Love
βeℓℓe â๓e
Historia e Mike Mileti, shqiptarit të dekoruar nga Amerika. Shqiptari, veterani i Irakut: Në Tiranë më pyetën a je me të majtën a me të djathtën.
Mike Mileti, shqiptari që luftoi për trupat amerikane në Irak
Mike Mileti është një shqiptar, ndër rastet unike, të cilët kanë luftuar për Forcat Amerikane që nga viti 2002. Sot është veteran i luftës së Irakut. Historia e Mikes tregon të dyja anët e medaljes së shqiptarëve. Krenarinë dhe lavdinë e sjelljes deri në vetëflijim të njerëzve si Mike, dhe zymtësinë deri në pesimizëm të ca shqiptarëve të tjerë, të cilët menaxhojnë institucionet këtu. Në një intervistë për emisionin “Excluzive”, të dhënë për Auron Taren, Mike na qartëson se jeta e tij është vlerësuar deri në maksimum nga një shtet i huaj dhe është nëpërkëmbur brutalisht nga shteti i tij. Mike ka shërbyer deri në prag flijimi për Ushtrinë amerikane dhe siç tregon vetë, është përzënë nga angazhimi i tij në Shqipëri, se nuk kishte një teserë partie. Mike ka shërbyer si skuadërkomandant në brigadën III, divizioni III i Këmbësorisë Amerikane, por nuk ka mundur të gjejë një vend pune në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, sepse zyrtarët e saj të lartë e kanë vlerësuar si të paplotësuar aftësisht: Nuk ishte tifoz i partisë në pushtet.
AURON TARE
Do doja ta fillonim bisedën bashkë duke ju bërë një pyetje: Kur keni ardhur në Amerikë?
Kemi ardhur familjarisht në maj të vitit 1992.
Si erdhët?
Na doli lotaria, erdhëm me lotari këtu. Ishim nga të parët shqiptarë që erdhëm me lotarinë që jep Amerika.
Pra erdhët me familjen?
Po, me gjithë familjen. Unë, babai, kam edhe një motër.
Sa vjeç ishit ju atëherë?
Isha 9 vjeç. 9 vjeç.
Si ishte jeta në Amerikë kur erdhët nga Shqipëria?
Shumë e vështirë, për faktin se kur kemi ardhur s‘dinim gjuhën, s’e dinim vendin, nuk dinim asgjë… s’e dinim si ishte jeta. Vetëm çfarë kishim parë në televizor dhe në fakt qe shumë e vështirë, sidomos për babanë, për prindërit më shumë sesa për ne fëmijët, sepse ata kishin më shumë obligime që të na rrisnin, që të kujdeseshin për ne.
Po pse erdhët këtu në Miçigan?
Këtu kishim një kushëri që ishte baza që erdhëm këtu.
Dhe si rrodhi jeta këtu në Amerikë? Pra erdhët, u vendoset, ku filloi punë babai?
Erdhëm në Hamtrak. Aty morëm një shtëpi me qira si gjithë të tjerët dhe babai filloi punë në restorant, duke larë pjata pak a shumë edhe jo vetëm një pune, po ikte që në 7 të mëngjesit e vinte në shtëpi në 3 të natës. Punonte nga një restorant në restorantin tjetër, gjersa arritëm që ta kapnim veten.
Ndërkohë ju filluat shkollën…
Po, unë u regjistrova në shkollë. Motra ishte më e vogël dhe ajo u regjistrua në shkollë, ndërsa unë vazhdova shkollën.
اfarë shkolle?
Mbarova shkollën e mesme në Hamtrak. Dhe pasi mbarova shkollën, u nisa për në ushtri.
Si shkuat në Ushtrinë amerikane? Ju jeni nga shqiptarët e paktë do thosha unë që jeni anëtar i Forcave të Armatosura Amerikane. Si hytë në Ushtri?
Ishte një gjë që unë jam rritur në këtë mënyrë, kështu si babai, që kur dikush ose një vend bën diçka të mirë për ty, duhet ta gjesh një mënyrë si ta shpërblesh atë vend. Në të njëjtën kohë, këtu ushtria të jep shumë mundësi që të ecësh përpara në jetë, ke shumë përfitime që vijnë me shërbimin ushtarak në Forcat e Armatosura dhe ajo ishte rruga më e mirë që zgjodha unë që të arrija qëllimet e mia në jetë.
