“Lulja e jetës”

Lauri

Anunnak
Lulja e jetës është një simbol tepër i lashtë i përbërë prej rrathësh të mbivendosur. Rregulli qëndron në simetri për të krijuar një formë gjeometrike të ngjashme me një lule.
“Lulja e jetës” mund të gjendet në të gjitha besimet kryesore të botës. Ajo përmban motivin e krijimit që ka dalë nga “Zbrazëtia e Madhe”. Gjithçka është e përbërë prej mendimit të Krijuesit. Mbas krijimit të Farës së Jetës e njëjta shtjellë lëvizjeje vazhdon, duke krijuar strukturën pasardhëse të njohur si Veza e Jetës.

Shiko fotografinë 1786941

Kjo strukturë formëson bazat për muzikë, sikundër distancat ndërmjet sferave është identike me distancat ndërmjet tonaliteteve dhe gjysmë notave në muzikë. ثshtë gjithashtu identike me strukturën qelizore në ndarjen e tretë embrionale (Qelizat e para ndahen në dy qeliza më pas në katër dhe në tetë qeliza). Kështu që e njëjta strukturë derisa zhvillohet më tepër, krijon trupin njerëzor dhe gjithë sistemet energjetike duke përfshirë edhe Merkhaba-në. Nëse ne vazhdojmë duke krijuar gjithnjë e më shumë sfera do të përfundojmë me strukturën e njohur si lulja e jetës. Ajo mban një simbol sekret të krijuar nga vizatimi i 13 rrathëve. Duke bërë këtë gjë çdokush mund të zbulojë modelin më të rëndësishëm në univers. Ky është burimi për çdo gjë që ekziston të quajtur Fryti i Jetës dhe që ndahet në 13 sisteme informacioni. Secili prej tyre shpjegon një aspekt të realitetit. Në këtë mënyrë këto sisteme janë të afta të na japin akses për çdo gjë duke filluar nga trupi i njeriut e deri te galaksitë. Në sistemin e parë p.sh. është e mundur të krijosh çdo formë molekulare dhe çdo strukturë të gjallesave një qelizore që ekzistojnë në univers. Me pak fjalë çdo gjallesë që ekziston. Forma më e zakonshme e Lules së Jetës është një model 6-këndëshi i rregullt (ku qendra e çdo rrethi është në perimetrin e gjashtë rrathëve me të njëjtin diametër) i përbërë prej 16 rrathësh të plotë dhe 36 harqeve të pjesshme të përmbyllur nga një qark i madh.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Prej mjaft studiuesve ky simbol konsiderohet të jetë një ndër simbolet e gjeometrisë hyjnore, duke mbartur një vlerë të rrallë religjioze të parimeve thelbësore. Në këtë formë kjo paraqet vizualisht një ndërthurje midis informacionit bazë shpirtëror për çdo krijesë të gjallë. Ekzistojnë shumë besime fetare të bashkëngjitura me “lulen e jetës”, madje edhe 5 trupat gjeometrikë të Platonit mendohet se janë të prejardhur prej këtij modeli. Këta trupa gjeometrikë supozohet se shërbejnë si një kallëp prej të cilit burojnë forma të ndryshme jetësore. Sipas autorit amerikan Drunvalo Melchizedek, në traditën judeo-kristiane etapat që ndërtojnë farën e jetës, përfaqësojnë pikërisht 7 ditët e krijimit. Përmes hapave që çojnë në lulen e jetës midis të tjerash hasim simbole të veçanta fetare si “Vesica Piscis” që paraqet një peshk apo Krishtin dhe “Unazat Borromeane” që përfaqësojnë Trinitetin.

Shiko fotografinë 1786942

“Këto nuk janë fjalë që unë po i trilloj, por këto janë përdorur që në kohërat e lashta për ta përshkruar atë. Mendoj se e quanin Lulja e Jetës për arsye se ngjante me një lule dhe sepse ajo përfaqësonte të gjitha përpjesëtimet, ligjet e gjithçkaje të gjallë ose jo, çdo gjëje të dukshme”, – Drunvalo Melkizedek, duke folur gjatë një prezantimi mbi lulen e jetës.


