Lufta e tretë botërore në familje

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Nga:_Artan fuga
.


thumbnail.php


Krimi në familje si edhe shkeljet që vijnë nga marrëdhëniet sociale nuk zgjidhen kurrë thjesht me polici.
As mos i bini në qafë fare policisë.
ثshtë njësoj si ta cosh ujin e lumit nga poshtë e ta ngjisësh lart te burimi.
Kur shteti kërkon të mbrojë familjen nga krimi brenda vetes me polici dhe ligj, thoshte Konfuci, nuk ka marrë fund vetëm familja, por edhe shteti.
Eshtë e kotë që të kërkosh që pas çdo vjehrri të vendosësh një nënkomisar policie që ai të mos përdhunojë nusen e vet, pas çdo pensionisti të vendosësh një toger policie që ai të mos përdhunojë të mitura te cepi i pallatit, që pas cdo djaloshi të sapomartuar të vendosësh një shef që ai të mos rrahë nusen e vet të re.
Kjo jo vetëm do ta lodhte policinë, por edhe nuk do ta ndalonte krimin, veçse do ta shndërronte familjen dhe shoqërinë në një repart ushtarak.
Cështjet duhen parë te burimi, te modeli shoqëror, ekonomik, psikologjik që ekzsiton dhe që nuk përputhet me natyrën normale të njeriut.
Shembulli : Dhjetë kulla parkimi në qytet e zgjidhin problemin e parkimit brenda një viti, kurse mijra policë pas shoferave lodh edhe policinë e shkretë, nervozon edhe shoferat dhe e kthen qytetin në një lojë miu-mcja, macja-miu.
Tensioni rritet, dhe logjika transanksionale nuk ka rendiment, shpenzimet shtohen pa fund kurse rezultati është minimal.
Kjo quhet lodhje e sistemit.

Por, ohuuu, histori e gjatë, kush ka kohë të të dëgjojë, fol ti fol...
E cfarë pastaj se kemi nivelin e vrasjeve për një mijë banorë sa ajo e vendeve të Amerikës Jugore ku bën kërdinë krimi nga droga, trafiqet etj.
Ja paske ngenë ti, lëri o të hanë kokat... Ne bëjmë sikur mërzitemi, media qan nja dy ditë, gazetat shiten, gazetarët kanë cfarë të bluajnë në mulli, vëmendja qytetare zhvendoset nga problemet ekonomike, ku ka më mirë sesa krimi në familje...
Ohu histori e gjatë...


Me von do i rikthehem e vete kesaj teme,me disa mendime te mijat,kur te kem nervat e duhura per ta shprehur ne rrjeshta.


-Deri atehere ju antare te nderuar,ju uroj diskutim te kendshem..:)[/I]
 
Titulli: Lufta e tretë botërore në familje

ثshtë një fakt i pamohueshëm rritja e krimeve familjare në Shqipëri..

Si mund të arrijmë të kuptojmë tragjedi të tilla? Nuk mund të shpresojmë të zbulojmë totalisht një shpjegim të kuptueshëm për të tilla veprime .. Bëhet fjalë për shkaqe jo të arsyeshme, emocionale dhe të jashtëzakonshme, ka edhe shpjegime të veçanta që vijnë nga përvoja e atyre që janë përfshirë në këtë veprim që i coi deri në krim ..
Në momemtet të tilla të kombinimit midis zemërimit dhe urrejtjes mund të mbyt ndjenjat e njëriut dhe të provokojë një humbje të kontrollit total të vetvetes..

Kujt i ngelet faji? Gjithmonë ngelet jetim
Në Shqipëri mendoj se varfëria ndikon shumë në krimin familjar dhe mosrespektimi ndaj femrës.. shumë e trajtojnë si një pronë që mund të bëjnë ctë duan me të ..
 
Titulli: Lufta e tretë botërore në familje

Kriza ekonomike eshte fundi i njerezimit . Sot per sot , ngado degjojm vrasje apo dhunime te femrave . Ne itali vriten 3-4 femra ne dite e kjo per shkak te tensionit ekonomik qe ka rene ne dyert e te gjith qytetarve e taksapaguesit ....
Nuk eshte nje fenomen qe haset vetem ne shqiperi por gjithandej botes . A e ndryshojme dot ? - jo ...sa e sa organizata per te drejtat e gruas ke ne shqiperi apo ane mbane rajoneve me te varfera ...sa ju vjen ne ndihme kjo femrave ?
Me nervozon nganjeher fakti , kur mazhoranza e njerzve thot se ska pune ne shqiperi .. dhe ne te shumtat e rasteve punon vec gruaja ...e kto gra qe mbajne familjen me buke quhet Rrugaçë (me falni per shprehjen ) nga opinioni fshataresk e i prapambetur shqiptar , e per te ruajtur nderin , injoranti i personifikuar si burre e dhunon e vret , le fmit jetim , e jeton ne mizerje ....
Ky eshte nje realitet i hidhur qe sa do te flasesh per ket fakt eshte e kote ...zgjidhje nuk i japin fjalet qe mund te shkruajme ne ne ket forum , as psikologet as politikanet ...zgjidhja eshte ne duart e gjithkujt qe eshte njeri , mish e kock e shpirt ...
 
Pe: Lufta e tretë botërore në familje

Ne, jo vetëm në familje por thuajse në çdo sferë të jetës
punët i kemi katastrofë. Mirë që edhe kjo tokë që po na mbanë!
Nuk i ka fajet as varfëria, as pasuria, por vetë mendja e njeriut!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top