Lutje per merzi apo pikellim

MasteR

I'm offline
Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “اdoherë që robin e kaplon një mërzi apo pikëllim dhe ai thotë: ‘ALLAHUMME INNI ABDUKE IBNU ABDIKE IBNU EMETIKE, NASIJETI BIJEDIKE, MADIN FIJE HUKMUKE, ADLUN FIJE KADAUKE, ESELUKE BIKULI ISMIN HUVE LEKE, SEMMEJTE BIHI NEFSEKE, EU ENZELTEHU FI KITABIKE, EU ALEMTEHU EHADEN MIN HALKIKE, EU ISTE’THERTE BIHI FI ILMIL GAJBI INDEKE, EN TEXH’ALEL KURANE RABIA KALBI, UE NURA SADRI, UE XHELAE HUZNI UE DHEHABE HEMMI’ Allahu gjithsesi do t’ia largojë mërzinë dhe në vend të pikëllimit do ta gëzojë”. Njerëzit thanë: Ia vlen që t’i mësojmë këto fjalë? Sigurisht, këto fjalë duhet t'i mësojë ai që i dëgjon - tha Pejgamberi. (Sahih Ibën Hiban nr. 972, Shuajb Arnauti thotë se zinxhiri i këtij hadithi është i saktë)

Përkthimi i lutjes është: O Allahu im, unë jam robi Yt, i biri robit Tënd dhe i biri i robëreshës Tënde, balli im është në dorën Tënde, vendimi Yt mbi mua kalon, gjykimi Yt mbi mua është i drejtë. Të lus me çdo emër që ke, me të cilin e ke emërtuar Vetveten, ose e ke zbritur në Librin Tënd, ose ia ke mësuar dikujt nga krijesat, ose e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde që Kuranin ta bësh pranverë të zemrës sime, dritë për gjoksin tim, heqje të pikëllimit dhe largim të mërzisë.
 
Back
Top