Lulja e jetës ka pasur një domethënie kuptimplote gjatë historisë njerëzore. Atë mund ta gjesh nëpër tempuj, art, dorëshkrime dhe kultura nga gjithë bota. Disa nga vendndodhjet kryesore ku është gjetur lulja e jetës vijojnë si më poshtë:

Asiri – Pallati i Asurbanipalit

Egjipt – Tempulli i Osirisit në Abidos

Rumani – në malet Karpate

Izrael – Rrënojat e Masadës

Kinë – Qyteti i ndaluar

Indi – Harimandir Sahib, tempulli i artë

Bullgari – qyteti i lashtë Preslav

Turqi – Efes, Izmir

Skoci – Katedralja St Magnus

Asiri dhe Abidos

Shiko fotografinë 1786943

Fillimisht besohej se tempulli i Osirisit në Abidos të Egjiptit përmbante shembullin më të vjetër të gjetur ndonjëherë. Por sot arkeologët kanë zbuluar një dokument prej alabastre edhe më të hershëm i cili mund të vëzhgohet nga kushdo në muzeun e Luvrit në Paris. Forma e tyre origjinale e gdhendur ne një prag me përmasa 2.07m me 1.26 m ka ekzistuar në pallatin mbretëror të Asurbanipalit dhe janë 625 P. K. Për shembujt nga Egjipti besohet se mund të jenë 6000-vjeçare madje disa guxojnë të shkojnë larg duke pretenduar që datojnë 10.500 P. K. Megjithatë këto artifakte kanë një vlerë të pakundërshtueshme nuk janë konfirmuar ende shkencërisht. Pesë modele të Lules së Jetës janë gjetur të pikturuara me precizion të lartë në shtylla graniti brenda tempullit por që shfaqin vështirësi në dallim. Simboli i pemës së jetës, i cili mund të jetë një derivat nga struktura e lules së jetës, është objekt studimi si pjesë e mësimeve Kabbalah. Ndërsa në mendimin e epokës së re Lulja e Jetës siguron bazat për mbështetje në kuptimin e thellë spiritual dhe në format e ndriçimit mendor të atyre që mësojnë gjeometrinë e shenjtë. Koncepti i Pemës së Jetës është përshtatur edhe nga disa hermetikë e paganë. Një nga shfaqjet më të hershme dhe ndoshta e para e Vesica Piscis, një komponenti të rëndësishëm të lules së jetës ishte konsideruar nga pitagorasit si një figurë tepër e shenjtë.

Leonardo da Vinçi


Shiko fotografinë 1786944

Shiko fotografinë 1786945

Shiko fotografinë 1786946

Leonardo da Vinçi ka studiuar formën e lules së jetës dhe veçoritë matematikore të saj. Ai e vizatoi personalisht atë dhe pjesë të ndryshme të saj si fara e jetës gjithashtu figura që përfaqësonin trupat e ngurtë të Platonit si sfera apo kupa duke përdorur raportin e prerjes së arte dhe numrin fi. Gjeometria hyjnore mund të përshkruhet si një sistem besimi me atribute vlerash religjioze dhe kulturore shumë thelbësore të hapësirë-kohës. Sipas këtij sistemi format kryesore të ekzistencës janë perceptuar si të shenjta përderisa vëzhgimi i njërës është soditja e origjinës së përbashkët. Duke studiuar natyrën dhe lidhjet midis tyre, kushdo mund të përpiqet të nxjerrë një domethënie shkencore, filozofike, psikologjike, estetike dhe mistike të ligjeve në univers. Lulja e jetës konsiderohet të jetë një simbol i gjeometrisë së shenjtë dhe thuhet se përmban vlera antike religjioze për të përshkruar format thelbësore të hapësirës dhe kohës. Në këtë drejtim ajo është një shprehje vizuale e të gjitha lidhjeve që jeta i thur midis qenieve të ndryshme dhe besohet të përmbajë rekorde Akashike të informacionit bazë për çdo gjallesë.

