Mafiozi që theu tabunë e fundit!

elbruna

Anëtar i Respektuar
Bossi Robert Mormando, 44 vjeçari vrasës i familjes Gambino, i cili gjendet në burg, ka vendosur të thyejë tabu. “Jam gay” ka thënë ai para gjykatësve në New York, duke thyer kështu dhe tabunë e fundit në botën e mafjozëve.

Asnjë mafioz deri më tani nuk ka pranuar homoseksualitetin e tij. Kjo është një veçori që nuk vlerësohet aspak nga “burrat e nderit”. Marmando ka thyer shumë rregulla të botës së mafies. Ai ka bashkëpunuar me policinë e u ka dhënë informacione dhe ky element konsiderohet si dënim me vdekje për mafiozët. “Ka disa rregulla të cilave një njeri i mafias duhet t’i përmbahet 100%. Psh nuk duhet mbajtur mjekër, nuk duhen pasur histori me gruan e një tjetër gangsteri, nuk duhet bashkëpunuar me forcat e rendit. Kurrë!”,‐ shkruhet në New York Times. Midis rregullave të pashkruara të mafiozëve, ekziston edhe kjo që është ndoshta më e forta: mafiozi duhet të jetë “burrë i vërtetë”, sepse në kulturën mafioze homoseksualiteti konsiderohet element debulese dhe nuk pranohet. Sipas Gerard L. Shargel një nga përfaqësuesit ligjor të John Gotti, kultura mafioze është çështje respekti mes burrash, e si rrjedhojë përshkohet nga një nivel tejet i lartë maskilizmi. Ndaj rasti i Mormando‐s do të thyejë një nga tabutë më të forta në kulturën mafioze, ndaj është shummë i rrezikuar. Procesi ndaj tij po bëhet në fshehtësi të plotë.
NRG
 

Attachments

  • mafia.jpg
    mafia.jpg
    21.1 KB · Shikime: 8
sa interesante mjerim te con edhe vete te beshe seks
 
Deri sa ka bashkpunuar me forcat e policis ka dal jasht mafies nuk quhet me antar i saj ....
Per gay-zmin e tij mund te them qe ka dor vete mafia :D:D:D:D
 
Hahaha bravo mafiozo ....Ja nxore bojen edhe mafiozve ...
 
Tallet tallet Amerika por mos te harroje se ne nje kohe mafia kontrollonte shtetin atje.
 
Pse tani se kontrollon shtetin thua ti ???
Cdo antar i mafias pasi bashkunon me policin nuk quhet me mafioz quhet pentit....
Per punen pse esht ber gay ai sepse i kan cuar po mafiozet shok dhome se sdoja ta banalizoja temen por e lash te nenkuptohej.
 
Back
Top