Lorenz-Günther Kِstner Trajneri Ri i Kombetares

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
381358_291195557567992_138700486150834_994317_623333774_n.jpg Gjermani 59-vjeçar Lorenz Günter Kِstner do të mbërrijë të enjten në Tiranë, ku pritet të jetojë dy vitet e ardhshme

Lorenz Günter Kِstner do të jetë trajneri i huaj i radhës që do të drejtojë kombëtaren shqiptare. Gjermani 59-vjeçar, i cili ka qenë në krye të disa skuadrave në Bundesligë gjatë karrierës së tij, ka pranuar ofertën e Dukës dhe pritet të hedhë të zezën mbi të bardhë sapo të mbërrijë të enjten në Shqipëri.

Trajneri në fjalë ka biseduar me Dukën për kushtet e kontratës, madje menaxheri i tij gjendet në Tiranë, për të rënë dakord për të gjitha detajet. E pra, Armand Dukës, presidentit të FSHF-së, i janë dashur vetëm disa ditë për të gjetur trajnerin e kombëtares, pas refuzimit të Besnik Hasit.

Kontratë 2-vjeçare Kِstner do ta drejtojë Shqipërinë të paktën dy vitet e ardhshme. Presidenti Duka ka qenë kategorik për kohëzgjatjen e kontratës, por duke i lënë një hapësirë rinovimi në rast se do të ketë sukses. Gjermani 59-vjeçar do përfitojë 400 mijë euro për fushatën e ardhshme eliminatore, e cila nis në vjeshtë të 2012-s. Nuk dihet nëse Kِstner do të jetë në pankinë për miqësoren e dytë të muajit nëntor, me Maqedoninë në Prilep, por është e sigurt që ndaj Azerbajxhanit do të qëndrojë në tribunë.

Jetë prej shqiptari Burime pranë FSHF-së njoftuan mbrëmë se ndërkohë që Kِstner po darkonte në Gjermani me Feliks Magatin, trajnerin e parë të Volfsburgut, menaxheri i tij po përcaktoonte detajet e kontratës. Përveç 400 mijë eurove që do të përfitojë si pagë për dy vitet e ardhshme, FSHF duhet t’i sigurojë një apartament në Tiranë si dhe një autoveturë për t’i mundësuar lëvizjen.

Në të vërtetë, FSHF e ka gati apartamentin që kishte marrë me qira për Josip Kuzhen në një zonë shumë mirë, në pallatin ku jeton Kryeministri Berisha. Gjithsesi, i mbetet gjermanit të vendosë nëse do të marrë ose jo të njëjtën banesë. Kjo do të thotë se Kِstner, sikurse paraardhësi i tij, do të jetojë gjithë kohën në vendin tonë, për t’u ambientuar me futbollin shqiptar dhe me mentalitetin tonë.

Trajneri i 6-të i huaj Lorenz Günter Kِstner do të jetë trajneri i 6-të i huaj që drejton përfaqësuesen e Shqipërisë gjatë epokës “Duka”. I pari ishte Xhuzepe Dosena, i cili qëndroi vetëm 2 muaj gjysmë në krye të kuqezinjve nga 1 korriku deri më 10 shtator të vitit 2002.

Pasues i italianit, gjermani Hans Peter Brigel, është trajneri i huaj me jetëgjatë në krye të Shqipërisë, pasi i ka drejtuar kuqezinjtë në dy edicione në vitet 2002-2006. Fushatën eliminatore të Euro 2008-ës e ka drejtuar Oto Bariç, ndërsa Ari Han nuk arriti ta përfundonte fushatën pasuese për Botërorin 2010. Josip Kuzhe mori drejtimin e Shqipërisë në maj të 2009-ës, për ta mbyllur para pak javësh.



Trajnerët e huaj të epokës “Duka”

Xhuzepe Dosena

Kombësia: italiane

Periudha: 01.07.2002-16.10.2002

Ndeshje: 2

Kontrata: 180 mijë euro



Hans-Peter Brigel

Kombësia: gjermane

Periudha: 12.12.2002-30.06.2006

Ndeshje: 31

Kontrata: 400 mijë euro



Oto Bariç

Kombësia: kroate

Periudha: 01.08.2006-21.11.2007

Ndeshje: 15

Kontrata: 300 mijë euro



Ari Han

Kombësia: holandeze

Periudha: 03.01.2008-15.04.2009

Ndeshje: 10

Kontrata: 300 mijë euro



Josip Kuzhe

Kombësia: kroate

Periudha: 20.05.2009-31.12.2011

Ndeshje: 24

Kontrata: 360 mijë euro



Lorenz Günter Kِstner

1982 – 1986 Bayern Hof

1986 – 1989 Reutlingen

1989 Frajburg

1989 – 1990 Hessen Kassel

1990 – 1993 Shtutgart (zv. trajner)

1993 – 1994 Shtutgarters Kiekers

1994 – 1997 Unterhaching

1997 – 1998 Këln

1998 – 2001 Unterhaching

2002 – 2004 Karlsruhe

2006 Hoffenheim

2006 – 2007 Rot – ثeiss Essen

2009 – 2010 Volfsburg II

2010 Volfsburg (zv. trajner)

2010 – Volfsburg II
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top