Lufta SHBA - IRAN

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1578470085862.png

Irani më herët ka sulmuar 2 baza ushtarake amerikane në Irak. Sulmi i Iranit ishte me 13 raketa balistike.
Sulmi e konfirmoi edhe Pentagoni ndërkohë që deklaroi se po punonte për vlerësimin e dëmeve. Pas sulmit erdhi edhe reagimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili tha se sot në mëngjes do mbajë një konferëcë për shtyp dhe i kujtoi kundërshtarëve të tij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtrinë më të fortë në botë.

Në videon e mëposhtme do gjeni pamjet nga sulmi i Iranit. Në videon dhe në fotot e mëposhtme tregohet qielli i cili ndriçohet nga raketat e Iranit.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Top Channel
 
Last edited by a moderator:
Sulmi me raketa i Iranit, vjen reagimi i Trump: Kemi ushtrinë më të fuqishme në botë
1578470169071.png
Irani ka sulmuar 2 baza ushtarake amerikane në Irak me 15 raketa balistike në shënjë hakmarrjeje për vrasjen e liderit ushtarak Sulejmani.
Pas sulmit ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Donald Trump i cili me një postim në Twitter ka thënë se gjithçka është mirë dhe se nesër në mëngjes do të mbajë një deklaratë për shtyp.

Trump gjithashtu i kujtoi kundërshtarëve të tij që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtrinë më të fortë në të gjithë botën

Ja mesazhi i plotë i Trump në Twitter: “All is well! Missiles launched from Iran at two military bases located in Iraq. Assessment of casualties & damages taking place now. So far, so good! We have the most powerful and well equipped military anywhere in the world, by far! I will be making a statement tomorrow morning”.
1578470204996.png
 
Une mendoj qe Trump e ka vrare gjeneralin iranian per te hequr vemendjen nga impeachment qe po ndodh ne kongresin amerikan.
Duke pasur parasysh reaksionet zinxhir qe gjeneron vrasja e tij Trump synon ti mbijetoje vendimit te Kongresit.
 
Nga marreveshja Sykes-Picot, Operazioni Ajax e te tjera nderhyrje qe Perendimi ka bere ne lindjen e mesme ne shekullin e kaluar, kane prodhuar nje klime luftrashe ne radhe te pare midis tyre dhe ne radhe te dyte me fuqite e tjera perfshi edhe Israelin....
 
ndikimi do jete global padiskutim, por te jete vetem ndikim?
pune dreqi
 
Per mendimin tim per momentin do jete vetem ndikim, dhe ky ndikim do jete ne favorin e Iranit, sepse shume aleat te Amerikes do largohen nga LM per tu mos u perfshire ne menyre indirekte ne konflikt. Irani nuk eshte Siria as Iraku eshte nje shtet qe ka potenciale dhe risorse te ndryshme per te peballuar edhe imperializmin Amerikan...
 
Ky eshte fajtori.... lol
 

Attachments

  • 48707D5E-442A-40DB-A86F-6943BE5CE755.jpeg
    48707D5E-442A-40DB-A86F-6943BE5CE755.jpeg
    428.5 KB · Shikime: 71
Nese fuqite e medha nuk do mund te ndikojne te irani dhe shba per te mos filluar lufte atehere do kete pasoja te medha per iranin sidomos per njerzit
 
Dihej që kur u bë president që do e niste një luftë herët a vonë! Fundja atij as i bëhet vonë se mo do shkoj të luftoj vet.

Mortja që se ha.
 
Nqs mizat ngacmojne kalin kali fillon e bezdiset dhe shkelmon, mjere kush e ha shkelmin...
Askush nuk e do luften por irani po e kerkon me ngul kthimin ne epoken e gurit... Atje do shkoje.
 
Megjithate shpresoj qe gjerat do qetesohen dhe nuk shkohet drejt konfliktit.
Asnje popull nuk e do luften. Kohet kane ndryshuar aq sa njerezit jane ndergjegjesuar me shume dhe shpresoj qe do kete zera masive qe te ndalojne cmendurine e lidereve luftenxites.
E kjo vlen per te gjitha kampet kundershtare.
 
RIP Iran!
Sa keqardhje qe po ndjej. Vec kur mendoj si do behen germadha gjith ai civilizim,ai art mijeravjecar ?
Per mua dhe guret kane ndjenje :(
 

Armet berthamore pervec krizes se rraketave ne Kube, asnjehere nuk kane qene me afer perdorimit se tani.
Historia njerezore e ka konfirmuar barbarine qe kemi ne gjak kur vjen puna per te eleminuar njeri tjetrin.

