Mahnitese!

DeviL

V.I.P
Klienti i lë 200 sterlina bakshish, kamerierja shpërthen në lot kur zbulon motivin


Një kameriere shpërtheu në lot pasi mori një bakshish të konsiderueshëm dhe të papritur nga një klient. Përveç porosisë që kushtonte 9.53 sterlina, klienti bujar i la kamerieres edhe plot 200 sterlina të tjera.
Motivi i kësaj zemërgjerësie të papritur shkrehej në pjesën e pasme të faturës. “Brandi, faleminderit për shërbimin tuaj! Të dëgjova teksa flisje për fëmijën tënd larg prej teje, përdori këto para për t’i bërë një vizitë”, shkruhej në faturë.
= Kamerierja e publikoi foton e faturës në Igmur dhe shfaqi emocionin për marrjen e kësaj dhurate : “Shpërtheva në lot në kuzhinë. Personat bujarë dhe të dobishëm ekzistojnë akoma”, shkruan gruaja.,
Fatura.jpg

Fatura-2.jpg


Burimi: gazeta-Shqip.com
 
Titulli: Mahnitese!

Ka plot njerez me shpirte te mire :)) Bravo!!
 
Titulli: Mahnitese!

ska shanse rren me bisht
 
Titulli: Mahnitese!

ska shanse rren me bisht

Te kishe ja 2 milion paund ti (larg qoft lol )... sdo i leshe 200 sterlina te qelbta nje njeriu qe ka nevoje?
Ska lidhje me rrenen me bisht se nuk eshte nej hata... 200 sterlia jan!
 
Titulli: Mahnitese!

ska shanse rren me bisht

Call pse e thua..? apo duke njohur natyren e anglezve sa sa meskin jan hahahah ,ndoshta ka qen noj refugjat :P me pashaporte angleze ..
 
Titulli: Mahnitese!

Ne pergjithesi ata qe kane pare me thes jane edhe akoma me te pangopur, por kurre si dihet del ndonje i rralle sic mund te jete ky personi ne fjale.
 
Titulli: Mahnitese!

mundet dikush te na i kthej ne euro keto sterlina?
 
Titulli: Mahnitese!

Jane rreth 280 euro.

Gjest i mire.
 
Titulli: Mahnitese!

Te kishe ja 2 milion paund ti (larg qoft lol )... sdo i leshe 200 sterlina te qelbta nje njeriu qe ka nevoje?
Ska lidhje me rrenen me bisht se nuk eshte nej hata... 200 sterlia jan!

Nigjo pak do ja leja njerzve qe kan nevoj per ndihme ejo kamajeres :) kshu qe anglezi te merr pencin jo ma me t lan 200£
 
Titulli: Mahnitese!

Call pse e thua..? apo duke njohur natyren e anglezve sa sa meskin jan hahahah ,ndoshta ka qen noj refugjat :P me pashaporte angleze ..

Kam punu 1vit kamjer as dhe nje cent kshu qe anglezi dhe centin e merr :p
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top