Mafia shqiptare financoi Mesiçin?

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
31014_6.jpg


ZAGREB- Kriminelët shqiptarë në Kroaci dhe në botë në vitin 2000 kanë financuar Stipe Mesiçin në fushatën e parë të zgjedhjeve presidenciale. Lajmi që pritet të ketë jehonë të gjerë në rajon është bërë i ditur nga biznesmeni shqiptar Anton Kaçinari, sipas gazetës kroate "Vecernji List". Kaçinari është dëshmitar në gjykimin e publicistit Darko Petriçiç, të cilin Mesiç e ka paditur për shkak të shpifjeve. Publicisti kroat ka shkruar disa herë se kriminelëve shqiptarë në mbështetje të Mesiçit u ka prirë Kristë Gjergjaj, i cili, sipas tij, qëndron prapa disa plaçkitjeve të argjendarive, por edhe të disa veprave të tjera kriminale.
Rrëfimi i dëshmitarit
"Mesiç ishte i afërt me një sipërmarrës nga Zagrebi me prejardhje shqiptare, i cili ishte i lidhur me Hërvoje Petraçin", - ka thënë Kaçinari. Ai shtoi se lideri i dikurshëm i Kroacisë ishte i lidhur edhe me shqiptarët në Poreç. Kaçinari para Gjykatës Komunale penale në Zagreb ka përmendur edhe Amir Muharremin, për të cilin tha se si diplomat kroat ka qenë i dëbuar nga SHBA-ja, pastaj Mesiçi e emëroi atë shef të kabinetit të tij. Në deklarimin e tij ka përmendur edhe lidhjet me kryetarin "afatshkurtër" të Kosovës, Behgjet Pacollin. Sipas Kaçinarit, në fushatën parazgjedhore, fillimisht Mesiç nuk kishte para as për kafe, pastaj, menjëherë bëri shumë para. Mesiç e ka paditur Petriçiçin për shkak të deklaratave në televizionin kroat dhe në "Radio 101" se mafia shqiptare ka financiar fushatën e tij parazgjedhore.

Mesiç pro Kosovës
Stipe Mesiç gjatë kohës së presidencës së tij është deklaruar disa herë në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës dhe ka bërë të ditur se sipas tij, Serbia duhet të bindet e nuk duhet ta kërkojë më territorin me popullsi 90 për qind shqiptare. Edhe pse deklaratat e tij kanë shkaktuar furtunë në marrëdhëniet diplomatike me Beogradin, Mesiç nuk ka hezituar të deklarojë se Serbia e ka humbur Kosovën për shkak të sjelljes së saj dhe nga ana tjetër, Kosova ka të drejtën e vetëvendosjes. Komentet dhe deklaratat e Mesiç kanë shkaktuar disa herë situata të pazakonta në samite apo konferenca ndërkombëtare ku zyrtarët serbë kanë reaguar ashpër ndaj qëndrimit të tij.
(GSH/BalkanWeb)
 
Back
Top