Mos te harrojme qe Irani nuk eshte as Libi, as Irak, as Siri etj.
 
Para nja 15 vitesh 1 prof na ka pas thene. Lufta do nise me kte e ate. Ne ket kohe ka pas permend iranin. ppastaj tha do kaploje krejt gadishullin arabik, dhe ne fund Turqine.
Jane duke i dale fjalet e verteta.
 
RIP Iran!
Sa keqardhje qe po ndjej. Vec kur mendoj si do behen germadha gjith ai civilizim,ai art mijeravjecar ?
Per mua dhe guret kane ndjenje :(
Kto cultural sites mbrohen nga international law, Konventa e Hages...nese respektohet a jo pastaj eshte tjeter gje.
 
@Soulmind,
Perfshirja ne nje konflikt global do fusi ne skene dhe shtete te tjera qe nuk mund te rrine menjeane si Turqia, Izraeli, Korea e Jugut...
 
Kto cultural sites mbrohen nga international law, Konventa e Hages...nese respektohet a jo pastaj eshte tjeter gje.
Ne nje prononcim gjate takimit me Kryeministrin e Greqise qe po e ndiqja live nga CNN mbreme, presidenti Trump u zotua qe ato nuk do te preken. A thua e kishte seriozisht? Kete sdi te ta them.
 
Turku ka floten me te madhe ajrore ne bote mos gaboj ??
 
Armet berthamore pervec krizes se rraketave ne Kube, asnjehere nuk kane qene me afer perdorimit se tani.
Historia njerezore e ka konfirmuar barbarine qe kemi ne gjak kur vjen puna per te eleminuar njeri tjetrin.

Mos te harrojme qe Irani nuk eshte as Libi, as Irak, as Siri etj.
Ska nevoje per arme berthamore, teknologjia ushtarake ka me shume se aq, mos harrojme se ne iran ka forca antiqeveritare qe mund ta mbaje ne vetvete konfliktin. USA thjesht I nxit dhe kaq.:)
 
Ne fakt, e gjithe kjo lufte do te spostohet midis dy potencave te LIndjes se Mesme, Turqia dhe Irani si dy shtete qe historikisht kane pretenduar dominimin e Lindje se Mesms duke u bazuar edhe mbi baza fetare (Sunit e Shit)...kjo i jep nje dore te madhe Iranit per te sulmuar ne rajon cdo lloj force te huaj...Amerika do laj duart dhe do mbaj gjirin Persik...kjo eshte nje loje anti Erdogan....
 
Ato forca antiqeveritare, i kemi edhe ketu ne Shqiperi, keta sdine ku kane koken, dhe jo me te riorganizohen. Pastaj, SHBA ka vite qe po i perdor ato forca edhe nuk kane arritur asgje. Bindja fetare edhe me e forte se demokracia.
Koha ka treguar qe kjo toka paska shume te çmendur me pushtet, une i druhem armeve berthamore.
 
Ne fakt, e gjithe kjo lufte do te spostohet midis dy potencave te LIndjes se Mesme, Turqia dhe Irani si dy shtete qe historikisht kane pretenduar dominimin e Lindje se Mesms duke u bazuar edhe mbi baza fetare (Sunit e Shit)...kjo i jep nje dore te madhe Iranit per te sulmuar ne rajon cdo lloj force te huaj...Amerika do laj duart dhe do mbaj gjirin Persik...kjo eshte nje loje anti Erdogan....
Me pak fjale gjerat jane lemsh dhe gati te shpethejne gjithandej ne rast konflikti.
 
Lufta ndodh sepse ka nje qellim, dmth krijojet nje Problemi (Sulejmani) Reagim ndaj problemit (ca bomba) dhe Zgjidhja, do jete dore e lire per Iranin per te ndaluar ekspansionin Turk ne LM....kjo eshte formule e vjeter qe ne kohet e babilonezeve....?
 
Mbase ajo eshte nje formule e vjeter, por jam i bindur qe shume shpejt do te lexojme lajmin qe Rusia do te nxjerri dhembet duke kercenuar se nje sulm ndaj Teheranit do konsiderohet si nje sulm ndaj Moskes.
Pastaj do te prishen llogarite.
 
Ne raste te tilla njerzit jane te prirur te jene Irracional dhe nuk mendojne mbi baza politike dhe gjeopilitike, por mbi emocione duke thene qe do kete lufte te trete boterore etj etj. Nuk eshte keshtu nuo do kete lufte te trete boterore, thjeshte Irani futet ne skakierein e lindjes se mesme si protagonist...ska bombe atomike dhe gjera te tilla...jo tani. Ndaj mos u trembni !!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top