Lumë golash, Lazio, Napoli e Atalanta bëjnë detyrën, Roma ngec në fund

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
239a33b7d48907382f9323cd2f44be99o2-1100x620.jpg
Një javë plot me gola ishte ajo radhës në Serie A ku në 8 ndeshje (pa përmendur ato të mbrëmjes) u shënuan plot 29 gola.

Napoli fitoi me rezultatin 4-3 përballë Crotones. Vendasit udhëhiqnin 3-1 në pjesën e parë, por miqtë gjetën forcat dhe barazuan më pas. Djemtë e Gattuso gjetën ende fuqi në këmbët e tyre dhe shënuan golin e fitores me Di Lorenzon.

Atalanta mori një 3 pikësh të vlefshëm duke mundur në shtëpi Udinezen me rezultatin 3-2. Dygolëshi i Muriel e çon “Dea”-n në vendin e tretë.

Edhe Lazion mori një fitore të mundimshme 2-1 në shtëpi ndaj Spezia, në një takim që shënoi përplasje mes lojtarëve të dy ekipeve pas një ndërhyrje të rëndë të miqve në fund të takimit.

Roma vijon të tregojë paqëndrueshmëri në kampionat duke rënë në vendin e 7 që e le jashtë kupave të Europës. Verdhekuqtë morën një barazim 2-2 ndaj Sasuolos në transfertë, në një takim që ishin duke udhëhequr gjatë

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top