Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lunaçek: BE ka mundur të parandalojë dhunën në Maqedoni, Gruevski është opozitë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, duke komentuar krizën politike dhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë për agjencinë austriake APA, ka thënë se është e gjatë lista e mëkateve të BE-së ndaj Maqedonisë, transmeton Gazeta Express.
Mes tjerash ajo ka theksuar mungesën e perspektivës së qartë të BE e cila, sipas saj, do të kishte pas mundësi të parandalojë eskalimin e politikës nacionaliste të Gruevskit. Ajo ka kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe komesari për zgjerim mbështetje më aktive për formim të Qeverisë së re.

“Shefja e diplomacisë së BE-së Federika Mogerini dhe nga eurokomesari për zgjerim Johanes Han të mbështesin në mënyrë aktive formimin e Qeverisë së re, ndërsa Gruevskit dhe partisë së tij t’ua bëjnë qartë me dije se duhet ta pranojnë rolin e opozitës. Përkrah kësaj, BE duhet të rris angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, ndërsa procesin e zgjerimit ta pozicionojnë si shtyllë kryesore të stabilitetit në rajon”, thotë Ulrike Lunaçek./Gazeta Express/
lu_1493629273-8688517.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top