Loti i një Arbëreshi për Shqipëri ,ta duam atdheun flamurin e gjuhën shqipe

xhebrail1

INTERIST
Populli shqipëtar ka një histori sa krenare e të lavdishme por edhe me vuajtje sakrifica dhe tragjedi të shumta gjatë gjithë etapave historike nga pushtimet e egra dhe barbare .

Në kohën e te madhit Skenderbeu konkretisht në vitin 1450 filloi emigracioni i parë tek ne qindra ushtarakë shqiptarë shkuan në Itali për ti ndihmuar Napolit dhe nga atherë, filloi vendosja e shqipëtareve në kohën e namit dhe lavdisë Skenderbeut në Napoli Sicili Palermo Regio Calabria ndërsa eksodi madh ndodhi pas vitit 1468 pas vdekjes kryetrimit Skenderbeut .

Dua të lidhem me titullin e shkrimit arbëreshet e Italisë pas me teper se 600 vitesh në katundet e themeluara nga ta dhe qytetet e medha italiane akoma e ruajnë gjuhën shqipe arbëreshe ,doket dhe traditat e memedheut kanë përcjell brez pas brezi mallin për Shqiperinë kombin tonë dhe flamurin .

Arbëreshet janë patriota mëdhenjë në cdo shtëpi të tyre kanë simbolet kombëtare buste Skenderbeut, Ismail Qemailit e personaliteteve tjera shumë sheshe e rrugë në katunde e qytete arbëreshe kanë emra si Albania ,Skenderbeg etj .

Sa mall kanë për atdheun kur i viziton ndonjë ekip televiziv nga Shqipëria loti i tyre i prek faqet emocionet nga dashuria për tokat e të parëve tyre të stërgjyshërve tyre e ruajnë me fanatizem gjuhën arbëreshe dhe kanë edhe tekste e shoqëri kulturoro-artistike .

Tash shtrohet pyetja shikoni pas 600 vitesh duan cdo gjë shqiptare, vendit origjines arbëreshet ndersa është për keqardhje e turp kur mërgata e sotme një pjesë e saj në Europë Amerikë etj të shkuar madje pas viteve 90-ta kanë harruar gjuhën e traditat kombëtare janë asimiluar ngase prindrit e tyre nuk punojnë me ta sa duhet nuk ju flasin për mëmedheun ka prinder që disa km udhe përtojnë ti bëjnë ti dërgojnë fëmijet shkolla plotesuse në shqipen tonë .

Arbëreshet duhet jenë model për mërgaten tonë kudo që ndodhet


alb-observer
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top