Një lumë misterioz, thellë në zemër të Amazonës është aq i nxehtë sa uji i tij zien. Lumi ka qenë legjendë prej një kohe të gjatë në Peru, por kur gjeoshkencëtari Andrés Ruzo dëgjoi për të, mendoi se një fenomen i tillë ishte e pamundur të ekzistonte.
Ai besonte se do të duhej një sasi mjaft e madhe nxehtësie gjeotermale që të bënte të ziente edhe një lum të vogël dhe baseni i zbuluar në Amazonë është larg nga çdo aktivitet vullkanik në zonë. Por më pas, Ruzo e pa me sytë e tij lumin legjendar.
Ruzo kishte dëgjuar për herë të parë për lumin e quajtur Mayantuyacu kur gjyshi i tij i kshte treguar historinë se si kolonizatorët spanjollë kishin vrarë perandorin e fundit Inca.
Ai i kishte rrëfyer se pas vrasjes kolonizatorët spanjollë ishin futur në Amazonë në kërkim të arit. Kur ishin kthyer, kishin treguar eksperienca të tmerrshme me ujëra të helmuara, gjarpërinj që hanin njerëz dhe një lum, uji i të cilit ziente.
Andrés Ruzo u vu në kërkim të tij dhe e gjeti. Sipas tij, nxehtësia e madhe e këtij lumi lidhet me çarjet e krijuara në këtë vend të burimeve me ujë të nxehtë që gjenden në brendësi të tokës.
“Ashtu si njerëzi kanë gjak të nxehtë që kalon nëpër venat dhe arteriet e tyre, edhe toka në brendësi të saj ka ujë të ngrohtë që kalon nëpër të çara e saj, – shpjegon studiuesi. – Kur këto arterie dalin në sipërfaqe, kemi manifestime gjeotermale siç janë burimet e nxehta ose si në këtë rast një lum që vlon”.
g.shqip