Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lufta e EULEX-it

Kur EULEX-i planifikohej, formatizohej dhe zbarkonte në Kosovë, ne e kundërshtuam atë. Planifikuesit dhe krerët e tij publikisht thonin se pikërisht ky mision do të jetë fundi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të rrënjosur thellë nëpër institucionet e Kosovës. Ne këmbëngulnim që Kosova përfundimisht t’i lihej në dorë popullit të saj, pushteti ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor të jetë yni, se vetëm një pushtet i tillë, historikisht është dëshmuar, e jetëson vullnetin e qytetarëve dhe, më me rëndësi në këtë rast, ua mbron atyre interesat. Ne nuk e kundërshtonim EULEX-in sepse nuk ishim kundër qeverisjes korruptive dhe korruptuese të Kosovës. Por e kundërshtonim atë pikërisht se e kërkonim luftimin e korrupsionit – korrupsionit të gjithëpranishëm në proceset dhe institucionet politike të Kosovës që bazohen në interesat e ngushta të një pakice, duke e dëmtuar përherë dhe vazhdimisht interesin dhe të mirën e përgjithshme. Ne jemi kundër këtij korrupsioni. Ndërkohë që EULEX-i nuk është.

Vetë EULEX-i është njëri prej këtyre interesave partikulare. EULEX-i është aparat shtypës (polici, gjykatë, dogana) i cili, për më keq, madje i shërben interesave të institucioneve jashtë Kosovës, të cilat Kosovën e shohin vetëm si krizë që duhet menaxhuar, dhe në kuadër të domosdosë së stabilitetit rajonal. Pra jo si popull me të drejta dhe nevoja, por si mundësi e kontrollit të stabilitetit. ثshtë kjo paradigmë që e udhëheq punën e EULEX-it, por është pikërisht kjo paradigmë ajo që e lejon shtrirjen e korrupsionit (në kuptimin e gjërë të përmendur më lart, apo atë të ngushtë, të hajnisë dhe keqpërdorimit të pastër të parasë publike) thellësisht në institucione. Duke qenë interes partikular, EULEX-i është pjesë e korrupsionit, dhe rrjedhimisht këtë nuk e lufton dot. Ndërkohë që paradigma që ai e përdor, ajo e stabilitetit, është përzgjedhëse – ajo përcakton së pari se cili rast i keqpërdorimit apo vjedhjes, krimit ordinerë, etj., e rrezikon këtë stabilitet, dhe mëpastaj merret me rastet e përzgjedhura. Pra, kjo paradigmë merret vetëm me ato raste që ia rrezikojnë premisën asaj. Kështu EULEX-i i lufton rastet duke u nisur nga siguria e misionit politik që e ka brenda vendit tonë (menaxhimi i krizës, vazhdimi i Rezolutës 1244, stabiliteti rajonal, e që nënkupton moshidhërimin të Serbisë, zbatimi i Planit 6 Pikësh), e jo nga parimi i drejtësisë. Ndërkohë që lufta kundër korrupsionit e cila bëhet për qëllime të caktuara, e jo për t’ia kthyer popullit drejtësinë, është vetë e korruptuar.