Fara e jetës

Shiko fotografinë 1786947

Fara e jetës formohet nga shtatë rrathë të vendosur sipas një simetrie 6-këndore, duke krijuar një model me rrathë e lente që shërbejnë si një element thelbësor i dizenjos së lules së jetës. Fara e Jetës është një simbol që përshkruan shtatë ditët e krijimit sipas të cilit Zoti judeo-kristian krijoi jetën. (Zanafilla 2:2,3) Dita e parë mendohet të jetë krijimi i Vesica Piscis, pastaj krijimi i Tripodit të Jetës në ditën e dytë, ndjekur nga një sferë e shtuar për çdo ditë pasardhëse derisa të shtatë sferat të ndërtojnë Farën e Jetës në ditën e 6 të krijimit. Dita e shtatë është dita e pushimit e njohur edhe si “Sabbath” ose “Shabat”.

Hapi i parë për të ndërtuar farën e jetës është të fillosh me një rreth ose një sferë. Sipas disa besimeve fetare çasti i parë për krijimin e lules së jetës është krijimi i një okatedri nga një forcë hyjnore. Hapi tjetër është që krijuesi të rrotullojë trajtën sipas boshteve. Në këtë mënyrë një sferë e re do të formohet. Ndërgjegjja e krijuesit është thënë të ekzistojë brenda kësaj sfere dhe e vetmja gjë që ekziston fizikisht është membrana e vetë sferës.

Vesica Piscis

Vesica Piscis është formuar nga dy rrathë me të njëjtin diametër që ndërpriten, ku qendra e secilit rreth ndodhet në perimetrin e rrethit të kundërt. Dizenjo e saj është një ndër më të thjeshtët e gjeometrisë hyjnore. Ajo është gjetur në vende të shenjta të botës dhe veçanërisht në Chalice Well të Glastonburit në Angli dhe është bërë subjekt i spekulimeve mistike në periudha të ndryshme të historisë. Një ndër zhvillimet më të hershme të Vesica Piscis dhe ndoshta e para ishte gjatë pitagorasve të cilët e konsideronin të shenjtë. Sipas disa studiuesve ajo përfaqësonte etapën e dytë të krijimit të farës së jetës, në atë që ishte projektuar nga krijuesi Zot përmes krijimit të një oktaedri të dytë të bashkuar me të parin. Mendohet se ndërgjegja e krijuesit filloi brenda sferës së parë dhe vazhdoi të lëvizte jashtë sipërfaqes për te krijuar sferën e dytë. Pikërisht në lidhje me këtë, Testamenti i Vjetër i referohet si “fryma e Krijuesit që lundronte mbi faqen e ujërave”. Duke vazhduar me këtë besim, Zoti mendohet të ketë krijuar dritën me anë të ndërtimit të sferës së dytë ose Vesica Piscis. “U bëftë drita” është një fragment i përshtatshëm nga Testamenti i Vjetër. Modeli i Vesica Piscis thuhet se është një formulë gjeometrike e spektrit elektromagnetik të dritës. Për informacione të mëtejshme sesi mund të realizohet kjo shihni librin e Drunvalo Melchizedek “Sekreti i lashtë i lules së jetës”. Vesica Piscis është quajtur një simbol i bashkimit të të kundërtave dhe një korridor drejt polariteteve të dukshme të botës. ثshtë vënë në dukje gjithashtu si gjeometria për syrin e njeriut dhe njihet edhe si baza për peshkun Ichthys, një simbol i famshëm kristian që përfaqëson “Birin” Jezu Krishtin.

