Sekretet e lumturisë
Sekretet e lumturisë
Pse dikush është i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush është gazmor e i pasur, ndërkaq dikush i mjerë dhe i varfër? Pse dikush është frikacak dhe i pasigurt e dikush për- plot besim?
Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore,nuk mund të arrijë kurrfarë rezultatesh? Pse dikujt i shkon përdore të shërohet nga të ashtuquajturat sëmundje të PASHثSHRUESHME e dikush, pa asnjë sëmundje, është i sëmurë? Pse disa femra jetojnë për mrekulli, kurse motrat e tyre jetojnë në mjerim? Pse...
Thuhet: njeriu i ka një milion probleme. Jo. Njeriu është krijuesi i problemeve të veta, prandaj, ndihmoje njeriun të qendërzohet – problemet shuhen e tejkalohen.
Moti është thënë se:
1). Nuk ka jetë pa
VUAJTJE 2). Nuk ka vuajtje pa
SHKAK 3). Nuk ka shkak që nuk mund të
TEJKALOHET.
Pse nuk ka jetë pa vuajtje dhe cilët janë shkaktarët e vuajtjes?
Të gjitha ligjet e natyrës punojnë për të mirën e njeriut, vetëm njeriu punon kundër vetvetes. Pse? Njeriu me lindjen e tij e fiton të drejtën të jetojë i shëndetshëm, shumë i pasur, i hareshëm dhe shumë i lumtur. Këto janë gjendje normale. Ndërkaq, sëmundja, varfëria, mërzia dhe mjerimi janë gjendje abnormale, SثMUNDJE MENTALE, që ia shkakton njeriu vetes, me mendime negative. (Humbolti ka thënë: do të vijë dita kur edhe sëmundja do të jetë turp, sepse të gjitha sëmundjet bazën e kanë në mendimet negative).
Të gjitha librat e vjetra të besimeve fetare thonë: mos iu friko Zotit, frikoju vetes tënde. Pse? Sepse Zoti - (mençuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrës – thoni qysh të doni) - njeriut ia ka dhënë Tث GJITHA, pra, ia ka dhënë të drejtën të zgjedh e të merr çka të dojë dhe sa të dojë nga jeta e vet!
Të gjitha krijesat të tjera në planetin tokë e kanë skicën gjenetike, janë esenca të fikësuara – janë të detyruara ta ndjekin vetëm skicë gjenetike dhe asgjë tjetër nuk mund të ndryshojnë: zogu duhet të jetë vetëm zog; lulja vetëm lule; peshku vetëm peshk; molla vetëm mollë dhe asgjë tjetër.
Njeriu e ka LIRINث e madhe – dhuratë hyjnore: prej SHثMTIE deri në SHثNJTRI. Në pëlhurën e bardhë të jetës, me dëshirën tënde, me dorën tënde, mund ta shkruash fjalën MJERIM dhe tërë jetën do ta kesh të mjerë dhe, poashtu, në pëlhurën e bardhë, me dorën tënde, me dëshirën tënde, mund ta shkruash fjalën LUMTURI dhe tërë jetën do ta kesh të lumtur. Kjo është dhurata më e shtrenjtë e hyjnores për njeriun që, njeriu i gjorë, nuk DI ta përdorë.
Prandaj nuk ka jetë pa vuajtje, sepse në njeriun gjenden shkaktarët e vuajtjes.