Lumturia nuk vjen as nga pasuria, as nga seksi…Ka diçka që njerëzit e harrojnë

AnGeLiC

VIP
V.I.P
as-3-598x381.png


Një raport nga Gazeta e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale tregon se kontribuesi Nr. 1 i lumturisë në jetë nuk është paraja, popullariteti. As edhe një jetë e mirë seksuale.

ثshtë autonomia, ndjenja se aktivitetet dhe zakonet e jetës suaj janë të vetë-zgjedhura dhe të vetë-miratuara. Dhe kur ne kemi autonomi në jetën tonë, kur kemi fuqinë mendore të zgjuarsisë, duhet ta shpenzojmë me mençuri.


Por shumë njerëzve u ndodh që të hyjnë në një dialog me veten, i cili ka efekte dobësues mbi ne.

Ne heqim dorë nga fuqia jonë, kur monologu ynë i brendshëm kthehet kundër nesh, si një tifoz i dehur futbolli në një natë kur birra në stadium kushton dhjetë qindarka.

Ne i bëjmë vetes pyetje dobësuese, si: “Pse nuk më rri b… rehat?” “Pse gjithmonë i hedh gjërat në erë?” “Pse u rrit në detyrë ajo tjetra dhe jo unë??” “اfarë ka që nuk shkon me mua?”

Ne “e rrahim” veten pa pushim me kufizimin e mendimeve, besimeve dhe qëndrimeve. Shpesh nuk e kuptojmë që po e bëjmë, ose nëse e kuptojmë, nuk kemi fuqi ta ndihmojmë vetveten.

Pra, pse e bëjmë këtë?

Lisa Zakeo, një hipnoterapiste thotë se shkaku është gjithmonë i njëjtë: Mendimi që “nuk jam aq i mirë sa duhet!”

Ju tingëllon i njohur?

Pjesa më e çmendur, thotë Zakeo, është se ky besim shpesh bazohet në një perceptim të gabuar apo një eksperiencë personale, që është marrë për keq. Eshtë një besim që është shndërruar në një epidemi. Ne qortojmë veten gjithë kohës, projektojmë tek të tjerët mendimin tonë që “s’jam dhe aq i mirë”, dhe më pas ata na e përplasin në fytyrë. Dhe kështu hyjmë në një spirale dobësimi për veten tonë.

Për të ndalur këtë dialog me veten duhet që të pushoni së thëni vetes se nuk jeni mjaftueshëm të mirë.

Zakeo shpjegon më tej: “Mendimi ‘jo aq i mirë sa duhet’ vjen prej ndryshimeve. Ne mendojmë se ndryshimet tona janë një mallkim, në vend që t’i shohim si një bekim. Mendojmë se na bëjnë më pak të aftë, kur e vërteta është se na bëjnë më të mirë. Duhet të besojmë që jemi të veçantë”. Mbajeni mirë në mendje këtë, herën tjetër që do të mendoni se nuk jeni atje ku duhet. / Bota.al
 
Ho pra sjane leket.
Te me japin mua lek mjaftueshem te blej udhetime, te blej yaht te vizitoj plazhe, te blej libra e motora :P
Aq per tani.
 
Brockulla, edhe une I bashkohem Nikit... ;)
 
Ska arsye pse te mos jete seksi dhe leku si pakete plotesuese e lumturise njerzore.
Sidomos seksi sbehet, do shumohemi ahahahahhahahahaha.
 
Mua pasuria sme ben te lumtur, sigurisht ta ben jeten me te lehte...por kjo nuk lidhet me lumturine si koncept..sigurisht kam qene edhe e lumtur, por nuk ka qene nje moment i gjate. Them se ne kete negativitet njerezor qe na rrethon, nuk mund te jesh e lumtur. Por faleminderit Zot qe nuk jam harbute si te tjeret, qe nxjerr helm ne cdo fjale.
Duhet te mesohemi qe lumturine ta lidhim me anen shpirterore , nese mendojme se pasuria do na bej te lumtur sdo jemi asnjeher te lumtur.
 
Lumturia nuk është tek autonomia, por tek shkuarja e gjërave mirë, familja dhe siguria për të ardhmen,

Ata/ato që jetojnë vetëm e të pavarur, nuk janë të lumtur.
 
Cdo njeri lumturohet me dicka,dike apo me gjithshka.
Mua prsh me ben te lumtur macoku im.
Sa her shoh fytyren e tij,me shndrisin syt edhe ndjehem e qet .
Dikush esht i/e lumtur nga familja,dashuria,paraja,puna etj etj.
Lumturia nuk shpjegohet por ndjehet.
 
