Magjia e një Penelate

Lauri

Anunnak
Friedrich von Amerling penelata magjepsëse e një shpirti ndijimesh përshkuese

Mes pikturës së tij dhe ëndjes së soditësit të kësaj mrekullie krijimi qëndron një ajër i ngjeshur energjie që përçon me një intensitet të lartë sinjale, merr dhe jep një mori përjetimesh dhe ndjesishë, të cilat depërtojnë thellë si brenda nesh ashtu dhe brenda tablosë së piktorit. Ato janë kaq të gjalla sa ta ndjejmë në to pulsin e vërshimeve tona pasionuese. Ato janë të prekshme si çdo kontakt që ne kemi me gjëndjet nëpërmjet të cilave ne ngremë ura komunikimi ndryjor, duke provuar kësisoj se si lëviz universi brenda nesh, se si shpërthime galaktikash e ndezin pranin tonë në këtë kontakt, në këtë mëvetësim përjetues.

FB_IMG_1579256114924.jpg

Është piktura, janë këto tablo, është ky piktor, ashtu si shumë e shumë të tjerë që kanë arritur dhe vijojnë të rrëmbëjnë përdhunshëm gjëndjet tona më etere, për t'i bërë ato pjesë e një magjie, pjesë e asaj alkimie të hymnizimit të botës përmes artit dhe shpirtit.
Austro-hungarezi, Friedrich von Amerling u lind më 14 prill 1803 dhe u shua më 14 janar 1887. Ishte një piktor lëvrues portretesh në oborrin e Franz Jozefit, por erdhi për të mbetur kultivues i së bukurës dehëse. Ai u lind në Vjenë dhe shërbeu si piktor i gjykatës gjatë periudhës ndërvitase 1835-1880 dhe arriti të zinte një vend nderi në panteonin e vlerave të artit, duke qenë atëditë e sot një prekje magjike.
Friedrich von Amerling krijoi mbi 1000 vepra, kryesisht portrete. Ai ishte piktori më popullor i portretit të aristokracisë së lartë dhe klasës së mesme, gjatë periudhës Biedermeier. Gjatë periudhës 1830-1850 paraqesin pikën më të lartë të punës së tij. Stili i tij ka pikat e ngjashmërisë me atë të Ingres, duke kombinuar qartësinë e skicës me ngjyrën e pasur. Puna e Amerling u ekspozua në Vjenë në vitin 2003. Pjesa më e madhe e punës së tij mbetet në Austri.

A Vataj
FB_IMG_1579256118932.jpg
 
Magjia e piktures eshte pertej cdo fjale dhe komenti!! :))
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top