Shiko fotografinë 1786948

Tripodi i Jetës / Unazat Borromeane

Tripodi i jetës (i njohur edhe si unazat borromeane) është ndërtuar nga një rreth i tretë i shtuar Vesica Piscis-it, ku qendra e rrethit të tretë është vendosur në ndërprerjen e perimetrit të dy rrathëve të parë. Për disa kjo përfaqëson mendjen, trupin dhe shpirtin, kurse në fenë e krishterë sidomos simbolizon Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë të Trinitetit.

Shiko fotografinë 1786949

Tubi Torus

Një përshkrim një përmasor i formës së Tubit Torus është ndërtuar duke marrë Farën e Jetës dhe dyfishuar linjat e dizenjos. Në fizikë ai konsiderohet një strukturë bazë në studimin e formave vorbullore. Disa kanë idenë se Tubi Torus përmban një kod të energjisë shtjellore që shpjegon dritën dhe gjuhën në një mënyrë unike, ndoshta diçka me rekorde akashike.

Veza e jetës


Simboli i vezës së jetës është përbërë nga 7 rrathë të marrë nga dizenjo e lules së jetës. Forma e Vezës së Jetës është thënë të jetë struktura e embrionit multi-qelizor në orët e para të krijimit. Të prejardhur nga Veza e Jetës janë format gjeometrike si kubi, tetraedri dhe ylli hebre i Davidit.

Shiko fotografinë 1786950

Fryti i jetës

Simboli i frytit të jetës është kompozuar nga 13 rrathë të marrë nga dizenjo e Lules së jetës. Fryti i jetës thuhet se është projekti i universit, duke përfshirë bazat për çdo atom, strukturë molekulare, formë jetësore dhe gjithçka në ekzistencë. Ai përmban bazën gjeometrike për skemën e kubit metatronik i cili bashkon trupat e ngurtë platonikë. Nëse qendra e çdo rrethi konsiderohet një nyje dhe secila nga nyjet lidhet me një linjë të vetme, një total prej 28 linjash janë krijuar duke formuar kubin metatronik.

Shiko fotografinë 1786951


Pema e jetës

Shiko fotografinë 1786952

Simboli i pemës së jetës mund të vijë nga lulja e jetës. Pema e jetës është një metaforë për një prejardhje të përbashkët dhe një motiv në filozofi dhe teologji të ndryshme botërore. Kjo është përshtatur historikisht nga kristianë, judenj, hermetikë dhe paganë. Bashkë me farën e jetës besohet se është pjesë e gjeometrisë e cila paralelizon ciklet e frytit të pemës. Ky bashkëveprim implikohet kur këto dy forma mbivendosen me njëra-tjetrën. Pema e jetës është gjerësisht e njohur si një koncept brenda Kabbalës, e cila shërben për të kuptuar natyrën e Zotit dhe mënyrën sesi e krijoi botën nga asgjëja. Kabalistët e kanë zhvilluar këtë koncept në një modle të plotë realiteti duke përdorur përshkrime të pemës si një “hartë e krijimit”. Pema e jetës është quajtur ndryshe si kozmologjia e kabbalës. Disa pretendojnë se pema e jetës së kabalës korrespondon në fakt me pemën e jetës tek gjeneza 2:9.
Shiko fotografinë 1786953

Shiko fotografinë 1786954

Mikel Zavalani
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Lulja e jetës”

Ekziston e njejta gjeometri e ngjashme me universin, nga particelat me te vogla te materjes(mikrokozmo) dhe deri ne strikturen e vete Universit(makrokozmo). Te gjitha deget e shkencave ndjekin te njejtin rregull gjeomtrik, pasi kjo gjeometri ekziston kudo. Aty ku nuk ka problem, ka gjeometri..:)
[video=youtube;z8RdzKEk-28]https://www.youtube.com/watch?v=z8RdzKEk-28[/video]


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: “Lulja e jetës”

Ne video demostrohet "vallazimi" i Tokes me Venere per nje perjudhe prej 8 vitesh, e cila na ndihmon te shohim dinamiken e Universit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top