Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Macron u takua me Merkel: Fati i Gjermanisë dhe Francës i lidhur ngushtë me BE’në

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar takimin e tij të parë si president me kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi ka zgjatur për disa minuta dhe pas kësaj presidenti Macron bashkë me Merkel kanë dalë një konferencë për mediat.
Merkel ka theksuar se zgjedhjet në Francë treguan sa e rëndësishme është Europa dhe se bashkëpunimi i Gjermanisë me Francën do të jetë më i madh.

Nga ana tjetër presidenti Macron tha se Europa duhet të jetë më pak burokratike dhe më shumë mbrojtëse.

Ai ka pranuar se Europa ndodhet në një moment kritik dhe ka theksuar se rruga e suksesit të dy vendeve është e lidhur ngushtë me suksesin e Bashkimit Europian.

Angela Merkel tha se të dyja qeveritë do të hartojnë një plan kohor afatmesëm, si mund të forcohet bashkimi monetar i Eurozonës.

Po të nevojiten për këtë ndryshime të marrëveshjeve të BE, Gjermania është e gatshme për këtë, tha kancelarja.

“Nga pikëpamja gjermane është e mundur që të ndryshohen marrëveshjet, kur kjo ka kuptim”, tha Merkeli.

Ky ndryshim nevojitet, nëse forcimi i eurozonës nuk synohet të arrihet vetëm me një marrëveshje ndër qeveritare.

Kancelarja kritikoi pozicionimin e disa shteteve të BE, të cilat i kundërshtojnë në parim ndryshimet e marrëveshjeve.

Macroni tha se “ndryshimet e marrëveshjeve (të BE) kanë qenë për një kohë të gjatë një tabu franceze”.

“Për mua kjo nuk është tabu”, tha ai. Macroni dëshiron para së gjithash një plan veprimi për reforma, si mund të bëhen më efikas BE dhe Eurozona. Po të rezultojë që për këtë nevojiten reforma të marrëveshjeve, ai është i gatshëm për to.

Paraardhësi i Macronit, François Hollande i pati kundërshtuar gjithmonë ndryshimet e marrëveshjeve të BE, sepse druhej se për këtë ndoshta në Francë do të nevojitej një referendum për ratifikimin.

Macroni tha për qytetarët që e pritën me gëzim në kangjellat e Zyrës Kancelarore ardhjen e tij: për mua kjo është shumë emocionuese.

Ky është një sinjal për Evropën dhe është e rëndësishme që ky entuziazëm t’u rikthehet njerëzve, tha ai.

Edhe Merkeli ka të njëjtin detyrim dhe përgjegjësi, shtoi Macron.

Ai tha se dëshira e tij është që për të brohoritet ende edhe kur të vijë pas pesë vjetësh në Berlin.

Ndërsa Merkeli tha për magjinë e çdo fillimi: një magji e tillë mban vetëm atëherë “kur pasojnë rezultate”.

Njësoj si Macron ajo dëshiron që njerëzit të vështrojnë të gëzuar dhe optimistë drejt së ardhmes.

Dhe uron: “Për bashkëpunimin më të mirë të mundshëm.” /dw
3100_1494883970-9013757.jpg
http://www.gazetaexpress.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back