Macja kthehet në shtëpi pas nëntë vitesh

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Macja kthehet në shtëpi pas nëntë vitesh

Dixie, një mace 15-vjeçare, e cila ka humbur në vitin 1999 është gjetur të enjten rreth 800 metra larg shtëpisë së saj, në qytetin britanik Birmingham.Pronarët, Alan e Gilly Delaney, kishin menduar se macen e tyre e kishte shkelur ndonjë automjet, megjithatë Dixie është gjallë e shëndosh, dhe pas nëntë vitesh është gjetur me ndihmën e organizatës për të drejtat e kafshëve - RSPCA.

Një qytetar i brengosur ka paraqitur në organizatën e përmendur një mace të dobët dhe të munduar e cila ka qenë në atë rajon për disa muaj rresht, pas së cilës, duke shikuar mikroçipin e saj, Alan Pittaway, një punëtor në organizatën e përmendur të kafshëve, ka konfirmuar se bëhet fjalë për Dixien. Macja ‘e humbur’, në afat prej vetëm gjysmë ore, i është kthyer pronarëve të saj, të cilët kanë mbetur të habitur nga gëzimi.

"Me vet faktin se që kam arritur t’ua ktheje Dixien pronarëve të saj ma është ndrequr dita", ka komentuar Pittaway për agjencinë e lajmeve Reuters.

"Karakteri i Dixiet dhe sjelljet e saj nuk kanë ndryshuar aspak", ka thënë pronarja e saj Gilly Delaney.

Nga shoqata bamirëse për kafshë RSPCA shpresojnë që ky tregim do të inkurajojë pronarët e kafshëve në mbarë botë që kafshëve të tyre të adhuruara tu vendosin mikroçipe.Telegrafi
 
Last edited by a moderator:
Ja pse i adhuroj...E imja u kthye mbas 3 muajsh...
 
Edhe mua me pelqejne mackat, sidomos ato te shendoshat :D
 
se di pse bredhin kaq kto macoket....por ja qe paskan kujtes shume te mire:)
 
bravo macja , per 9 muaj une do e kisha harruar :D
 
po ca kujtese more ... me siguri ka ngaterruar rrugen
 
bukur...parvjet pata degju per ni qen qe u kthy n'shpi vet masi kish humbur me kilometra e kilometra larg shpis...
 
po sa vite jeton nje mace mesatarja e di kush kete? .... menoj qe deri 10 vjet mos gabohem

Me se shumti deri ne 25 vjete, shpresoje qe dhe macaja ime te jetoje gjate, sepse te rralla jane ato qe jetojne kaq gjate :( mesatarja eshte 12 deri ne 15!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top