë qëndron “Mercedes Benz ML”, ndërkohë që në krye të listës së makinave më të vjedhura në Gjermani janë “Porsche Cayenne S” dhe “BMث X5”.
Vjedhja në SHBA
Në SHBA vidhen rreth 1 milionë automjete cdo vit, por “1994 Honda Accord” është makina më e vjedhur. Vetëm vitin e kaluar janë vjedhur më shumë se 55 mijë makina të tilla në SHBA, çka demonstron se hajdutët nuk janë aq të dhënë pas stilit sesa pas substancës. Makinat e vjetra bien më shumë prej e vjedhjeve sepse ato nuk janë të pajisura me aparate moderne që tregojnë vendndodhjen e tyre dhe gjithashtu është më e lehtë t’u hiqen pjesët. Gjithsesi, në SHBA, vjedhja vitin e kaluar është më e ulëta në 5 vjetët e fundit, çka tregon se kriza ekonomike nuk e ka rritur numrin e vjedhjeve. Në një ekonomi të vështirë, ky është lajm i mirë sepse krimi është i shtrenjtë. Sipas FBI-së, çdo vit humbasin 7-8 miliardë dollarë për shkak të vjedhjes së makinave.
Vjedhja në Evropë
Kur vjen puna në Evropë, preferencat e hajdutëve janë krejtësisht të ndryshme nga ato të kolegëve të tyre amerikane. Nëse në SHBA, janë makinat e prodhuara në Japoni ato që vidhen më shumë, në Evropë, makinat më të vjedhura janë gjermane. Kjo, për arsye se makinat që kërkohen më shumë për t’u blerë ilegalisht janë pikërisht ato gjermane. Mund të imagjinohet se në Gjermani, 10 makinat më të vjedhura janë të gjitha gjermane. Hajdutët e makinave gjermane kanë shije mjaft të rafinuara dhe ndryshe nga makinat e vjetra që vidhen në SHBA, në Evropë është pamja e jashtme ajo që tërheq vëmendjen. Në fakt, në disa vende evropiane, si Hugaria, Polonia dhe Sllovakia, automjetet gjermane si “Audi” dhe “Volkswagen” janë më populloret në axhendën e hajdutëve. Për sa u përket vendeve post-sovjetike, lista e dhjetë makinave më të vjedhura ka shumë automjete të prodhuara në këto vende, në krye të listës është “VAZ”. Gjithsesi, në krye të listës është makina gjermane “Volkswagen”.
Teknologjia gjurmuese
Mendohet se vjedhja e makinave mund të pësojë një rënie të ulët, edhe pse historikisht ato rriten gjatë krizave financiare, për shkak se teknologjia gjurmuese përmirësohet vazhdimisht. Teksa makinat e vjetra dalin gjithnjë e më shumë jashtë përdorimit, ato zëvendësohen me të tjera që ofrojnë standarde bashkëkohore sinjalesh, duke reduktuar në maksimum mundësinë e vjedhjes. Aparaturat e gjurmimit që lëshojnë sinjale drejt policisë apo ndonjë stacioni monitorimi janë gjithashtu efektive. Por, teknologjia gjurmuese s’është arma kryesore për të shmangur vjedhjet. Janë disa mënyrë shumë të thjeshta të menduari që mund të mbajnë hajdutët larg makinave. اantat, portofolet, apo sende të tjera të çmuara duhen mbajtur me vete e jo të lihen në makinë, ku kapin lehtësisht syrin e hajdutëve. Shpeshherë makinat thyhen e për pasojë dhe vidhen sepse hajdutët shohin diçka me vlerë brenda.
Makinat më të vjedhura në SHBA
1. 1994 Honda Accord
2. 1995 Honda Civic
3. 1989 Toyota Camry
4. 1997 Ford F-150 Pickup
5. 2004 Dodge Ram Pickup
6. 2000 Dodge Caravan
7. 1996 Jeep Cherokee/Grand Cherokee
8. 1994 Acura Integra
9. 1999 Ford Taurus
10. 2002 Ford Explorer
Makinat më pak të vjedhura
1. 2000 Saab
2. 2002 Volvo S60 AWD
3. 2002 Pontiac Bonneville
4 1998 Lincoln Continental
5. 2001 Ford/Mercury Taurus/Sable Wagon
6. 2001 Pontiac Bonneville
7. 2002 Oldsmobile Silhouette
8. 1997 Saturn SW1 Wagon
9. 1998 Toyota Avalon XLS
10. 2000 Lincoln Continental
Makinat e vjedhura që kërkohen më shumë në Evropë
1. Mercedes ML
2. Range Rover
3. BMW 3-Series
4. Porsche 911
5. BMW 5-Series
6. Jaguar XJ6
7. Audi A3
8. Land Rover Discovery
9. Mercedes SLK
10. BMW X5
Makinat më të vjedhura në Gjermani
1. Porsche Cayenne S
2. BMW X5 3”.0d
3. BMW X5 4.4i
4. VW Golf IV R32
5. VW Caravelle T4
6. Mercedes E250 D
7. Audi A8 3.7
8. BMW M3
9. VW Golf III VR 6
10. VW Passat V6 2.5 TDI
Makinat më të vjedhura në Rusi
1. Volkswagen Passat B5
2. VAZ-2112
3. VAZ-2109
4. VAZ-21099
5. VAZ-2115
6. Audi 100
7. Volkswagen Golf
8. Toyota RAV4
9. Audi 80
10. VAZ-2107

TO​
 
Makinat e vjedhura që kërkohen më shumë në Evropë
1. Mercedes ML
2. Range Rover
3. BMW 3-Series
4. Porsche 911
5. BMW 5-Series
6. Jaguar XJ6
7. Audi A3
8. Land Rover Discovery
9. Mercedes SLK
10. BMW X5


jan te gjitha ne shqiperi hahahaa

Makinat më të vjedhura në Rusi
1. Volkswagen Passat B5
2. VAZ-2112
3. VAZ-2109
4. VAZ-21099
5. VAZ-2115
6. Audi 100
7. Volkswagen Golf
8. Toyota RAV4
9. Audi 80
10. VAZ-2107

kto makina turp kush i ka vjedh se sja vlen puna per cmimin qe kushtojne
 
Ne fakt te gjithe makinat e vjedhura me te bukrat ketu ne shqiperi i gjen :D LOL
 
Nje here gjeten ne shqiperi nje makinen e ministri grek hahaha , kan thene hajdutet svjen ministri i marrim makinen :P
 
Hahahhaha Spo dikan me vjedh valla BMW X5 :P hahhaha KRejt ne Shqipni i kini hmmm :P NA i blejm ne Shqinni Qishtu shkoojn Punt te na :P :P
 
Ti kishit sjell disa me foto se me emra si mar vesh une :D

Nejse duhet te jene makina te bukura per derisa jane objekt i vjedhjeve.
 
ida angel :
Ti kishit sjell disa me foto se me emra si mar vesh une

Nejse duhet te jene makina te bukura per derisa jane objekt i vjedhjeve.

Hahahha me mir mos i shiko se pastaj Do lakmosh edhe ti me Vjedh Ksi Vetura Luksoze :P haha
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back