D.m.th. ju hytë në Ushtrinë amerikane si një lloj mirënjohjeje për vendin që ju priti?
Po, si mirënjohje. Por, në të njëjtën kohë dhe për veten time. Si i thonë dy gjëra: për mirënjohje, por dhe për të avancuar jetën time.
Kur hytë në Ushtri?
Kam hyrë më 7 gusht 2002.
Direkt mbas 9/11, apo jo?
Po. Pas 9/11.
Pra, shkuat vullnetar?
Vullnetar.
U regjistruat vullnetar?
Shkova në një zonë këtu afër, ku janë qendrat e rekrutimeve. Shkova atje dhe u thashë: “Dua të hyj ushtar”. Më thanë “Sigurish. A je me letra?”. Të pyesin a ke bërë ndonjë krim, a ndonjë gjë. Kontrolluan dosjen, pastaj m`u desh të beja një provim. Në bazë të provimit varet çfarë pune merr ti në Ushtri, çfarë specializimi merr në Ushtri.
Dhe ku e filluat stërvitjen tuaj ushtarake?
Stërvitjen a parë ushtarake e kam filluar në Fort Benning, Georgia, quhet baza, kurse qyteti është Colombus, Georgia.
Si e ndienit veten si shqiptar në Ushtrinë amerikane?
Krenar që isha shqiptar dhe në Ushtrinë amerikane, por nuk pata asnjëherë në karrierën time në Ushtri dikë që më ndaloi ose të më thoshte dikush që je shqiptar e s’e bën këtë ose se bën atë. اdo gjë në Ushtri ose në Amerikë në përgjithësi është në bazë të meritave. Nëse je i zoti ta besh atë gjë, nuk të ndalon asnjeri për asgjë. Nuk pati asnjë diskriminim.
Kishit ju shqiptarë të tjerë në kompaninë apo në regjimentin tuaj?
Jo.
Ju ishit i vetmi?
Po. Unë i vetmi.
Kur shkuat me mision në Irak?
Misioni i parë në Irak ka qenë në 2004-n. Në gusht të 2004-s jemi nisur në Irak. Kemi shkuar në Balad të Irakut. Ka qenë një zonë problematike atje, quhej “Triangle of Death”. “Trekëndëshi i Vdekjes”, zona më me probleme, që ngriti në këmbë guerilet. Ne na çuan atje në bazë të specializimit.
Dhe si ishte dita për ju, një ditë e zakonshme duke shërbyer në Irak?
Në Ushtri nuk ka ditë të zakonshme, sidomos kur je në betejë, në luftë. Por, dita ishte që ne në çdo moment duhet të ishim të përgatitur që po të na thërriste njeri në radio, duhet të ishim gati që të niseshim për atë mision që duhej. 7 ditë të javës, 24 orë të ditës, ishim gatishmëri. Gjithmonë gati.
Gjatë patrullimit që ju bënit në rrugët e Bagdadit, apo dhe të Tikritit që ishit më vonë, kishit konfrontime, pra a kishit shkëmbim zjarri me guerilet që luftonin në atë zonë?
90% të rasteve të patrullimeve kemi pasur raste dhe misioni zakonisht fillonte si mision patrullimi, por të dilnin terroristë, ose guerilë si i thonë këta, çfarëdo emri që i vinin politikanët. Po, ata na gjuanin dhe duhej të shkëmbenim zjarr me ta. Ka pasur raste që nuk ia vlente, kur ishin makinat të blinduara s‘kishim kohë të merreshim me ta, iknim. Por, kur ishte misioni tamam të shkonim ta kapnim atë njeri ose ta pastronim atë zonë prej terroristëve, duhej të hynim derë më derë ose shpi për shpi, lagje për lagje, që t‘i pastronim terroristët nga ajo zonë.
Si ka qenë eksperienca juaj në një lloj lufte të tillë, shpi më shpi, lagje më lagje, zonë për zonë? اfarë ndienit në atë moment?
Në atë moment: Frikë, tmerr. اdo njeri që unë njoh që ka shkuar në luftë, shkon në luftë e thotë që kam qenë në luftë e s’kam pasur frikë…, gënjen. Por, vjen instinkti që të mbijetosh, që thua: “Hej kam familje mbrapa, kam shokë mbrapa meje”, beson te shokët që ke, te skuadra jote, beson në Zot. Bëhesh besimtar edhe në Zot, edhe forca e kurajoja dhe thua: OK do të mbijetoj, do ta kaloj edhe këtë gjë. Por, frikë, shumë frikë.
