Lorik Cana shpallet futbollisti me i mire i vitit 2009-te

fshatari

Anetar
cana.jpg
Mesfushori i Sanderlandit dhe i Kombëtares Shqiptare, Lorik CANA, është shpallur lojtari më i mirë për vitin 2009. Lorik CANA ka grumbulluar 44,0 % të votave të lexueseve në sondazhit gjigant që organizoi ...

... Talentet.com në bashkëpunim me portalin Albeu.com dhe faqet prestigjioze sportive anembanë trojeve si Tifozatkuqezi.com, Tifozat.com dhe forume të ndryshme sportive.

Në vend të dytë tifozët kanë votuar për sulmuesin shkodranin Hamdi SALIHI që ka marre 10.4% të votave dhe në vend të tretë u renditet mbrojtësi Armend DALLKU me 5.7% të votave.

Ndërsa Talenti me i mire te vitin 2009 eshte zgjedhur Samir UJKANI, per te cilin kane votuar 17.2% e votuesve i ndjekur nga Valdet RAMA me 8.8% dhe vendin e trete e ka marre Mergim MAVRAJ me 8.6%

Në këtë sondazh kanë votuar 8978 persona, ku nuk ka qenë e mundur që nga e njëjta IP të votohej dy herë. Ky është numri total i votuesve pas mbledhjes së votave në të gjitha faqet ku ishte publikuar sondazhi.

ثshtë viti i 5-te që Talentet.com në bashkëpunim me media te tjera organizon çmimin e vitit, ku dhe është çmimi me i bukur për çdo lojtar, pasi vete tifozët kane mundësinë te votojnë për lojtarin e tyre te zemrës.

Anketa zgjati rreth një muaji dhe ngjalli një interesim jashtëzakonisht te madh nga shume sportdashës anembanë botës, të cilët me anë të votës së tyre shprehen dhe mirënjohjen për lojtarin e tyre te zemrës.

Ne ditët ne vazhdim pritet qe Lorik CANA, Hamdi SALIHU dhe Armend DALLKU te marri çmimin. Kjo vlen edhe per tre nedet e para te talenteve si: UJKANI, RAMA, MAVRAJ. Vendi se ku do te behet ceremonia e dhënies se çmimit nuk është akoma e ditur, por ne ditët ne vazhdim do te ju njoftojmë me ne detaje.

Renditja përfundimtare per lojtarin më të mirë :

1. Lorik Cana 44.0%

2. Hamdi Salihi 10.4%

3. Armend Dallku 5.7%

4. Arjan Beqaj 5.5%

5. Debatik Curri 5.1%

6. Erjon Bogdani 4.6%

7. Endrit Vrapi 3.6%

8. Altin Lala 2.8%

9. Ervin Skela 2.5%

10. Elvin Beqiri 2.1%

11. Besart Berisha 1.9%

12. Xhevair Sukaj 1.6%

13. Migen Memelli 1.6%

14. Klodian Duro 1.3%

15. Kristi Vangjeli 1.3%

16. Ervin Bulku 1.2%

17. Dorian Bylykbashi 1.2%

18. Ansi Agolli 1.2%

19. Isli Hidi 1.1%

20. Edmond Kapllani 0.9%

21. Emiljano Vila 0.7%


Renditja përfundimtare per talentin më të mirë:

1. Samir Ujkani 17.2%

2. Valdet Rama 8.8%

3. Mergim Mavraj 8.6%

4. Atdhe Nuhiu 7.8%

5. Elis Bakaj 5.5%

6. Ahmet Jonuzi 5.3%

7. Faton Toski 5.3%

8. Jahmir Hyka 5.2%

9. Avni Pepa 4.8%

10. Armend Bytyçi 4.6%

11. Emin Suleimani 4.3%

12. Gramoz Kurtaj 4.0%

13. Edgar Cani 3.4%

14. Migjen Basha 3.3%

15. Granit Xhaka 3.1%

16. Flamur Kastrati 3.1%

17. Shkodran Metaj 1.9%

18. Erton Fejzllahu 1.8%

19. Shpetim Mocka 1.8%

Per te gjithe lojtaret dhe talentet ky eshte nje cmim dhe nje vlerim shume i madh, sepse eshte cmimi qe tifozet, pra lojtari i 13-te ju ka dhene per kontributin qe lojtaret kane dhene gjate vitit 2009 me fanelen kuqezi.

Kur tifozi kuqezi te vlereson, atehere ndjehesh akoma me i motivuar per te dhene maksimumin ne fushe. Nuk ka cmim dhe vleresim me te mire kur vete lojtari i 12-te te vlereson.

Stafi TALENTET.COM, albeu.com tifozetkuqezi.com dhe tifozat.com uron fituesit per kete cmim kaq te vleshem sic eshte cmimi dhe mirenjohja e tifozave kuqezi dhe cmini i dhene nga vete ata per kontributin qe keto kuqezinj kane dhene per fanelen e kombetares.
albeu.com
 
Titulli: Lorik Cana shpallet futbollisti me i mire i vitit 2009-te

cmime plotesishte i merituar, ka qene kollona e mbrojtjes ne kombetare
 
Titulli: Lorik Cana shpallet futbollisti me i mire i vitit 2009-te

cmime plotesishte i merituar, ka qene kollona e mbrojtjes ne kombetare

sikur t'i kishte kombëtarja jonë të paktën edhe dy lojtarë të llojit të Lorikut që luajnë me zemër me siguri se do të kualifikoheshim për në botëror por ja që për momentin nuk i kemi!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top