Vari ., teneqen se per pak desh thashe ndonje fjalè pa kuptim.,

$ $ $ $ $ $ $$ $ $ $ $ $ $ $ $ $ $ $ $ $$ kjo te bèn tè zgjidhesh çdo prb. Edhe tè lumtur e pikè.
 
Varet cfare lloj target grupi kane marre keta ne studim.
Gjithsesi , paraja ste be te lumtur , por duke te thjeshtesuar jetesen mundesia per lumturi eshte me e madhe
Eshte nje nga komponentet qe lidhet ngushte me te qenurin i lumtur. Ai njeri qe ka anen ekonomike te mbushur , padyshim qe ka luksin te merret e te vleresoj edhe gjerat e vogla. Ai qe ska te mbush barkun me buke , nuk ka kohen e forcen te vleresoj asgje pervecse fatit te tij te zi.

Pra kjo gjeja funksionon si parim, sepse praktikisht e verteta eshte e kunderta e saj :P
 
Po autori qe ka hapur kete teme si mendon? Apo si revista qe e ka botuar... :P
 
tema te tilla ndonjehere shpesh D, me duken si tregime perrallash e qe ne fund thone..dhe jetuan te lumtur..se s mbaj mend as se si eshte permbyllja. :P
 
Lumturia nuk është tek autonomia, por tek shkuarja e gjërave mirë, familja dhe siguria për të ardhmen,

Ata/ato që jetojnë vetëm e të pavarur, nuk janë të lumtur.

Ke me milliona raste qe provojne te kunderten e kesaj qe thuan ti.

Lumturia eshte emocion, shkon e vjen ... pavaresisht situatave apo rrethanave.
 
Një krahasim ndoshta jo aq i arësyeshëm, por në përgjithësi
është shumë e vërtetë: ne nuk mund të jemi të lumtur
derisa jetojmë në një system shoqëror ku gjithëçka është
e imponuar, planifikuar apriori rrjedhmëria e gjërave,
duke kyçur këtu e dhe rëndësinë e parasë.
Neve personalisht paraja nuk na duhet, por se të tjerat na kërkojnë.
Shumëçka mos të them pothuajse gjithëçka që kemi nevojë
janë të kushtëzuar, pra kemi të bëjmë me një lumturi të kushtëzuar.

Të them më shkurt: kjo edhe është tragjedia e mbarë shoqërisë njerëzore,
që të gjithë jemi në një valle që dikush tjetër vendos për muzikën...
 
Ke me milliona raste qe provojne te kunderten e kesaj qe thuan ti.

Lumturia eshte emocion, shkon e vjen ... pavaresisht situatave apo rrethanave.
Nuk duhet ngatërruar lumturia me gëzimet/mërzitjet e momentit.
Ata/ato që janë të vetmuar, nuk e pranojnë që s'janë të lumtur, se nuk i lë egoja/krenaria e tyre.
Gjatë jetës, egoistët e gjejnë veten në një rrugë pa krye, e me kokëfortësi e vazhdojnë atë rrugë, deri sa i lënë fuqitë e përfundojnë si mos më keq.
 
Nuk jam dakort ... eshte njelloj sikur te thuash per palen tjeter qe hiqen sikur Jane te lumtur ,por ne te vertete eshte fallco .

Emocione te tilla nuk I kontrollon dot .
 
Jo me larg se sot pasdite kur po kthehesha nga shkolla po flisja me Didin e i them: sapo kam blere ca triko me 5 euro, nderkohe qe ne Shqiperi jane 30 euro :P. Pasi folem e folem mbi cmimet biseda u mbyll me fjaline(te menduar nga te dyja): "Aman, se ca copa leckash jane. Rendesi ka te jemi mire me shendet e familje!" :)

Cdo element i jetes ka peshen e tij, dhe nuk mohohet kontributi qe jep ne mireqenien e plote te njeriut, por Lumturia mbi te gjitha me shume se materiale eshte shpirterore!
 
Kur konceptet realtive kalojne ne cilsimin e kerkimit "absolut" ketu eshte nje deshtim total.
Tani si te jemi te lumur?!
Po aman, robi duhet te jetoje thellsisht, bashke me barometrin e ngjyrave te emocioneve.
S"mund te jesh i /e lumtur nese s"njeh pakten e emocioneve dhe ndjenjave tjera.
Eshte njerzore te shkrihesh ne buzeqeshje,lot,trishtim,gezim e gjitha kjo perbene jeten,jeta ne vetvete eshte lumturia e te jetuarit.
 
Back
Top