Ju keni qenë komandat skuadre, apo jo?
Po.
Sa vetë kishit në skuadër?
Kam pasur 8 ushtarë në skuadër.
اfarë marrëdhëniesh kishit me ta?
Vëllezër, si vëllezër i kam dhe sot e kësaj dite, kam kontakte me ta. Po ata ishin, ça bëja unë bënin ata, kudo që shkoja unë, shkonim bashkë, jetonim bashkë në të njëjtën zonë. Marrëdhënie shumë të mira, se është vetë sistemi që duhen krijuar ato marrëdhënie, që ta besosh atë njeri që është mbrapa kurrizit tënd ose shpinës tënde, që ai do të bëjë punën e tij që të mbijetosh në atë lloj lufte, se është një thënie që: “Kur je civil, ke një punë të saktë; bën një gabim, do të të heqin nga puna më e keqja. Në ushtri bën një gabim, do të humbasësh ti jetën, ose do ta humbasë shoku yt jetën”. Kështu që të tërë si grup duhet të mendonim të njëjtën gjë dhe duhej të ishim të fokusuar në atë gjë, në atë mision, që të ktheheshim të gjithë në shtëpi.
Ke humbur ndonjë nga skuadra, ndonjë shok nga skuadra?
Kam humbur… Më e vështira ka qenë kur kam humbur një djalë me emrin Christopher Latter, në misionin e dytë. Ai që më ka ngelur në zemër, se kam humbur dhe më parë, por atij i pata premtuar se kishte frikë, se ishte ushtar i ri, dhe më erdhi në skuadër e më tha kam shumë frikë. Kishte frikë, e shikoja dhe i thashë: “Hajde vlla, se je vëllai im, nuk jam unë bosi yt, apo kapteri yt, ose asgjë. Ti je vëllai im dhe do të të kthej në shtëpi”. Dhe ma kanë vrarë natën e Vitit të Ri të 2009- s, 20 minuta sa kishte hyrë 2009-ta.
Ju thatë që ishit edhe në misionin e dytë. Po pse u kthyet përsëri, pasi mbaruat misionin e parë?
Kur e bën atë punë, kur e bën atë gjë, është edhe obligim, p.sh: unë thashë mbijetova në 2004, 2005 që qe koha më e keqe në Irak. Në 2008 kur u ktheva, thashë e kam eksperiencën dhe mund të shpëtojnë, mund të kontribuojnë akoma më shumë për ushtarët e rinj që do të kem unë përsipër. Kur u ktheva mbrapa, më dhanë një punë si instruktor ushtarak, që shkoja stërvitja ushtarë që shkonin në luftë… por sikur e ndieja në zemër dhe thosha: “duhet të shkojnë, duhet të shkojnë”.
Sa qëndruat në misionin e dytë?
Kam qëndruar 8 muaj në misionin e dytë. E kisha një vit misionin, por më 28 maj 2009 pësova goditje nga një bombë që vinin guerilet në rrugë dhe më hoqën nga Iraku dhe më kthyen në spital.
Pra u plagoset?
Shumë rëndë. Pata dëmtime në tru dhe nuk ecja dot, nuk flisja dot, më ngjante vetja si i dehur. Nuk mbaja dot balancën, shumë keq, as flisja, as memorien s’e kisha, i harroja gjërat shumë shpejt.
Besoj se tani jeni më mirë, apo jo?
Po tani jam shumë më mirë, shumë mirë. Siç e shikoni, jam mirë.
Por, për plagosjen tuaj ju më thatë më parë që edhe u dekoruat. Apo jo?
Po.
اfarë dekorate keni marrë?
Dekorata, kur plagosesh në luftë në Amerikë, quhet “Purple Heart”.
ثshtë një dekoratë e lartë, me sa di unë…
Po e lartë.
Po ju keni disa dekorata të tjera. A mund të na i shpjegoni për kënaqësinë e atyre që na ndjekin? اfarë dekoratash keni marrë, që keni në gjoksin tuaj?
Ah, po sigurisht. Kjo dekoratë sipër është “Combat Action Badge”, është dekoratë që ke luftuar me armikun, ballë për ballë me të. E pasandaj, siç e shikoni, kjo këtu ka edhe ngjyrat e flamurit kombëtar të Irakut, që është medalje që ke luftuar në Irak. Veteran i Irakut…
Ke pastaj “Purple Heart”, ke “Silver Star”… Kjo është përsëri dekoratë e lartë?