Përzgjedhja nuk është vetëm përzgjedhje e rasteve, por edhe personave. Në këtë drejtim ata që shihen nga EULEX-i dhe shefat e tyre në Bruksel si bashkëpuntorë të rëndësishëm në arritjen e synimeve të tyre, nuk preken fare. Madje edhe mbrohen, pikërisht për shkak të kësaj rëndësie që ata paraqesin për procesin. Kujtoni vetëm se kush e kishte ftuar zyrtarisht EULEX-in në Kosovë dhe kush e mbron qëndrimin e tij me vendosmëri të pashoqe. Janë pikërisht krerët e këtyre institucioneve të korruptuara. E ata për EULEX-in janë të pakorruptuar, për shkak se janë të paprekshëm. Prandaj i tërë iluzioni i të luftuarit të korrupsionit përqëndrohet në (aktualisht) një njeri, në Fatmir Limajn, dhe nuk zgjerohet edhe te shefi i tij, Hashim Thaçi. E nëse për EULEX-in luftë kundër korrupsionit është vetëm luftimi i disa eksponentëve të tij, atëherë kjo nuk është luftë kundër korrupsionit, por luftë për stabilitet (dhe natyrisht imazh publik, gjë që EULEX-it, ashtu edhe qeverisë së Kosovës, i ka rënë përtokë, ndërkohë që bastisjet e djeshme kanë për qëllim edhe përmirësimin e këtij imazhi, përmes kinse fillimit të pastrimit të qeverisë). Kredibiliteti i EULEX-it ishte shumë i ulët që në fillim. Erdhi së bashku me 6 Pikëshin për ta zbatuar atë, ndërkohë që vazhdimisht shprehej se është neutral ndaj statusit të Kosovës duke treguar haptazi se nuk na njeh. Pas kësaj erdhi protokolli me Serbinë për bashkëpunim policor, dhe pikërisht në kohën kur ata pak optimistë në Kosovë shpresonin se EULEX do të bëjë diçka të dobishme, ata filluan me përndjekjen e Lëvizjes VETثVENDOSJE! përmes procesit gjyqësor kundër Albin Kurtit. Në ndërkohë policët rumun u zunë në Maqedoni duke kontrabanduar pije alkoolike e cigare. Kaq për luftën e EULEX-it kundër korrupsionit.

Tash për një luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Kjo luftë duhet dhe mund të bëhet vetëm nga institucionet legjitime të popullit të Kosovës, të cilat janë në shërbim të popullit, dhe ia kanë atij frikën. Pra, institucione të cilat veprojnë nën presion të popullit të Kosovës, i cili me vetëdije dhe vendosmëri e lufton padrejtësinë e sotme, dhe atë eventuale që mund të vijë nesër. Problemi në Kosovë nuk janë disa persona të korruptuar, por premisa korruptive në të cilën është ndërtuar procesi dhe institucionet politike në vend. Korrupsioni është politik, dhe lufta kundër tij duhet të jetë politike. Pra që ta luftosh atë, duhet ta luftosh politikën (pra edhe ekonominë politike) e cila e kushtëzon dhe ushqen atë. اka ua ka mundësuar pasurimin e paskajshëm dhe të shpejtë politikanëve të Kosovës? ثshtë pikërisht privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha dhe të rëndësishme të Kosovës si dhe projektet e supershtrenjta infrastrukturore (Ferronikeli, tash PTK, ANP, KEK-u, Trepça, si dhe ndërtimi i autostradës). E EULEX-i nuk e lufton këtë drejtim politik të cilin e ka marrë Kosova. Ai, në të vërtet, e ushqen pikërisht një kurs të tillë politik.

E ky kurs politik na ka sjellur këtu. Gjysma e popullsisë nuk mund ta sigurojnë bukën e gojës dot, ndërkohë që politikanët e vendit e përmendin milionin sikur të jenë para të imëta. Gjysma e popullësisë janë të papunë ndërkohë që një pakicë afër politikanëve nuk ka kohë të mjaftueshme për të gjitha vendet e punës (por kanë xhepa). Pasuritë tona nëntokësore e mbitokësore falen, kur ne vuajmë për sadopak investime në bujqëi e industri, arsim e shëndetësi. Dhe sipër tërë kësaj kemi politikanë të cilët flasin përditë për shtetin, ndërkohë që secili veprim i tyre shkon kundër tij. Bastisjet e djeshme dëshmuan se kush e ka pushtetin e vërtetë në Kosovë. Pieter Feith dhe Yves de Kermabon dërguan policinë, ndërkohë Christopher Dell, u tregoi Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt se çfarë të bëjnë e të thonë. Kapacitetet tona për ta luftuar korrupsionin (policia, gjykatat) janë uzurpuar nga misionet ndërkombëtare. Për sa kohë që këta nuk e luftojnë korrupsionin, janë duke e ndihmuar atë. E këta korrupsionin nuk e luftojnë dot. Prandaj këtë duhet ta bëjë populli i Kosovës, dhe këtë ta bëjmë jo për imazhin e Kosovës, por për të mirën tonë.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back