Majmuni i mori shaminë nga koka vajzës, luftë mes fiseve; 21 të vdekur
Njëzet e një persona vdiqën dhe 60 të tjerë u plagosën për shkak të një majmuni në Sabha, në një qytet në Libi. Kafsha i grisi shaminë e kokës një studenteje, duke shkaktuar një spirale dhune mes dy fiseve rivale në jug të vendit.
Të parët që vepruan ishin familjarët e vajzës, të cilët vranë majmunin dhe tre anëtarët e fisit kundërshtar. Mes dy grupeve shpërtheu lufta me predha mortajash, me raketa e armw tw tjera. Tragjedia nisi javën e kaluar, kur majmuni që i përkiste një tregtari të fisit Gaddadfa (fisi i ish-liderit Muammar Gheddafi), sulmoi një grup vajzash që kalonin pranë dyqanit.
Kafsha grisi shaminë e një vajze, duke i gërvishtur edhe fytyrën. I menjëhershëm ishte reagimi i familjarëve të saj, të fisit Awlad Suleiman, të cilët morën armët dhe vranë tre anëtarët e fisit kundërshtar, së bashku me kafshën. Në ditët në vijim, situata u përkeqësuar edhe më tej: këto dy fise u takuan sërish por të armatosur, duke shkaktuar një tragjedi.
Tani, siç është raportuar në portalin Alwasat, deputeti Ibrahim Mesbah el Hadi tha se situata është shumë e rënduar. “Këshilli Presidencial i ka dërguar tashmë një ekip për të trajtuar të plagosurit dhe është në procesin e dërgimit të një force ushtarake për të ruajtur sigurinë dhe për të ndihmuar liderët fisnore për tu pajtuar”.
g.shqip