Po e lartë. Dekoratë më e lartë dhe se “Purple Heart”. ثshtë medalje që ke shërbyer në Army, US Army. Medalja “Commination Medal”, dhe kjo është medalje që pak a shumë çdo ushtar që shkon në luftë e merr këtë. Kjo tjetra është medalje për Overseas Missions që ke luftuar nëpër vende të huaja, dhe kjo sipër është lufta kundër terrorit, që je veteran që ke luftuar në luftë kundër terrorit në Irak, ose në vende të tjera.
Pra, në njëfarë mënyrë, Ushtria amerikane ju ka vlerësuar për shërbimin që keni bërë?
Po
Ju u plagosët, u thyhet në Amerikë, Ushtria amerikane ju ka nxjerrë në pension ushtarak, me një rrogë mjaft të mirë, nuk keni nevojë të punoni. Megjithatë, ju më thatë që u kthyet në Shqipëri para 2 vjetësh. Pse u kthyet në Shqipëri?
U ktheva në Shqipëri me qëllimin që të jepja kontributin tim si shqiptar dhe njohuritë e mia që kam marrë këtu në Amerikë për të zhvilluar vendin tim, për të dhënë kontributin tim sa më shumë që të mundsha. Se kam kontribuar për Amerikën, të kontribuoja dhe një çik më shumë për Shqipërinë, se ai është vendi im, atje kam lindur…
اfarë kërkuat kur shkuat atje?
Shkova të kërkoja punë, të punoja polic ose për eksperiencën time ushtarake atje, por nuk më lanë. U zhgënjeva.
Në cilën Ministri shkuat?
Shkova në Ministri të Brendshme, fola me një zyrtar të lartë atje dhe pyetja e parë që më bëri ishte: “اfarë je?” Dhe unë përgjigja e parë, se jemi mësuar këtu në Amerikë që kur të pyesin “ça je?”, i thua që “jam shqiptar”, dhe unë shqiptar thashë. “E di tha që je shqiptar” me buzëqeshje, por ça je tha, a je me të majtën a me të djathtën. I thashë që unë s‘merrem me ato, me politikë ose me asgjë, por në qoftë se ti më jep një shans si gjithë të tjerët me provime, me të tëra, dhe në qoftë se unë i plotësoj ato kriteret që duhen për punën që po kërkoj, unë do ndjek Kushtetutën dhe çfarë të më thotë superiori im, ai që do të jetë më sipër meje.
Dhe çfarë ju tha?
Më tha…është qesharake, se me tha: “Shiko, me mentalitetin tënd këtu nuk zgjat shumë, por shko aty ku ke valixhet, merri valixhet, hip në aeroport e shko mbrapa andej nga ke ardhë”. Ajo qe shumë e rëndë, e mora shumë keq, që të ma thojë një njeriu im që s’e krahasoj me Amerikën, që në Amerikë e kam çdo derë të hapur, përveç Presidentit. E vetmja gjë që s`bëhem unë në Amerikë është President, se duhet të jesh i lindur në Amerikë, çdo derë tjetër e kam të hapur. Kurse në Shqipëri nuk bëhesha dot një polic i thjeshtë ose një njeri që të ndihmoja që të zhvillonim vendin. Mentaliteti mbase atje, njerëzit që janë e kanë fuqinë, korrupsioni mbase. Nuk duan një njeri të jashtëm, se kanë grupet e veta.
Megjithatë ju përsëri s‘jeni zhgënjyer, kërkoni të ktheheni sërish?
Po. Edhe do kthehem. Inshallah o Zot me të Zotit, duhet të kthehem si mësues këtë herë. E zgjodha mësues, se mësuesi ka shumë ndikim, si prindi edhe mësuesi ndikon në jetën e një njeriu të ri. Edhe them si mësues me eksperiencën që kam e më shkollat që kam mbaruar e më të gjitha, besoj se do të kontribuoj me studentët e mi, në qoftë se më jepet mundësia prapë që t’u jap atyre njohurinë time dhe një shans. Se ka shumë njerëz, shumë shumë të zgjuar, me shumë se të zgjuar. اdo njeri që kam takuar në Shqipëri, ishin shumë të zgjuar, por s‘kishin mundësinë. Kishte njerëz p.sh. nëpër fshatra shumë të talentuar, por s‘kishin lekë të shkonin në universitet.
Panorama